Author: Hamdi Kumanova

Një takim mes kryeministrit Zoran Zaev, kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti do të jetë përpjekja e radhës për gjetjen e një zgjidhje për zhbllokimin e ligjeve që kanë ngecur në Kuvend. Takimi pritet të mbahet para seancës për pyetjet e deputetëve të enjten por Zaev nuk përjashtoi as mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha opsionet janë të hapura, nga takimi i liderëve, deri te gjetja e zgjidhjes përmes koordinatorëve të grupeve parlamentare, deri te gjendja e jashtëzakonshme, gjithçka. Vetëm t’i lirojmë institucionet të sjellin vendime që janë me rëndësi…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i edukimit fizik dhe shëndetit të nxënësve është po aq i rëndësishëm në procesin arsimor sa të gjitha aspektet e tjera të procesit arsimor. Investimi në infrastrukturën arsimore dhe salla të sportit është pjesë përbërëse e reformave për avancimin e arsimit fillor mbi të cilat MASH intensivisht punon. “Investimi në objektet kapitale, përkatësisht në infrastrukturë – shkolla dhe objekte ndihmëse, siç janë sallat e sportit , janë mjaftë të rëndësishme që nxënësve t′iu sigurojmë të zhvillojnë edukimin e tyre fizik dhe shëndetin”, tha Carovska gjatë mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e sallës sportive në kuadër të SHF “…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian sot ka sjellë disa ndryshime në mekanizmin e tyre për autorizim për transport të vaksinave në vendet e treta, me qëllim që të ketë transparencë më të madhe në tregtinë me vaksinat. Me ndryshimet e reja, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të përjashtohen nga mekanizmi për vaksinat, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Këto ndryshime vijnë pasi BE është ballafaquar me probleme të shumta rreth dërgesës së vaksinave nga ana e kompanive farmaceutike dhe mungesës së dozave në vendet anëtare të BE-së. Mekanizmi nënkupton se prej tani e më tej, proporcionaliteti dhe reciprociteti do të jenë parimet udhëheqëse…

Lexo më Shumë

Raporti nga monitoringu i furnizimeve publike i Qendrës për Komunikime Civile edhe një herë e ngre alarmin për jotransparencën dhe korrupsionin e lartë, të cilat Maqedoninë e Veriut po e mbajnë në fund të listës për nga shkalla e korrupsionit. Firmosja e marrëveshjeve në vlerë prej 11 milionë euro për furnizime publike në formë jotransparente mund me ndodhë vetëm në një shtet ku Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë shpikë “zgjidhje” softuerike dhe furnizime publike pa pasur nevojë dhe ku zv./kryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit e luan rolin e inspektorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Kështu Maqedonia e Veriut po…

Lexo më Shumë

Armë dhe municion në banesën e Gruevskit?! Siç njofton portali A1.on në gjuhën maqedonase, gjatë kontrollit të banesave ku jetonte ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, policia ka gjetur 4 armë pistoleta për të cilat nuk dihet a ka poseduar leje adekuate.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Muahmet Hoxha në press konferencën e sotme të rregullt njoftoi se deri më sot janë vetë-regjistruar 137.111 mijë bashkëqytetarë tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. “Në Zvicër janë vetë-regjistruar mbi 45.000 mijë qytetarë, në Gjermani mbi 31.000 mijë ndërkaq në Itali mbi 19.000 mijë,” u shprehë shkurt, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot në Bruksel ka pasur dy takime të ndara me kryesuesin e Komitetit LIBE, Huan Fernando Lope Agular, dhe eurodeputetin kroat Toni Picula. Temë e bisedës ka qenë reformat në gjyqësor, që i ndërmerr Ministria e Drejtësisë dhe eurodeputetët. “Mariçiç potencoi reformën gjyqësore me fokus në projektin e dixhitalizimit të gjykatave, një proces që Ministria e Drejtësisë po punon intensivisht, i cili do të rezultojë në më shumë se 100 salla gjyqi të dixhitalizuara, të cilat do të jenë një hap i madh madh teknologjik dhe modernizim. Kjo do të kontribuojë në procedura gjyqësore më…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se deputetët e partisë së tij janë të gatshëm të krijojnë kuorum në Kuvend për katër ligje që lidhen me krizën, në rast se vendosen në rend dite nesër. Në mënyrë që të mos ketë justifikime dhe të dalë në sipërfaqe fakti kush punon për interesat e qytetarëve dhe kush për interesin e tij personal, unë i kërkoj Kuvendit në seancën e nesërme ku parashikohen pyetje deputetësh, para saj të caktohet seancë me katër ligjet që janë me interes për qytetarët, ekonominë dhe që lidhen me situatën e krizës, ose më saktë: Vendim për…

Lexo më Shumë

Njësia për hetime pranë Drejtorisë doganore dje në Prokurorinë themelore publike në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër një kompanie nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “Evitim i pagesës së akcizës”, e dënueshme sipas nenit 279-b nga Kodi penal. “Bëhet fjalë për duhan të papërpunuar që është importuar në sasi prej 56.799 kilogramëve, e që më pas është lëshuar në qarkullim në rajonin akcizor në mënyrë joligjore, pa u paguar akciza në vlerë prej 102.238.200 denarëve, ose 1,66 milionë eurove“, thonë nga Prokuroria, transmeton gazeta Lajm. Bëhet fjalë për pesë importe të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (23-mars) deri në Prokurorinë Themelore Publike-Gostivar, ka ngritur padi penale kundër personave B.D. (20) dhe 22-vjeçarit K.D nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepër penale “vjedhje të rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal informon Tetovasot Dy shtetasit shqiptarë dyshohet se kanë kryer dy vjedhje të rënda në shtëpi në rajonin e gjerë të Vrapçishtit në shkurt dhe mars të këtij viti, kështu që kanë marrë një numër të madhë të gjësendeve të ndryshme. Të njëjtit dje (23-mars) pasdite…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski tha se nuk përjashtohen masat e reja nuk përjashtohen nëse numrat e të infektuarave rriten. Por sipas Arsovskit më e rëndësishme është të mos ketë mungesa të shtretërve në spitale, në të kundërt do të merren masa të menjhershme. Nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive ende nuk ka propozime për masa shtesë, por nëse do të ketë Qeveria nuk do të hezitojë t’i analizojë ato dhe të vendosë.

Lexo më Shumë

Pas gazetarëve dhe punëtorëve medialë edhe policia do të vaksinohet në Serbi. Sindikata e pavarur e policisë njoftoi se janë në fazë përfundimtare negociatat për sigurimin e sasisë së vaksinave për anëtarët e tyre. “Vaksinimi i anëtarëve tanë por edhe policëve tjerë që do të paraqiten vullnetarisht nga njësitë organizative me rrezik më të madh, do të realizohet në Republikën e Serbisë në bazë të një plani të përgatitur paraprakisht nga trup punues që do ta formohet nga Sindikata dhe për të cilin do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Policëve në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë