Me rastin e jubileut, myWorld, për përdoruesit e vet besnik, muajin e marsit, për ditëlindje, e shënon me shumë oferta të shkëlqyeshme për tregtim të cilat mund të gjenden në myWorld.com. Grupi myWorld, numëron më tepër se 15 milion përdorues dhe më tepër se 150 mijë partnerë dhe me këtë paraqet një prej programeve më të mëdha të përfitimit në botë. Kompania me seli në Londër, për momentin e përfaqësuar në 54 vende, ndërsa pak para ishte lansuar edhe në dy shtete tjera fqinje – Shqipëri dhe Kosovë. Para pothuaj se dy viteve, kompania në nivelin botëror ka nisur platformën…
Author: Hamdi Kumanova
Dje në orën 23 personi V.S. (22) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se në një restorant në rrugën e ,,Ilindenit“ në Gostivar rreth orës 21 kishte qenë i su lmuar fizikisht nga pronari i objektit A.J. (28) nga Gostivari informon portali “tetova1”. Policia njofton që po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,35 % në raport me vendimin e datës 15.3.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-E V) ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 denar/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta…
Historia e censusit në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka qenë një temë jo e rehatshme për ligjërimin publik. I parehatshëm, sepse ai prish rehatinë për ata që tashmë janë etabluar mirë në insitucionet e shtetit prej tashmë 20 vitesh pas konfliktit të 2001-shit. Në qarqet akademike jugosllave dhe postjugosllave, por edhe në ligjërimin e imët individual, biopolitika si mendim dhe si shkencë, ka qenë pjesë e tavolinave si tezë shkencore, edhe shqetësim privat i individëve privatë (maqedonas). “Shqiptarët, e dini, duan të pushtojnë botën duke u shtuar më shumë se ne. Ju e dini se edhe hoxha nuk…
Koordinimi i sotëm i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi me shefat e grupeve parlamentare është ndërprerë pasi nuk është arrit marrëveshje për punën e mëtejme të Kuvendit, gjegjësisht seancës së nesërme në rend ditë të së cilës janë më shumë pika të ndërlidhura me masat për ballafaqimin me Kovid-19. Siç bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së opozitare mbështetjen për kuorum për seancën e nesërme e ka kushtëzuar me selektimin e disa pikave të rendit të ditës./ALSAT
Në shkurt dhe mars të vitit 2021, ambasadori i Japonisë Sh.T. Savada Hironori ka nënshkruar dhjetë grant marrëveshje për ndihmë në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore (GGP) me qëllim përmirësimin e nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut. 10 GGP projektet kanë për qëllim ta mbeshtesin Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me krizën e COVID-19, kurse secili institucion do të fitojë finansim të ndryshëm konform nevojës, si më poshtë: Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup për furnizimin me makinë për mbetjet medicinale, në vlerë prej 65.801,00 € Spitali i përgjithsëm…
Pranvera sjell ndryshime, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke paralajmëruar “pastrim pranveror” në parti. “Ardhja e pranverës shënon fillimin e ofanzivës tonë pranverore për kthesë të re të veprimit politik të LSDM-së dhe Maqedonisë së Veriut. Pason reformë e ofertës së deritanishme kadrovike të LSDM-së, do të sjellim energji të re në radhët tona, do t’i hapim dyert për të gjithë ata që janë të afërt me idetë socialdemokrate, do ta thellojmë luftën e filluar kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar dhe do ta rrisim motivin e qytetarëve tanë”, porositi Zaev, transmeton gazeta Lajm. Ai shtoi se…
Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vlerëson se Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, duhet mbajë përgjegjësi për shkak se, sic thotë, I ka mundësuar partisë së saj, t`I zbatojë zgjedhjet partiake nëpër shkollat e vendit. Sipas Mickoskit, Mila Carovska duhet të dorëhiqet. “Maqedonia, vendi ku shkollat në vend për mësime shfrytëzohen për votime partiake. Në vende normale Ministrja nuk e pret ditën e radhshme të punës, dorëhiqet menjëherë!’ – ka shkruar lidri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Tuitter.
Dje (21-Mars) në 02:30, në SPB Tetovë është raportuar se V.Z. (38) nga Tetova në banjon e banesës së saj në rrugën ,,180“ Blloku 70 në Tetovë papritmas është ndjerë keq dhe gjatë rrugës për në Spitalin Klinik të Tetovës kishte ndëruar jetë. Inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, kurse me urdhër të Prokurorit Publik sot (22-Mars) ndaj trupit të pajetë të së ndjerës do të kryhet autopsi.
Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, në profilin e saj në Facebook njoftoi se ka mbërritur përbërja e parë me makineri inxhinierike në stacionin hekurudhor në Krivollak, transmeton Portalb.mk. “Inxhinierët tanë, së bashku me batalionin e 15-të të inxhinierisë së Ushtrisë amerikane, do të përgatisin terrenin për stërvitjen e madhe “Goditja vendimtare 21, e cila do të fillojë në mes të muajit maj. Armata e Maqedonisë dhe Armata e ShBA-së Krivolak së bashku në do të ndërtojnë rrugë, objekte për stërvitje dhe trajnime, depo, poligone gjuajtjeje, pistë për dronët. Ky është përparësia e aleancës”, shkroi ministrja Shekerinska.
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (21.03.2021/22.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 29 persona (TE-18 GV-11), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje në përputhje me Nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. Në këtë periudhë, nga inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësorë në rajonin Tetovë-Gostivar, për 54 persona (TE) dhe 73 persona (GV) janë përgatitë vendime të reja për izolim, dhe janë kryer kontrolle ndaj 879 persona (TE-544 dhe GV -335) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektim i vendimeve. Kurse në periudhën prej orës 22.00…
“Derisa të krijohen kushtet për imunizim masiv të popullatës, qytetarët duhet të vazhdojnë me sjellje të ndërgjegjshme dhe të respektojnë masat parandaluese për mbrojtjen kundër virusit”. Këtë e tha presidenti, Stevo Pendarovski, në seancën e rregullt të Shtabit të Koordinimit të Përgjithshëm të Krizave, në të cilën u diskutua gjendja në vend e shkaktuara nga pandemia Covid-19. Nga kabineti i presidentit thonë se ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente informuan për aktivitetet aktuale, masat e marra dhe efektet e zbatimit të tyre. “Presidenti Pendarovski theksoi që të gjitha institucionet kompetente duhet të vazhdojnë me përkushtim maksimal dhe monitorim të koordinuar…

