Author: Hamdi Kumanova

Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen me coronavirusin në vend. Gjatë ditëve të fundit numri i rasteve të reja është katërshfiror, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 20. Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mund të ketë masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve. Ndryshe, MSH sot njoftoi se ka edhe rreth 270 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në të gjithë shtetin./SHENJA

Lexo më Shumë

Para fillimit të fazës së dytë të regjistrimit, dhe në një kohë kur debati po nxehet nëse duhet të shtyhet siç beson opozita, kryetari i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski thotë se katër instruktorë për regjistrimin janë të infektuar me coronavirus. Ata u infektuan nga bashkëshortët e tyre, por Simovski thotë se nuk ka asnjë rrezik dhe kjo nuk është pengesë për regjistrimin. Protokollet e regjistrimit bëhen publike, ka protokolle të ndryshme për situata të ndryshme. Ju keni situata me njerëz në vet-izolim, keni pozitiv, keni një situatë ku ka njerëz të infektuar dhe të shëndetshëm. Kjo është arsyeja…

Lexo më Shumë

Mediumet në gjuhën maqedonase raportojnë se sot do të ketë protesta për rastin “Monstra” që do të organizohen nga parku I Çairit deri te Qeveria. Të njëjtat mediume poashtu transmetojnë një njoftim të policisë, sipas të cilit në rrugët nga Çairi deri te qeveria do të ketë regjim të posaçëm shkaku i protestave. Mirëpo Bedri Ajdari, nga Këshilli organizativ, sqaron për gazetën Lajm se protesta do të ketë javën e ardhshme e jo gjatë ditës së sotme. “Protestat do të jenë më 2 prill dhe ftojmë shqiptarët për pjesëmarrje sa më masovike”, thekson Hajdari.

Lexo më Shumë

Me 23.03.2021 në ora 08.30 në SPB Shkup nga Ndihma e shpejt është lajmëruar se në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup është gjetur i vdekur M.L.(42) nga Shkupi, transmeton Almakos. Nga mjeku i Ndihmës së shpejt është konstatuar vdekja. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga zyrtarët e SPB Shkup. Me urdhrin e Prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore.

Lexo më Shumë

Me 23.03.2021 rreth orës 06.35 në SPB Manastir, V.T. ka lajmëruar se me 22.03.2021 rreth orës 22.45 nga një kazino në Manastir, një kryerës i panjohur ka vjedhur dy arka me para, transmeton Almakos. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 23.03.2021 në ora 08.05 në Stacionin Policor në Gazi Babë nga Ndihma e shpejt është lajmëruar se në një shtëpi në rrugën “Zendel Xhemaili” ka një foshnje të vdekur, transmeton Almakos. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gazi Babë, ku është konstatuar se bëhet fjalë për foshnje të vdekur dy muajsh nga nëna adoleshente nga Shkupi. Nga mjeku i Ndihmës së shpejt është konstatuar vdekja, ndërsa me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore.

Lexo më Shumë

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s ranë dakord ta përforcojnë mbrojtjen nga sulmet e Rusisë, përfshirë edhe tentimet ruse për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO është vigjilente dhe e gatshme për t’iu kundër-përgjigjur sulmeve të natyrave të ndryshme, bashkë me Bashkimin Evropian. Aleatët shprehën gatishmërinë për të kontribuuar në kontrollin e armëve nukleare. Rusia destabilizon fqinjët e saj, përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Po përpiqet të ndikojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rusia vazhdon përforcimet ushtarake, nga Baltiku deri në Detin e Zi, nga Lindja e Mesme…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev i dërgoi letër urimi Albin Kurtit me rastin e përzgjedhjes së tij për Kryetar të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në letër, si dhe në bisedën telefonike gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Zaev homologut të tij kosovar i dëshiroi sukses në kryerjen funksionit të përgjegjshëm dhe shprehu kënaqësinë e marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë së veriut dhe Kosovës. “Bashkëpunimi jonë realizohet përmes dialogut të hapur, të bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, përmes bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe tregtar, një trend që presim të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar edhe në të ardhmen që do të mundësojë…

Lexo më Shumë

Edhe kur nuk ka pasur pandemi, regjistrimi ka qenë i vështirë të realizohet. Ky proces nuk guxon të anulohet sepse në vjeshtë janë zgjedhjet, ndërsa pranverën e ardhshme askush nuk siguron se shifrat nuk do të jenë të njëjta sikur tani. Kështu dërgoi porositi kryeministri Zoran Zaev, ndaj thirrjeve për anulim të regjistrimit për shkak të rritjes së numrave të të infektuarëve me Covid-19. Zaev më tej tha se një person nuk e bënë më shumë patriot bojkotimi i regjistrimit, prandaj u bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike që të regjistrohen. Në këtë mënyrë siç u shpreh Zaev, falë të…

Lexo më Shumë

Kuvendi është në bllokadë dhe si rrjedhojë nuk mbahen seanca plenare, por megjithatë, kryeparlamentari Talat Xhaferi do ta realizojë edhe nesër takimin joformal të rregullt me gazetarët. Takimi joformal që mbahet çdo të enjte të fundit, fillon në ora 10:00 dhe në kuadër të tij, njoftohen mediat për procedurat që janë në rrjedhë, transmeton TV21. Kuvendi një kohë të gjatë nuk ka mbajtur seanca, edhe pse për dje në rend dite ishte Ligji për pakot ekonomike, sërish u tërhoq pas, pasi nuk ka kuorum. Nga ana tjetër, situata rëndohet më shumë, për shkak se opozita shqiptare dhe ajo maqedonase i…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.096 teste të kryera janë regjistruar 1.347 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 451 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 122.227 raste, prej të cilëve 102.652 janë shëruar, kurse 3.545 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 16.030 raste aktive me virusin korona.

Lexo më Shumë