Marrëveshja me kompaninë italiane “leonardo” për blerje të sistemeve radar ka mbetur I njëjtë edhe para se të bashkëngjitet ish sekretari gjeneral Dragi Rashkovski por e dyshimtë është vonesa e pagesës së trashesë për të cilat shteti paguan kamata të larta, thotë Biljana Ivanovska, kryetarja e komisionit antikorrupsion në intervistë për REL. Për rastin “Leonardo”, ku ende hulumtohet implikimi i ish sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski, Biljana Ivanovska, kryetarja e komisionit antikorrupsion, thotë se bëhet fjalë për rast voluminoz dhe shumë kompleks. “E hapëm këtë rast edhe në aspektin e prokurimit publik, për të gjithë procedurën të përzgjedhjes së…
Author: Hamdi Kumanova
Dita e parë e pranverës në Strugë filloi me dëborë. Shtresa e dëborës, e cila në disa fshatra të Strugës ishte deri në 20 centimetra shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që çoi drejt ndërprerjes së furnizim me ujë. “Si rezultat i kushteve të këqija të motit, në një pjesë të qytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që shkaktoi mungesë të ujit. Shpresojmë se këtë problem për kohë të shkurtër do ta zgjidhë EVN, kumtoi Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Bora nuk ka shkaktuar probleme në komunikacion, në akset rrugore dhe rrugët frekuentuese janë të pastra. Shtresa e dëborës…
Edhe gazetari Marin Mema i është bashkuar thirrjeve për regjistrim të mërgatës në Maqedoni. Mema përmes një video të publikuar në “Facebook” thotë se të gjithë shqiptarët duhet të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë. “Jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Iliridë, por edhe shqiptarët që jetojnë kudo në të gjitha vendet e botës. Mërgata duhet të bëhet pjesë masive e këtij procesi thelbësor”, thotë Mema. Ai rikujton se gjatë vitit 2011 në Maqedoni regjistrimi i anulua për shkak nuk i konvenonte regjimit të atëhershëm ndërsa sot mund të dëshmohet se shqiptarët me pak minuta do të ndikojnë në të…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.730 testime janë regjistruar 642 raste të reja me coronavirus. Prej rateve të reja 321 janë në Shkup, 40 në Veles dhe Prilep, Kumanovë 27, Gostivar 23, Kavadar 22, Ohër 20, Tetovë dhe Negotinë 17, Shtip 15, Manastir dhe Strumicë 13, Berovë 12, Dellçevë 9, Gjevgjeli 7, Resnjë dhe Bogdanci 6, Strugë dhe Koçani 5, Dibër, Vinicë dhe Krushevë 4, Kërçovë dhe Sveti Nikole 3, Makedonski Brod 2, dhe nga 1 në Kriva Pallankë, Radovish, Kratovë dhe Demir Kapi. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 524 pacientë dhe 25 të…
Halil Kastrati humanisti shqiptarë nga Prizrreni kryetar i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” i bën thirrje mërgatës Shqiptare nga Maqedonia e Veriut që të regjistrohen sa më shumë për të ditur saktë numërin e Shqiptarëve nga Maqedonia. Ndryshe deri sot janë regjistruar mbi 100 mijë shqiptarë nga e gjithë bota, një numër i madh që ka nisur të fus frikën e madhe tek maqedonasit. Përpos Halil Kastratit që ka bërë thirrje deri tani kanë bërë thirrje edhe shumë figura politike nga Kosova, Shqipëria dhe ku do që ka shqiptarë si Artistë, sportistë, humanist personalitete politike dhe nga fushta të ndryshme./TS/
Kovid-19 në mënyrë serioze i ka prekur diabetikët, pasi ata edhe pse nuk sëmuren shpesh në krahasim me popullatën e përgjithshme, megjithatë, në rast të infektimit, zhvillojnë forma më të rënda të sëmundjes të cilat mund të përfundojnë me vdekje. Tek pacientët me diabet të cilët janë të infektuar me Sars-Cov-2 është e nevojshme më shpesh të kontrollohet niveli i sheqerit në gjak, terapia glikemike të përshtatet në bazë ditore dhe qasja në mjekim të jetë varësisht peshës së sëmundjes. Këto janë rekomandime të cilat prof. Dr. Tatjana Milenkoviq nga Klinika e Endokrinologjisë, diabet dhe sëmundje të metabolizmit i ndau…
Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 59 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 578 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 29pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 9 pranime të pacientëve, 1 pacient është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 4 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori”…
Në rrugën Strugë-Qafë Thanë ka rrëshqitur një kamion. Si pasojë e reshjeve të borës, kamioni që mban targa të Shqipërisë, ka bllokuar këtë aks rrugor. Raportohet gjithashtu se rrugët në këtë pjesë janë të papastruara.
Vendimet për ndalesën e hyrjes në Greqi për shtetasit e vendeve të treta dhe për kufizimin e kufijve tokësorë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, Qeveria greke i vazhdoi për edhe dy javë, gjegjësisht deri më 5 prill 2021, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në pajtim me vendimin ministror për “vendosjen e masave për kufizim të përkohshëm të lidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të vendit, për hyrjen në vend të shtetasve të vendeve të treta, përveç prej shteteve të Bashkimit Evropian dhe Zonës së Shengenit” të kufizohet përhapja e koronavirusit që mbrëmë u publikua në Gazetën zyrtare të…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka demantuar se vendi nëpërmjet një ndërmjetësuesi nga Serbia është furnizuar me vaksinën ruse SputnikV. Ai ka thënë se komunikimi me fondin investues rus zhvillohet në komunikim të drejtpërdrejtë. “3.000 vaksinat e para kanë arritur menjëherë pasi që MSH e ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim të 200.000 vaksinave nga prodhuesi i vaksinës Sputnik V. Për furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19, pa dallim nëse bëhet fjalë për Spunik V, Sinofarm, AstraZeneka ose Fajzer, ose mekanizmit Kovaks, shteti ynë e ka paguar çmimin e vaksinës së ofruar nga prodhuesi, nuk ka kurrfarë provizione për asnjë furnizim të…
Ditëve të fundit, nga mërgimtarë të shumtë, po marrim njoftime të vazhdueshme se formulari online i regjistrimit të popullsisë ka probleme, ndër të cilat edhe se disa pjesë të tij janë vetëm në maqedonisht, gjë që e vështirëson ndjeshëm regjistrimin e mërgatës, që edhe ashtu nuk shquhet me njohje shumë të mirë të maqedonishtes. Kështu të dhënat për komunën, për adresën dhe për profesionet në formular janë vetëm maqedonisht, ku veçmas pjesa për profesionet paraqet vështirësi më të madhe. Pa dashur të paragjykojmë se a është bërë kjo qëllimisht, që kështu të vështirësohet e të pengohet regjistrimi i mërgatës apo…
Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar, se me sukses është realizuar regjistrimi i të pastrehëve në qendrat e strehimit në Vizbeg, Çiçino dhe Ranka Millanoviq. “Procesi i regjistrimit të personave të pastrehë në tri qendrat e pranimi, Vizbeg, Çiçino dhe Ranka Millanoviq ka përfunduar me sukses”, njoftojnë nga Enti.

