Qeveria ka dhënë mendim negativ për propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor me të cilën vendi duhet të bëhet një njësi zgjedhore dhe në këtë mënyrë partitë e vogla të kenë më shumë mundësi për më shumë vende nëse veprojnë si të pavarur. Propozimi për zgjidhjen ligjore u paraqit nga: deputetët e PLD Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski, deputetët e LD Pavle Trajanov, RDM, Maja Moraçanin dhe Miroslav Bogdanovski, E Majta, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, deputet i OBRM-Popullores Lupço Balovski nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Panço Minov. Opinioni negativ u paraqit dhe nënshkrua nga zv.…
Author: Hamdi Kumanova
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (18.05.2021) njësiti për luftë kundër tregtisë së paligjshme të drogës dhe armëve në bashkëpunim me policinë e Gostivarit ka privuar nga liria 5 persona. Janë arrestuar 27 vjeçari G.D., S.S. gjithashtu 27 vjeç, I.S. 30 vjeç, F.I. 27 vjeç dhe A.B. 32 vjeç që të gjithë nga Gostivari. Sipas raportit të MPB-së gjatë bastisjes në një objekt afarist në Gostivar, të cilin e shfrytëzon I.S. të kryer me urdhër gjyqësor, janë hasur personat e lartpërmendur, ndërkohë që është gjetur dhe konfiskuar kokainë, marijuhanë dhe lëndë tjera me mbetje të drogave narkotike. Personat…
Në pikën e vaksinimit në sallën A1 Arena në “Boris Trajkovski” në Shkup sot u vaksinuan zv/ministrat Fatmir Bitiqi dhe Nikolla Dimitrov, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç. Me këtë raste zëvendëskryeministri për çështje evropiane theksoi rëndësinë e procesit të imunizimit të popullatës. Sipas tij vetëm përmes vaksinimit do të mund ntë kthejmë jetën në normalitet. ““Është e rëndësishme që qytetarët të dinë se edhe ne të cilët gjatë gjithë kohës bëjmë apel për vaksinim, ti qasemi këtij procesi. Ne u vaksinuam në prezencë të mediave për të përcjell porosi tek qytetarët për rëndësinë e procesit të imunizimit”, deklaroi Nikolla Dimitrov,…
Pasditen e 14 majit 2021, ambasadori rus në republikën e Maqedonisë së Veriut Sergej Aleksandroviç Bazdikin është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ku është këshilluar se një nga “diplomatët” e tij është shpallur Person Non Grata dhe se i kanë mbetur edhe disa orë për t’u larguar nga vendi, raporton Almakos. Lajmi iu dha Bazdikinit nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në përputhje me protokollin diplomatik. Arsyeja për shpalljen Person Non Grata është përshkruar për shkak të veprimeve jo në përputhje me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj që…
Ministria për Punë të Brendshme dje në Shkup ka regjistruar 180 shkelje në trafik. “Gjithsej 180 masa u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, duke përfshirë 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje pa patentë shoferi, tre për shofer fillestar. Janë shqiptuar 10 gjoba për përdorimin e një telefoni celular, 16 shkelje të kryera nga këmbësorët, pesë shkelje të kryera nga motoçiklistët, 63 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë shenjat dhe rregulloret në komunikacion./Telegrafi/
Për pak minuta, në pikën e vaksinimit në sallën e sportit “Boris Trajkovski”, do të vaksinohen sot gjashtë anëtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Me fillim prej ora 10:50, kundër Covid-19 do të imunizohen: – zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, – zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, – ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, – ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, – ministri i Financave, Fatmir Besimi, – ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sot, është vaksinuar edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Presidenti Stevo Pendarovski merr pjesë në takimin e dhjetë jubilar të Procesit Brdo-Brion në Slloveni, ku, siç shkruan ai në profilin e tij në Facebook, me presidentët e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi diskutojnë për pasojat e pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE duhet të vazhdojë në pas pst-kovid Evropëns. Çështjet historike nuk kanë asnjë lidhje me procesin e integrimit evropian. Bashkëpunimi rajonal është çelësi i përparimit më të shpejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Presidenti Pendarovski.
Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik thirrjen e parë publike “Të rinjtë krijojnë” për krijimin e laboratorëve prodhues. Drejtori i FIZHT, Kosta Petrov, theksoi se qëllimi i kësaj thirrje është që përmes projekteve, nxënësit e moshës 15 deri 29 vjeç, jo vetëm të fitojnë njohuri, por edhe përmes aftësive krijuese dhe analitike të gjejnë zgjidhje të reja për probleme të ndryshme. Për financimin e projekteve nga kjo thirrje janë siguruar 9 milionë denarë. “Për herë të parë Fondi për Inovacion investon në zhvillimin e infrastrukturës inovuese në mundësimin e kushteve hapësinore dhe teknike të cilat besojmë se në mënyrë të…
Presidenti Stevo Pendarovski merr pjesë në takimin e dhjetë jubilar të Procesit Brdo-Brion në Slloveni, ku, siç shkruan ai në profilin e tij në Facebook, me presidentët e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi diskutojnë për pasojat e pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE duhet të vazhdojë në pas pst-kovid Evropëns. Çështjet historike nuk kanë asnjë lidhje me procesin e integrimit evropian. Bashkëpunimi rajonal është çelësi i përparimit më të shpejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Presidenti Pendarovski./Telegrafi/
Kryeministri Zoran Zaev ka bindur qytetarët e Maqedonisë së Veriut, se në të gjitha rrethanat, këtë verë lirisht do të mund të udhëtojnë. Ai ka treguar, se qëllimi është që deri në verë, përqindja e të vaksinuarve kundër Covid-19, do të arrijë deri në 50%. “Krahas dozës së dytë të vaksinës, varianti i dytë është testi PCR jo më i vjetër se 72 orë, ose vërtetim për posedim të antitrupave. Besoj se do të gjendet zgjidhje, do të mundim këtë verë lirisht të udhëtojmë në të gjitha aspektet e mundshme. Qëllimi ynë kryesor është që të arrijmë një përqindje serioze,…
Edhe më tej mbetet e pasigurt nëse do të lejohen ose jo të mbahen dasmat dhe ahengjet e tjera nëpër restorane dhe në ambiente të mbyllura. Qeveria nesër do të vendos për masat mbrojtëse dhe restriktive, por nuk dihet nëse në rend dite do të jetë edhe kërkesa e gastronomëve të cilët për javë të tëra kanë protestuar edhe para Qeverisë. Nga Oda e Pavarur e Hotelerike kërkojnë që të mos kufizohet orari i punës së tyre, të lejohet muzikë e gjallë, më tepër persona në tavolinë, por edhe organizimi i festave më të mëdha sipas protokolleve të caktuara. Ministri…
Pronari i kompanisë “Ecolog”, që financon klubin e futbollit “Shkëndija”, Lazim Destani ka uruar lojtarët e këtij ekipi, pasi dje u shpallën kampion. Ka uruar edhe tifozët kuqezi, duke shtuar se mungoi gjallëria e tyre në ndeshje, si pasojë e situatave të diktuara nga pandemia Covid-19. Në mënyrë të veçantë, ka falenderuar për prezencën, kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini. Urimin, e ka përbullur duke shprehur dëshirën, që Shkëndija të arrijë suksese të larta në Kampionatin Evropian,…

