Author: Hamdi Kumanova

Me rastin e përvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, presidenti Stevo Pendarovski zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Nga Presidanca njoftojnë se gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rolin e Aleancës dhe ballafaqimin me sfidat e ardhshme të sigurisë, stabilitetin rajonal dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen që vendi merr nga Zyra e Sigurisë e NATO-s në procesin e çertifikimit të zyrtarëve në vend për çka kërkohet një çertifikatë sigurie e NATO-s. Të dy…

Lexo më Shumë

Mbi 70% të popullsisë duhet të vaksinohet për ta parandaluar përhapjen e virusit korona, tha drejtori i Institutit për imunobiologji dhe gjenetikë humane, d-r Aleksandar Petliçkovski në emisionin Klik Plus në TV21. “Virusi mund të përhapet tek individë që nuk janë të imunizuar, imunizimi mund të jetë për shkak të infektimit paraprak me sëmundjen ose për shkak të vaksinimit. Ne kemi mbaruar një të tretën e imunizimit, por gjithashtu është e rëndësishme që sa më shpejtë të mbyllet hapësira e përhapjes së virusit. Andaj është e rëndësishme që përqindja e popullsisë së imunizuar të rritet deri në një numër të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Inspektoriatit të Tregut i ka vlerësuar si të panevojshëm 35 shqiptarët qe Artan Grubi i ka dërguar nëpërmes tij në inspektorat. Tha se personat nuk kanë aftësi profesionale që i nevoiten inspektoratit “Po është e vërtetë, na i ka dërguar 35 persona.Por të gjithë me profesione që neve nuk na kryejnë punë. Neve na duhen ekonomist, jurist, përkthyes, etj e jo detektiv, kriminalistikë e administratorë. Këto tre vite po bëjmë përpjekje tq zvogëlojmë numrin e administratorëve në inspektorat” i tha Paunovski News33. Burime të portalit News33 thonë se 35 personat kanë nënshkruar vendimet por ka muaj që presin…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.277 teste të kryera janë regjistruar 1.422 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 124.910 raste, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, kurse 3.607 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 17.472.

Lexo më Shumë

Rrugët e Çairit, veçanërisht nga Mavrovasja, si dhe rrugët që lidhin Çairinm me qeverinë sot ishin plot me policë nga ora 13 deri rreth orës 15, për të siguruar “protestën për rastin Monstra”. Mirëpo prezenca e tyre ka qenë e kotë, sepse sot nuk ka pasur protestë të caktuar. “Protesta do të mbahet më 2 prill, domethënë pas një jave”, ka deklaruar për gazetën Lajm Bedri Ajdari, nga këshilli organizativ i protestave. Paraprakisht MPB kishte njoftuar opinionin se do të ketë regjim të posaçëm lëvizjeje prej te parku i Çairit deri te Qeveria për shkak të protestës edhe atë nga…

Lexo më Shumë

Të enjten, 25.03.2021, u mbajt mbledhja e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV me rend dite “diskutimin rreth propozim programit të punës dhe aktiviteteve të Ramazanit 2021”. Pas diskutimit të frytshëm dhe shumë konstruktiv, Rijaseti i BFI të RMV solli vendim të njoftojë të gjitha muftinitë, organet dhe institucionet e saja si dhe të gjithë besimtarët e vendit me sa vijon: 1. Muaji i Ramazanit fillon më 13.04.2021, e martë, respektivisht dita e trembëdhjetë e prillit është dita e parë e agjërimit të muajit të Ramazanit. Namazi i teravisë në të gjitha xhamitë propozohet të fillojë menjëherë pas thirrjes…

Lexo më Shumë

Zbatimi i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe “E diela ditë jo pune” do të shtyhet nga 1 janari 2022, thanë sot në konferencë për shtyp kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Shtyrja e zbatimit do të vlejë edhe për ndryshimet në Ligjin për Tatimin në Pronë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informoi zv.ministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, Projektligji për Tatimin në Pronë është në procedurë parlamentare. Lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbështetjen Financiare për Investimet, zv.kryeministri Bytyqi tha se disa prej tyre do të ndihmojnë kompanitë për të…

Lexo më Shumë

Mundësi dhe kampioni olimpik për mundje, Shaban Tërstena ka kaluar 15 ditë në Klinikën Infektive në Shkup, nga ku thotë se është më mirë dhe e shfrytëzon rastin për të falemnderuar stafin mjeksor. “Unë jam akoma duke u trajtuar në një spital dhe sinqerisht i shoh me sytë e mi këta heronj të veshur me të bardha. Disa nga ata mjekë humbën jetën, dhe të gjithë të tjerët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve nga koronavirusi i mallkuar. Kështu këto tri ditët e fundit, unë, domethënë shpirti im, isha shumë afër vdekjes, nga…

Lexo më Shumë

kësive, z. Artan Grubi me përfaqësues të komuniteteve këtë herë me atë vlleh me të cilët është diskutuar për çështjen e regjistrimit në vend, si një nga proceset e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Grubi ka theksuar se ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë komunitetet në vend si një portë në të cilën ata mund të gjejnë mbështetje pasiqë vetëm në këtë mënyrë shoqëria në vend mund të jetë e barabartë. Senzibilizimi dhe mobilizimi për regjistrim të popullatës ishte pika kryesore e diskutimit mes bashkëbiseduesve me…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme propozim-ligji për shtetësi do të bëhet temë bisedimi mes subjekteve politike. Opozita shqiptare është e bindur se ligji do të miratohet. Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA-së, Skender Rexhepi thotë se bllokada do të hiqet në momentin që do të ketë marrëveshje konkrete. Sipas tij, në këtë rast nuk ka opsion tjetër. Gjithsesi se do të kalojë ligji për shtetësi dhe javën që vjen do të fillojnë është bisedimet për zgjidhen e këtij problemi. Ne e themi publikisht se të gjithë ata që fitojnë shtetësinë nga ky ligj, nuk duhet ta përkrahin asnjë subjekt politik përfshirë edhe…

Lexo më Shumë

Nëse mund të organizohet proces i shpejtë i vaksinimit, sepse duhet rreth 6.000 persona të vaksinohen, unë do të jem shumë i gëzuar nëse për këtë shkak vendim për prolongim në periudhë të shkurtër për fillim të regjistrimit dhe nuk do të ishte problem. Kështu deklaroi sot drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski. “Por për momentin Regjistrimi fillon më 1 prill dhe nuk mund të shkojmë me supozime. Askush nuk mund ta parashikojë as ardhmërinë më të afërt në kësi rasti dhe si do të jetë momenti kur do të miratohet vendimi”, theksoi Simovski, transmeton gazeta Lajm. “Nëse…

Lexo më Shumë