Author: Hamdi Kumanova

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov. Borisov e ka uruar Zaevin për ri-zgjedhjen në krye të LSDM-së. Mes tjerash, dy kryeministriat Zaev dhe Borisov u dakorduan se çështjet e hapura janë në kuadër të Marrëveshjes “U pajtuam që zgjidhjet e çështjeve që u hapën mes dy shteteve, bazohen në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë”, tha mes tjerash Zaevi.

Lexo më Shumë

Fshati Sllupçan i komunës së Likovës ka shenuar shumë momente historike. Një ndër ato momente është dita e sotme, 22 marsi 2021, kur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës po e udhëheq biri i saj, Avni Dehari, transmeton gazeta Lajm. Dehari është zgjedhur deputet i Vetëvendosjes, kurse seancën e udhëheq në cilesine e deputetit më të moshuar. Ai është veprimtar i kamotshëm i çështjes kombëtare në Maqedoni, Kosovë e diasporë, si dhe babai i Arbnorit e Astritit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 10 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 242 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti i njohur kosovar, Milaim Zeka, i ka bërë thirrje ish deputetes së BDI-së, Ermira Mehmetit që të tregojë emrin e politikanit që në vitin 2011 i kishte kërkuar të mos votonte kundër raportit të Dick Martit në Këshillin e Evropës. Gjatë në një interviste për gazetën LAJM, Zeka ka thënë se nga dosja që posedon ai, mund të shihet se si disa deputetë nga Shqipëria kanë votuar pro raportit të sajuar të Dick Marty-t në të cilin thuhet se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës janë marrë me trafikimin e organeve të ushtarëve dhe civilëve serb të…

Lexo më Shumë

Sipas të gjitha gjasave përmirësimi i motit do të fillojë nga e enjta e premta. E kemi fjalën për viset tona kontinentale, ndërsa në viset mesdhetare moti përmirësohet nga e marta, por mbetet freskët. Anticikloni i Azoreve do të fillojë të shtrihet mbi rajonin tonë gradualisht gjatë javës, mirëpo nga veriu dhe lindja do të kemi ende fronte të ftohta të ajrit polar që mbajnë ajrin e ftohtë tek ne dhe për këtë arsye edhe kjo javë do të mbetet e ftohtë dhe herë pas here me reshje bore deri të enjten. Nga e enjta thatë por ende ftohtë sepse…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka marrë ende përgjigje nga Qeveria për rastin e ri për Dragi Rashkovskin pas kontributeve të emisionit “360 gradë” që sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë vitin e kaluar kishte krijuar softuer për shkeljet e trafikut që Ministria e Brendshme nuk e din dhe nuk planifikon të përdorë. Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, në intervistë për radio “Evropa e Lirë”, është shprehur se pret që Qeveria ta respektojë afatin ligjor për përgjigjet e kërkuara. Lidhur me rastin tjetër në lidhje me Rashkovskin, Ivanovska tha se marrëveshja me kompaninë italiane “Leonardo” për prokurimin e sistemit…

Lexo më Shumë

Nga Kabineti i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq konfirmuan se njëqind gazetarë të Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë (SHGS) do të vaksinohen kundër koronavirusit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Edhe kryetari i SHGS, Vlladimir Radimiroviq për MIA-n deklaroi se “SHGS me kërkesë së Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (AGMV) ka kërkuar dhe është miratuar përmes kabinetit të presidentit serb, në Vranjë të martën të vaksinohen 100 punonjës mediatikë si dhe të njëjtit të rivaksinohen. Mbrëmë agjencia Beta dhe mediat serbe, duke iu referuar mediave të Maqedonisë së Veriut, kumtuan se të martën…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptar të Çashkës së Velesit vazhdojnë që procesin arsimor ta ndjekin në gjuhën maqedonase, në mungesë të një paralele shqipe. Kërkesat e prindërve dhe nxënësve për hapjen e një paralele shqipe para një viti u përballen me protesta nga persona të cilët ishin kundër kësaj ideje. Dhe si duket ajo protestë ndikoi, pasi asgjë nuk u ndërmor që këta nxënës të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Kryetari i komunës së Çashkës thotë se është pro që nxënësit mësimin ta ndjekin në gjuhën e tyre amtare dhe thotë se për këtë ka biseduar edhe me ministren e Arsimit Milla…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindrom Daun, kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka për personat me Sindrom Daun dhe për personat me pengesa të tjera dhe se gjithmonë do të jenë bashkë me ta. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindrom Daun e cila këtë vit shënohet me thirrjen të gjithë bashkë të përkushtohemi në lidhjen me këto persona, me këta bashkëqytetarë tanë, dhe secili nga ne të krijojë kushte që personat me Sindrom Daun të pranohen në shoqëri dhe të marrin pjesë në të…

Lexo më Shumë

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka dhënë vlerësimin e tij për procesin e sotëm zgjedhor që po realizohet në partinë e tij. Si kandidat i vetëm për kryetar të partisë, këto zgjedhje ai i ka cilësuar si të nivelit të lartë demokratik. Ndërkaq ka vlerësuar se LSDM-ja po shkruan histori. “Bashkërisht shkruajmë histori duke praktikuar nivel të lartë të demokracisë brendapartiake”, tha Zaevi. Zgjedhjet në LSDM priten të përfundojnë sot, në ora 19, ndërkaq të drejtë vote kanë 68.999 anëtarë.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë thotë se ora policore do të zgjatet edhe për javët në vijim. “Në bazë të të dhënave të rasteve të reja dhe numrit të të hospitalizuarve dhe në bazë të shtretërve të lirë, qëndrimi ynë është se nesër do të vazhdohet të gjitha masat. Kjo do të thotë se mbetet në fuqi ora policore nga 22:00 deri në ora 05:00”, tha Filipçe në deklaratë për “Sitel”. Nesër Komisioni për Sëmundje Infektive këtë propozim do ta dorëzojë në Qeveri për miratim. Ndryshe, nga 10 marsi në Maqedoni ka orë policore për shkak të rritjes së numrit të të…

Lexo më Shumë

Shteti nuk i lejoi farmacitë vendase të përdorin lidhjet e tyre për të siguruar vaksina kundër Covid-19 më shpejt, tha pronari i farmacisë “Zegin”, Blagoja Mehanxhiski. “Ne kemi një ekip shumë të dobët në nivelin edhe të Ministrisë që mund të formojë një indeks parashikimi, si do të lëvizë. Ne jetojmë nga paraqitja në skenë e një ministër në tjetrin. Shteti nuk lejoi që kompanitë e barnave të prokurojnë barna. Për shkak se barnat nuk prokurohen vetëm direkt përmes fabrikës, kemi dhe lidhje tjera.Ne jemi duke pritur, dhe ne nuk duam të injorojmë iniciativën shtetërore, ne e mbështesim atë.Ne mundemi…

Lexo më Shumë