Kryeministri Zoran Zaev u takua me Presidentin e Këshillit Evropian Sharll Mishel por tani për tani nuk ka detaje nga bisedimet. Kjo është vizita e tij e dytë në kryeqytetin evropian pasi që javën e kaluar u takua me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Komisionarin e BE, Oliver Varhelji dhe zyrtarë të tjerë të lartë Evropian. Para takimit të sotëm, Zaev në intervistë për revistën Bruksel Politico me mesazh drejtuar Bashkimit Evropian – nëse premtimet nuk plotësohen, do të rrezikohet reputacioni i Bashkimit Evropian në Ballkan. BE do të humbasë vendin e saj përpara fuqive rivale, veçanërisht Rusisë dhe Kinës, nëse nuk fillon së shpejti negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ka theksuar ai. Shumë çështje nuk ishin siç prisnin qytetarët tanë dhe kjo është arsyeja pse euro-skepticizmi po rritet. Kjo gjithashtu do të kontribuojë që Kosova dhe Serbia të kenë më pak inkurajim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe gjasat të jenë shumë të vogla që Bosnja dhe Hercegovina të jetë në gjendje të merret me reformat e nevojshme për negociatat,” tha Zaev për Politico./TV21
Data 11.09.2026
Aktuale
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski
- Gold Ag publikon foto me Rexhep Selimin, ka një mesazh për të
- “Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit
- Mickoski kërkon të respektohet himni i shtetit, bën thirrje të intonohet edhe në komunat tjera
- Ryshfeti / BDI: Të hetohet i gjithë zinxhiri
- Falimentimet e kompanive në Gjermani rriten me 6,7 për qind në gjysmën e parë të vitit
- “Çfarë të kam bërë unë ty?”, Rama rrëfen telefonatën me protestuesin, punonjës në administratë: Merr CV-në time dhe të shefit tim dhe…



