Author: Hamdi Kumanova

Zv.kryeministri i parë i Maqedonise së Veriut, Artan Grubi, në vijim të vizitës së tij në Tiranë, është takuar me ministrin e Shtetit për Diasporen, Pandeli Majko. “Kënaqësi e veçantë të takohem me mikun tim, ministrin Pandeli Majko. Të gjithë e kujtojnë kontributin e tij në Kosovë. Jam këtu sepse mendoj se Zoti Majko ka rolin kyç për të ndihmuar në regjistrimin e mërgatës sonë. Ky proces regjistrimi është jetik në Maqedoninë e Veriut, sepse të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut varet nga përqindja në të cilën ato janë të regjistruar në Censusin. Pas rreth 20 viteve kemi…

Lexo më Shumë

Ngelet sërish i lartë numri i rasteve të reja me COVID në vendin tonë. Kështu në 24 orët e fundit janë kryer 3 728 testime të dyshuara për COVID dhe prej tyre 1 056 kanë rezultuar pozitivë, ose 28 për qind e testimeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 25 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 528 që nga fillimi i pandemisë. Gjatës ditës së sotme janë shëruar 727 persona duke e çuar numrin e personave të shëruar në 102 201. Momentalisht personat aktivë me virusin janë 15…

Lexo më Shumë

Në Kovid Qendrën në Shtip prej sot ka vetëm dy vende të lira. Drejtori i Qendrës Klinike-Shtip, Angel Gjorgjiev ka deklaruar se janë plotësuar 66 shtretër. Ndërsa prej sot sërish është vënë në funksion dhe Reparti për Sëmundje të Lëkurës, në të cilin do të zhvendosen pacientët me pasqyrë më të lehtë shëndetësore. Gjorgjiev apelon tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria.

Lexo më Shumë

Sot më datë 23.03.2021, policia e Kumanovës nga Sektori për polici kriminalistike, me urdhër të Gjykatës kanë bastisur shtëpinë dhe hapësira tjera në pronë të 59 vjeçarit A.Q. nga Kumanova. Me këtë rast, MPB njofton se është zbuluar një punëtori e improvizuar dhe në shtëpi janë gjetur një revole, dy revole gazi, pushkë gjuetie Karabin e kalibrit 8х57mm, pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm, 180 patronë, 88 plumba, kuti me pjesë të pushkëve të gjuetisë dhe revoleve, etj. A.Q është arrestuar dhe ndaj tij do të ketë padi adekuate nga Prokuroria Kompetente.

Lexo më Shumë

Të gjitha riparimet e autobusëve të “Durmo Turs” janë kryer në shërbimin e stacionit ku kishte fletore për secilin automjet. Personi përgjegjës për garazhin ka qenë Remzi Miftari, por ai nuk mund ta dinte se çfarë ishte tek një automjet nëse shoferi nuk e paraqiste atë problem. Çdo shofer profesionist ishte i detyruar të kontrollonte automjetin para se të nisej për në rrugë, deklaroi i pandehuri i parë, Durmish Beluli, në seancën e sotme për rastin e “Llaskarcës”. Në mbrojtje të tij, pronari i “Durmo Tursit”, Belluli tha se ai nuk kontribuoi në asnjë mënyrë në aksidentin dhe se nuk…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes është kryer bastisje në banesën e ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, por edhe në banesat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është azilant në Hungari, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”. Bastisjet kryhen në lidhje me lëndën parcelat në “Vodno”, njofton Portalb.mk. Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka konfirmuar se është kryer bastisja. Para dy javëve në paraburgim për parcelat në Vodno është dërguar biznesmeni Orce Kamçev edhe atë si i dyshuar për veprën penale “larje parash”. Ish kryeministri Nikolla Gruevski ngarkohet për ka mundësuar me para të mbledhura…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan Komunën e Zhelinës se borxhin e mbledhur prej disa vitesh për shfrytëzimin e kanalizimit qytetarëve ua dërgon në një fletëpagesë prej mbi 11 mijë denarëve. ASH-AAA kërkon nga komuna e Zhelinës që të sqarojnë se përse i detyrojnë të paguajnë edhe një pjesë të fshatit ku nuk ka kanalizim. Nga Komuna e Zhelinës nuk sqarojnë se përse për vite me radhë nuk kanë bërë fatura për pagesë të kanalizimit, por se qytetarëve që iu mundësohet pagesa në këste, ndërsa për shkak të pandemisë, nuk do të procedojnë këto lëndë në përmbarues. “Një objekt…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup policia ka kryer bastisje në baneat e Nikolla Gruevskit në Shkup, kanë njoftuar burime policore. Sipas tyre, bastisja është kryer në orët e paradites, transmeton gazeta Lajm. Siç shkruan “Slloboden Peçat” më herët bastisje janë kryer edhe në disa objekte në Prilep, pronë e ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski. Nga policia kanë konfirmuar bastisjet në Prilep dhe Shkup, por pa përmendur pronarët e tyre. Bastisjet kanë të bëjnë me dushimet lidhur me rastin “Parcelat në Vodno”. Në këtë rast, Gruevski akuzohet se ka mundësuar që me para të grumbulluara për partinë të blehen parcela…

Lexo më Shumë

Rruga që shpien drejt Banjës së qytetit edhe pse e ndërtuar në vitin 2017 e financuar nga BE ndërsa e realizuar nga Komuna e Tetovës nëpërmjet dy firmave të kontraktuara sot është në gjendje të mjerueshme dhe është e ndërtuar jashtë çdo standardi. Shembjet anësore përbëjnë rrezik potencial për të gjithë vizitorët që e kanë të vetmin vend atraktiv në qytetin e Tetovës. Mungesa e mureve mbajtëse shpeshherë pamundëson rrëshqitjen e dheut me çrast kjo rrugë përbën rrezik. Kjo rrugë e ndërtuar nga dy kompanitë e Tetovës është rregulluar jashtë çdo standardi, ndërsa Komuna e Tetovës edhe pse disa herë…

Lexo më Shumë

Bullgaria e mban si peng fatin politik të Maqedonisë së Veriut me kërkesa dhe keqpërdor BE-në dhe rregullat juridike ndërkombëtare, për shkak të së cilave vendi do të mund të ngrit kontest juridik para gjykatave ndërkombëtare, vlerëson organizata joqeveritare gjermane “Just Access”, në analizën e titulluar “Mohimi i qasjes në BE dhe drejtësia: Si paraqesin keqpërdorim të rregullave procedurale për qasje në BE procedurat e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut”. Kjo organizatë thekson se taktika bullgare e “përkuljes së krahut” filloi në vitin 2019, kur u shmang presioni i ashpër në kuadër të institucioneve të BE-së në bazë të pretendimeve…

Lexo më Shumë

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e pengojnë punën e Kuvendit, përkundrazi ata janë aktiv për shumë tema të cilat janë në interes të qytetarëve”, deklaroi zëdhënësi i VRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. Sipas tij, në rast se pushteti, gjegjësisht LSDM-ja do të dëshironin që të votohet masa e pestë dhe t’i ndihmohet biznesit, atë do të mund ta bënin ditën kur u votua votëbesimi i qeverisë së Zoran Zaevit. “Por pse nuk e bënë atë? Atë nuk e bënë sepse as atyre nuk iu konvenon që të votohet masa e pestë ekonomike, për shkak se nuk kanë mjete në Buxhet”, deklaroi Dimçe…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar të dhëna në lidhje me pagën bruto dhe neto, të paguar në muajin janar të vitit 2021. Siç thonë nga ESHS, indeksi i pagës mesatare neto për muajin janar është rritur në 102.7, kurse rroga mesatare neto ka qenë 28.272 denarë. Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto për muajin janar 2021, ka qenë 42.204 denarë. “Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Shëndetësia dhe kujdesi shoqëror (12.4%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (8.4%) dhe Informacioni dhe komunikimet (8.3%)”, thonë nga ESHS.

Lexo më Shumë