Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 55 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 657 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 27 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 20 pranime të pacientëve, 8 pacientë janepranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 135 të sëmurë,…
Author: Hamdi Kumanova
Java e ardhshme do të jetë vendimtare për debllokimin e Kuvendit dhe shumë procese të tjera të rëndësishme në vend. Nesër dhe kah mesi i javës, pushteti do të tentojë të gjejë ujdi me partitë në opozitë duke kërkuar zgjidhje si për kushtet e tyre ashtu dhe për proceset e filluara nga shumica parlamentare në Kuvend, të cilat janë bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe për shkak të mijëra amendamenteve të deponuara. Fillimisht, të hënën kryeministri Zoran Zaev do të takojë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me të cilin do të bisedojë për më shumë tema, por temë…
Zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, amendamentet e opozitës në kuvend dhe përçarjet brenda BDI-së janë evidente në opinionin publik. Pohimet e fundit që vijnë nga grupi i të revoltuarve brenda BDI-së thonë se kjo parti po shkrihet në LSDM, andaj ata kanë vendosur të distancohen nga e njëjta. Por analisti politik Mersim Maksuti për situatën e krijuar në kuvend thotë se faktorët politik duhet të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët, sepse edhe bllokimi që bën opozita nuk është rregull e demokracisë. Ndërsa sa i takon pretendimit të shkrirjes së BDI-së në LSDM ai thotë se nuk…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në ora 14:300 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit arriti dërgesa e dytë e vaksinës ruse. Kjo dërgesa, sipas MSH-së, është për rivaksnimin e 3.000 punonjësve shëndetësorë. Ndryshe, gjatë ditës së sotshme në mëngjes arritën edhe 24 mijë vaksinat e AstraZeneca që erdhën përmes Kovaks sistemit. Me 24 mijë vaksinat kundër coronavirusit pritet që të mërkurën të fillojë imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara ku prioritet për vaksinim kishin punonjësit shëndetësorë. Me vaksinat “AstraZeneca”prioritet për imunizim do të kenë personat mbi 70 vjet”.
Vendimi për krijimin e bashkëpunimit ndërkomunal në mes Qytetit të Shkupit dhe komunës së Karposhit për pjesëmarrjen financiare në rekonstruktimin e një pjese të rrugës “Zagrebit” është një nga pikat që do të diskutohet nga Këshilli i Qyteti i Shkupit në seancën e tij të ardhshme. “Me këtë vendim, Qyteti i Shkupit do të financojë plotësisht rindërtimin e një pjese të rrugës “Zagrebit”, në një shkallë të shkallëve që lidhin rrugën “Lerinit” me hyrjen e spitalit të Fëmijëve në Kozle në gjatësi prej rreth 200 metra, dhe për këtë qëllim janë siguruar 10 milion denarë”, kumtuan sot nga Qyteti i…
Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji sot e ka përshëndetur dorëzimin e vaksinave kundër Kovid-19 për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi përmes programit Kovaks. “BE është mes atyre që më së shumti kontribuojnë për Kovaks dhe është solidar me partnerët e saj që të sigurohen vaksinat dhe të arrijnë te të gjithë. Do të dalim bashkë nga pandemia”, ka shkruar Varheji në profilin e tij në Tuiter. Në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut përmes programit Kovaks sot kanë arrit nga 24.00 doza të vaksinës AstraZeneka. BE në porosinë e saj në Tuiter ka theksuar se mbështetja…
Partitë politike kanë formuar grupe të punës për ndryshimin e modelit zgjedhor, por publiku një kohë të gjatë nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje. Së fundmi nismë në Kuvend për ndryshim të modelit zgjedhor, nga gjashtë me një njësi zgjedhore propozuan deputetët e partive më të vogla. Por ky propozim ligj ende nuk është shqyrtuar. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashkovski thotë ky organ mund ti realizojë zgjedhjet me çfarë do modeli. “Mendoj se për atë duhet të bëhet paraprakisht studim i mirë i cili do të përpunohet dhe do të garantojë rezultate të mira. Në më shumë…
Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut lidhur me vendimin e autoriteteve doganore në pikën kufitare “Deve Bair” për të mos lejuar hyrjen në vend të 920 libra për Qendrën Informative-Kulturore bullgare në vend. Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, librat me titull “Këngë popullore bullgare nga Vëllezërit Milladinov” u transportuan nga shtetasi bullgar Viktor Stojanov, i cili, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, tregoi marrëveshje për doancion, me të cilën do të dorëzoheshin librat në Qendrën kulturore. Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të…
Sikurse shumë qendra tjera, edhe Spitali I Tetovës përballet me rritje të të hpsitalizuarve në covid-qendrën. Nga kjo qendër njoftojnë se më të prekur janë ata të moshës 40 deri 50 vjecare dhe që nuk kanë pasur sëmundje shoqëruese. Në këtë qendër nuk ka fëmijë të hospitalizuar. Shumica e covid-pacientëve janë në gjendje të rëndë, veçanërisht ata që kanë sëmundje shoqëruese, kurse pacientët tjerë pa komorbitete kanë pasqyra klinike në kuadër të normales, por sërish nuk arrijnë të dalin nga mjekimi spitalor – thonë nga Spitali I Tetovës, duke ripërsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar të rinjve që të kenë…
Pasi që edhe publikisht drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, pranoi që katër instruktorë janë të infektuar me Covid 19, kjo i bie që me shumë gjasë do të kemi të infektuar edhe nga regjistruesit e terrenit që për disa ditë do të fillojnë me këtë procedurë gjithandej vendit. Duke e marrë në konsideratë paaftësinë e Qeverisë së RMV-së për të menaxhuar me Covid 19, mendojmë se vaksinimi i menjëhershëm i regjistruesve dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në procesin e regjistrimit është nevojë imediate. AlternAtivA ka kërkuar të respektohen rekomandimet e OKB-së që në kohë pandemie…
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit, dhe vetëm dje janë gjobitur 325 shoferë për tejkalim shpejtësie. “Në territorin e SPB Tetovë policët kanë dënuar 194 shoferë, nga Njësia për siguri në komunikacion pranë MPB janë shqiptuar 47 masa, ndërsa të tjerët janë nga SPB Ohër, SPB Kumanovë dhe SPB Shkup”, tha zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski. Ai shtoi se 38 shoferë janë kapur me mbi 70 kilometra në orë, ndërsa 146 të tjerët janë me mbi 50 kilometra në orë. “Kontrolet do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim”, tha Angellovski.
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenber nëpërmjet një video paraqitje me rastin e përvjetorit të parë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ka thënë se vendi është aleat i vlefshëm i NATO-s. Ai tha se Maqedonia e Veriut është vend sovran në aleancën e fuqishme, me vendin e saj në tavolinën e NATO-s dhe votë të barabartë në miratimin e vendimeve, transmeton Portalb.mk. Stoltenberg ka theksuar se ky është fundi i një udhëtimi të shtruar me guxim dhe vendosshmëri, që ka vendosur Maqedoninë e Veriut në rrugën e stabilitetin dhe prosperitetit, të rrethuar me 29 miq dhe aleatë,…

