Nesër në mëngjes përmes aeroportit ndërkombëtar në Shkup pritet të arrijë një dërgesë me 24.000 doza vaksina të AstraZeneka përmes sistemit KOVAX. Vaksinat do ti presin ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe anëtarë të korit diplomatik të RMV, përfaqësues të Unicefit në RMV dhe zyra regjionale e KB. Deri tani në vend kanë arritur 8.000 doza nga Kompania Pfizer dhe 3.000 vaksina ruse. Me këto doza janë vaksinuar një pjesë e punonjësve shëndetësor. Shifrat në rritje të infektimeve dhe rasteve që përfundojnë me fatalitet kanë detyruar shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut të kërkojnë alternativa tjera. Këtë fundjavë janë caktuar…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar njëvjetorin e anëtarësimit në Aleancën veri-atlantike me manifestime të ndryshme, duke përfshirë edhe fluturime të ulëta të avionëve të NATO-s mbi qiellin e saj. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është më e sigurt. “Nëse duhet të përshkruaj me një fjalë ngjarjen e sotme me të cilën ne festojmë anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO – atëherë kjo fjalë është ‘ia dolëm’… Ne patëm sukses sepse anëtarësimi në NATO është kontributi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin tonë. Kjo është garancia më e fortë…
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e biznismenit dhe humanistit të njohur nga komuna e Sarajit z.Nexhat Shaini, themelues dhe pronar i kompanisë Bau-Dom. Familjaret shkrujne: Sot u nda nga kjo bote axha jone Nexhat Shaini si pasoje e semundjes m virusin Covid-19. Varimi do jete sot pas ores 17:00 ne varrezat e f. Lubin. Per shkaqe shendetesore, mos te kete shume pjesemarres ne varrim. Ju faleminderit per mirekuptim. Me respekt, familja Shaini
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka dërguar urim me rastin e shënimit të njëvjetorit të anëtarësimit tonë të plotë në Aleancën Veriatlantike- NATO. “Më lejoni që sot, kur shënojmë një vit prej anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në Organizatën e Traktatit Veriarlantik – NATO, të shpreh urime të sinqerta ndaj jush, ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndaj të gjitha qeverive të kaluara dhe faktorëve politikë dhe gjithsesi, ndaj garniturave politike aktuale, pa marrë parasysh nëse janë në pushtet apo opozitë, sepse secili prej tyre, në fushëveprimin e vet, e dha mbështetjen e vet dhe kishte pjesë në…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në Çair të Shkupit me urdhër të Gjykatës Themelore Penale, transmeton Alsat. Sipas MPB-së është arrestuar 47-vjeçari I.A. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe lokalet tjera në komunën e Çairit, është gjetur një kornizë e një pushke automatike me 30 fishekë 7.62×39 mm, një pushkë gjuetie “Fabran”, një pompë “SDASS” kal.12 / 76mm, një gjysmë- automatiku i prodhimit jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe tetë gëzhoja gjuetie”, njoftojnë nga MPB. Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plot të rastiti, kundër personit në fjalë do të…
Në Qendrën e trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë, sot 569 kandidatë nga gjenerata 2019-2020, të cilët kaluan përzgjedhjen rigoroze konkurruese dhe përfunduan trajnimin një vjeçar, u graduan në oficerë të rinj të policisë. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili iu drejtua dhe uroi oficerëve të rinj të policisë, u tha atyre se ky është fillimi i një serie hapash të vazhdueshëm ku arsimi shtesë dhe përvoja e jetës dhe punës do të kulmojnë në një jetë të drejtuar nga dëshira për të kontribuar me vetëmohim për mirëqenien e njerëzve përreth tyre, të shoqërisë…
Pikërisht një vit më parë ne u bëmë anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rruga për në anëtarësim ishte e gjatë dhe e vështirë, ne pritëm 20 vjet më së shumti prej të gjithë kandidatëve në historinë e organizatës, por përkundër të gjitha vonesave nuk u dorëzuam sepse ishte dhe mbetet qëllimi ynë kryesor strategjik që nga pavarësia deri më sot, tha presidenti Stevo Pendarovski në ceremoninë qendrore të shënimit të përvjetorit të parë të anëtarësimit të Maqedonisë të Veriut në NATO në kazermën e “Ilindenit” në Shkup. “Me këtë, ne përfunduam përpjekjet e disa përbërjeve parlamentare…
E lindur në Novi Pazar, por e martuar në Maqedoni për më shumë se 50 vite, Ramize Krasniqi nga Tetova vazhdon të mos ketë shtetësi edhe pse bashkëshorti dhe i biri i sajë e gëzojnë të drejtën e shtetësisë. Djali i Ramizes tregon se shumë vite më parë kanë aplikuar për shtetësi por shteti u ka kërkuar 700 dollar që nënës Ramize t’i jepet shtetësia. Në një prononcim të shkurtër për News33, djali tregon edhe një vështirësi të kaluar ndër vite, thotë se përpos mohimit të shtetësisë për nënën, shteti e ka ndjekur e burgosur babin e tij për shkaqe…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e ditës së hënë me kryeministrin Zoran Zaev do të shkon me kërkesa të qarta për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe formimin e Qeverisë së ekspertëve për të organizuar zgjedhjet lokale. Mickoski është i gatshëm për Qeveri të unitetit kombëtarë në të cilin nuk e sheh ai veten, por thotë se do ta ndihmon të njëjtën me qëllim tejkalimin e krizës ekonomike, shëndetësore dhe politike ën të cilën ndodhet shteti. “Jo, un nuk po flas për koalicion të zgjeruar. Qëndrimi im ishte se duhet Qeveri ekspertësh e cila do t’i organizon zgjedhjet…
Nëse më duhet të përshkruaj sot me një fjalë ngjarjen me të cilën ne festojmë anëtarësimin e Maqedonisë të Veriut në NATO – atëherë kjo fjalë është sukses. Ne patëm sukses sepse anëtarësimi në NATO është kontributi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin tonë. Kjo është garancia më e fortë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë të Veriut. Kjo u theksua nga kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij sot në kremtimin solemn të një viti të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë të Veriut në NATO, si vendi i 30-të aleat. Ai shtoi se…
Shtyrja e datës së negociatave me BE-së nuk përballohet më. Ky është konstatimi i ministrit t Jashtëm, Bujar Osmani në jubileun e partë të anëtarësimi të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas tij, mos fillimi i negociatave nuk përballohet më as nga shteti dhe as nga rajoni. Osmani thotë se Maqedonia e Veriut është i ka tejkaluar kriteret e nevojshme për fillimin e negociatave. Shtyrja e fillimit të negociatave nuk durohet më. Nuk përballohet nga rajoni, nuk përballohet nga kredibiliteti i procesit të zgjerimit dhe as nga BE-ja. Duke i pasur parasysh të gjitha argumentet se Maqedonia e Veriut i…
Bullgaria do të pranojë 200,000 vaksina javën e ardhshme. Unë do të propozoj që të dërgojmë 5,000 vaksina në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha sot kryeministri bullgar, Bojko Borisov, transmeton Alsat. Borisov tha se “do të ishte një gjest vërtet miqësor për shëndetin e njerëzve”. Borisov këto deklarata i bëri sot gjatë inspektimit të punës ndërtimore në modernizimin e stacionit të kompresorëve “Lozenec”, ku mes tjerash shprehu besimin se Bullgaria do të arrijë të sigurojë mbi një milion vaksina në muajin prill.

