Kryeministri Zoran Zaev ditw më parë ka demantuar zyrtarisht zwrat pwr rikonstrumin e qeverisw, por burime brenda ekzekutivit thonë se ndryshimet nw kabinetin qeveritar po bwhen gjithnjw e mw tw sigurta.
Këto burime theksojnë se ndryshimi më i madh pritet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dikaster që pritet ta marrë nën drejtim Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ministri aktual Oliver Spasovski pritet të kalojë në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse ministrja aktuale, Radmilla Shekerinska do të rikthehet si zv kryeministre për eurointegrime në vend të Nikolla Dimitriovit, ose do të udhëtojë si ambasadore në SHBA.
Për momentin nuk përmendet ndonjë emër i mundshëm nga BDI për postin e ministrit të brendshëm, por si emër më serioz tani për tani figuron emri i zv ministrit aktual, Nazim Bushi. Për Ministrinë e Brendshme BDI do të japë ose Ministrinë e Financave, ose atë të Punëve të Jashtme. Nese BDI jep Ministrinë e Jashtme, si kandidat për kryepolic të parë futet edhe Bujar Osmani, por kjo varet nga raportet që dëshiron ti ndërtojë në Tetovë ardhmen kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me nënkryetarin e partisë, Izet Mexhiti.
Por, ditw mw parw Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga BDI ka hedhur poshtë si të pavërteta zërat, se do të ketë rikonstruim të Qeverisë.
Në emisionin Click Plus ai, duke folur për pjesën e BDI-së, vlerëson se ministrat janë duke punuar mirë.
“Ne vlerësojmë se Qeveria është duke punuar mirë”, tha Osmani.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
- (VIDEO) Supremja shfuqizoi vendimin për Llaskarcën, rasti nis nga e para
- Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”
- VLEN shpall Jakup Huseinin kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës
- Tranzicioni nga etika e besës te nihilizmi i konsumerizmit: Një autopsi filozofike e shpirtit shqiptar
- (VIDEO) Nafta i kushton 4-fish qytetarit të RMV-së, Mickoski relativizon, kajsia nuk krahasohet me limonin
- IEA: Furnizimi global me naftë bie me 1.6 milion fuçi në ditë në gusht
- Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ SPAK pritet të dërgojë kërkesën e dytë Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut



