Sofja pret që Shkupi të mbrojë të drejtën e çdo qytetari për vetëvendosje të lirë. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bullgari me rastin e siç u tha nga autoritetet bullgare të “manifestimeve të shpeshta të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në Maqedoninë e Veriut”, transmeton Alsat. Zëvendës kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva ka ftuar zëvendës shefin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vladimir Krastevskin për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në takim mori pjesë edhe u.d. drejtoresha e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Iva Kruleva. “Diplomatët…
Author: Hamdi Kumanova
Dje (22-Mars) në orën 16:20, 55-vjeçari A.A. nga Debreshi i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se furrën e tij në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar ka ndodhur një shpërthim me shumë gjasa e shkaktuar nga shpërndarja e gazit nga bombola që ka qenë e vendosur në afërsi të furrës. Nuk ka persona të lënduar, kurse inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i punëve të Brendëshme Gostivar.
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, ish ministrit të Arsimit, Tale Geramitçioski. Ndarjen nga jeta të ish ministrit e ka bërë të ditur biri i tij, Darko. Ai ka njoftuar, se varrimi i të ndjeri do të bëhet në varrezat e Prilepit, ndërkaq funksionarë shtetërorë e kujtojnë të ndjerin si “njeri të përkushtuar në arsim dhe shkencë”. Postin e ministrit të Arsimit e udhëhoqi për katër vjet, në vitin 2002-2006.
Nga ora 22:00 të datës 22.03.2021 deri në ora 05:00 të ditës së sotme është konstatuar se 13 persona nuk e kanë respektuar orën policore. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit MPB-ja ka regjistruar edhe 365 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga Ministria e Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Avokati i popullit Naser Ziberi pas shqyrtimit të dokumentacionit, vlerëson se 2 prej 3 personave që po vuajnë dënimin nga rasti “Lagja e Trimave”, i plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore për shfrytëzimin e fundjavës së lirë. Gjegjësisht bëhet fjalë për Arsim Bajramin dhe Musadik Pakazitin, ndërsa Elham Arifi tha se nuk i plotëson ende kushtet. Këtë të drejtë Ziberi tha se mund ta kërkoj diku më mesin e muajit prill, raporton SHENJA. “Për Arsim Bajramin dhe Musadik Pajazaitin, puna ka ngecë tek Komisioni që e vlerëson këtë çështje. Ata nuk kanë afat kohor se për sa kohë mujd të vendosen…
Subvencione në formë të vauçerëve për amvisëri për energji elektrike është një nga opsionet i cili shqyrtohet që të sigurohet se paratë të cilat do t’i marrin kategoritë e ndjeshme do t’i shpenzojnë për të shlyer faturat për energji elektrike dhe të ngrohjes, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore, Marko Bislimovski. Mundësia e dytë, siç tha Bislimovski në emisionin Studio 10 në Televizionin 24 ku ishte mysafir, është që paratë për subvencione t’i paguhen drejtpërdrejtë furnizuesit i cili do ta ulë faturën përfundimtare të cilën do të duhet ta paguajnë kategoritë e ndjeshme të amvisërive. “Zgjerimi…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale I.M. nga Struga, pasi paraprakisht kishte ikur nga burgu i Strugës. “Më 22.03.2021, në ora 13:35, në rrugën “JNA” në Strugë, pas urdhrit paraprak të Gjykatës Themelore në Strugë, nga liria është privuar I.M.(39), nga fshati Ladorishtë e Strugës. Ai më herë kishte ikur nga Burgu i Strugës, ku sërish është kthyer për të mbajtur dënimin me burg”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot edhe njëherë ka kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, duke nënvizuar që shëndeti i qytetarëve nuk guxon të jetë pengë. “Qeveria më kriminele në Ballkan, a njëkohësisht edhe më e paafta që të siguroj imunizim të popullatës na bind se nuk ka shtyrje të regjistrimit, thonë se janë siguruar protokollet më të sigurta. Në ndërkohë Serbia fqinje që është rekorder në imunizimin e popullatës në Ballkan, Bullgaria fqinje, Romania, Kosova e anulojnë procesin e regjistrimit për shkak të brengës nga përhapja enorme e pandemisë”, shkruan Mickovski në Facebook. “Shëndeti i qytetarëve…
Një i vdekur dhe dy persona të lënduar në aksidentin e rëndë të komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër- Kërçovë. Deri te aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18 në segmentin rrugor mes fshatrave Pesoçan dhe Arbinovë ka ardhur gjatë një përplasje direkte të automjetit të udhëtarëve dhe automjetit të ngarkuar ku në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi i makinës, derisa lëndime të rënda trupore kanë marrë dy personat në furgon. Nga goditja e fuqishme është djegur tërësisht automjeti i ngarkuar. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB- Ohër që të vërtetohen rrethanat…
Për shkak të shkeljes së orës policore, Prokuroria Publike-Gostivar ka ngritur kallëzime penale për katër persona, informojnë nga Prokuroria Publike. Të akuzuarit siç thuhet në njoftim, kanë kryer vepër penale “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206, Alineja 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarve t’ju shqiptohen dënime në të holla në vlerë prej 100 gjobave ditore.
Me muaj gjithë opinioni po sheh sjelljen destruktive dhe të papërgjegjshme të OBRM-PDUKM-së këtu në Parlament. OBRM-PDUKM po e keqpërdorë situatën me deputetët e sëmur nga korona dhe me deputetët që janë në izolim, që t’i pengon gjithë proceset e rëndësishme dhe ligjet për qytetarët, akuzoi sot zëdhënësi i LSDM-së, Kosta Kostadinov. “Sot nuk në një situatë të tillë nëse OBRM-PDUKM nuk kundërshtonte dhe nuk i bllokonte ndryshimet në Rregulloren për punë me të cilën kishte mundur të sigurohet punë nga distanca të deputetëve pozitivë me kovid ose të cilët janë në izolim”, potencoi Kostadinov, ndërsa shton se OBRM-PDUKM po…
Prokuroria Publike e Strumicës ka hapur lëndë kundër 22 personave – pjesëmarrës në rrahjen që ndodhi në Strumicë më 18 mars 2021. Lënda hapet, pasi Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë paraprakisht ka parashtruar kallëzim penal ndaj të dyshuarve. “Nga të dyshuarit, 12 persona janë paditur nga SPB Strumicë për veprën penale – pengim të personit zyrtar në kryerjen e aktiviteteve zyrtare nga neni 382, kurse 10 të tjerët për veprën penale – Dhunë në bazë të nenit 386 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21. Njoftojnë gjithashtu, se prokurori publik ka ndërmarrë masa për zbardhjen e…

