Rasti i 33-vjeçarit nga Haraçina, që ndërroi jetë nga Covid-19, për të cilin raportuam gjatë ditës së djeshme, është regjistruar në mesin e 24 viktimave në 24 orët e fundit. Në raportin ditor që është dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ai është viktima më e re, ndërkaq më i moshuari është i moshës 82-vjeçare. “7 të vdekur janë nga Shkupi, 5 nga Kavadari, 4 nga Prilepi, 2 nga Gjevgjelia dhe nga një në Tetovë, Veles, Koçan, Kërçovë, Resnjë dhe Radovish”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21. Dje TV21 raportoi për viktimën 33-vjeçare, i cili kishte qenë i…
Author: Hamdi Kumanova
Ka përfunduar sanimi i defektit në linjën e Leshnicës, e cila e furnizon qytetin e Tetovës me ujë të pijshëm. Lajmin e ka bërë të ditur sot në profilin e saj në Facebook, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila ka qenë në qendër të kritikave për shkak të problemeve me këtë element jetësor për qytetarët. “Pas një pune intensive, punëtorët e ndërmarrjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin ne gypin fi-500, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe kushtet klimatike. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin”!,…
Ende asgjë të re nga Komisioni i historisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, raporti vjetor i të cilit mbetet një nga parakushtet për Konferencën dypalëshe ndër-qeveritare. Pala e Maqedonisë pranë Komisionit nuk jep më shumë detaje, vetëm thotë se po punohet intenzivisht për harmonizimin e raportit vjetor dhe procesverbalit për takimin e njëmbëdhjetë, ndërsa takimi i radhës është caktuar për në fund të prillit. Por pikërisht historianët e vendit, sipas fqinjit lindor, mbeten shkaku i mos-suksesit të Komisionit. Historiani bullgar, Anton Pançev vlerëson se historianët nga Maqedonia e Veriut i ndjekin udhëzimet e autoriteteve politike, përderisa ato nga Bullgaria…
Rekord rastesh të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në vendin tonë, po ashtu edhe numri i testeve ka qenë rekord. Kështu, në 24 orët e fundit janë kryer plot 5 057 të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 299 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 448. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus është 15 475.
Policia sot shpëtoi vajzën nga Karposhi i Shkupit e cila dëshironte të hidhet nga kati i pestë i banesës. Nga Njësia kundër zjarrit Shkup njoftuan se rastin e kanë paraqitur fqinjët rreth orës 12:30 të cilët e kanë parë vajzën në ballkon gati për të kërcyer. “Menjëherë arritën në vendngjarje dhe vendosëm dyshek sigurie nëse kërcen nga kati i pestë në mënyrë që të shpëtohet. Me urdhër të policisë ne u tërhoqëm dhe ekipet e tyre vepruan për shpëtim. Siç e patë, policët me litar hynë në pjesën e lartë dhe vajza u shpëtua”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit…
Është e pamundur që të ketë rreth 115 njerëz të ri-infektuar me koronavirus në Maqedoni, beson drejtori i Institutit të Imunobiologjisë dhe Gjenetikës Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë, Aleksandar Petliçkovski. Ai në emisionin “360 gradë” tha se ri-infektimi është shumë i rrallë, dhe 10 deri në 15 raste janë regjistruar në të gjithë botën. Teorikisht, ri-infektimi është i mundur, nuk përjashtohet, por është një ngjarje aq e rrallë sa nuk ka shanse në Maqedoni të ketë 115 raste të ri-infektuar. Nëse do të ishte vërtet kështu, atëherë në 115 mijë do të kishin 10 përqind të ri-infeksioneve të konfirmuara. Kjo…
Pandemia duket se ka zhdukur nismën për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Idrizovë të komunë së Gazi Babës. Nga komuna sërish nuk morëm përgjigje se çfarë ka ndodhur me këtë nismë dhe nëse dokumentacioni i duhur është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit. Nga Këshilli i prindërve të fshatit Idrizovë shprehen të revoltuar për neglizhencën e institucioneve. Thonë se ato po tallen me fatin e nxënësve të Idrizovës, të cilët nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë nuk mund të mësojnë shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Nëse mundet në fshatrat e Mariovës, për një nxënës…
Ministrja e jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ka thënë se Qeveria në Shkup po përpiqet të mohojë historinë tonë të përbashkët dhe kjo është arsyeja pse kemi mosmarrëveshje bilaterale. Një identitet i veçantë maqedonas u formua në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Bullgaria njeh këtë identitet të veçantë të Maqedonisë së Veriut dhe mbështet integrimin evropian. Heronjtë e zakonshëm kombëtarë, të tillë si Goce Dellçev, i cili si një maqedono-bullgar luftoi për pavarësi nga Perandoria Osmane në shekullin XIX, portretizohen vetëm si maqedonas. Versionet maqedonase të këngëve dhe romaneve të famshme bullgare janë rishkruar për të fshirë gjithçka…
Problemet në rrugët e qytetit të Tetovës janë të shumta. Por,dukuria e parkimit përgjatë bulevardeve assesi të evitohet. Përderisa bulevardet janë ndërtuar me dy korsi që qarkullimi i automjeteve të jetë pa pengesa, korsia e dytë në shumë bulevarde apo rrugë shfrytëzohet për parkim. Krahas parkimit në shumë pjesë të qytetit të Tetovës, korsia e dytë shfrytëzohet nga automjetet e rënda të cilët shkarkojnë mallra në marketet e mëdha dhe të vogla. Tërë kjo situatë ndikon negativisht në tërë komunikacionin rrugor në Tetovë. Pjesa më problematike paraqitet në bulevardin “V.S. Bato” apo i njohur si bulevardi në rrugën “Industriale”. Në…
Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 84 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 543 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 46 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 24 pranime të pacientëve, 7 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 6 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 56 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8…
Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana, ka bërë një apel për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ish-futbollisti shqiptar ka kërkuar nga shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit, që të kryejnë obligimin e tyre në regjistrimin e popullsisë. “Për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë në Diasporë, është shumë e rëndësishme të regjistroheni dhe t’iu tregoni atyre që nuk jeni të huaj në shtëpinë tuaj” – ka shkruar Canaj.
Kryeministri Zoran Zaev, në intervistë për “Dello” ëhstë shprehur se kryesimi I Sllovenisë me Bashkimin Evropian do ti japë kahje të rëndësishme zgjerimit të unionit, ai shton se vendi meriton mbështetje për hapat e rradhës drejt BE-së. Maqedonia e Veriut është e fokusuar drejt së ardhmes, edhe shtetet fqinje I shohim si miqtë tanë, thotë kryeminisri Zaev në intervistë për “Dello”. Pritjet tona janë optimiste, edhe për vendin edhe për Ballkanin Perëndimor dhe kryesimi I Sllovenisë me BE-në do të kontribuojë në qasjen e Unionit sa I përket zgjerimit, thotë Zaev. “Nëse dikush meriton ndihmë sa I përket hapave të…

