Për çdo ditë që ky vend drejtohet nga binomi LSDM-BDI ky vend edhe më tepër largohet nga rruga e integrimeve evropiane. Së fundmi jemi dëshmitar të tentativës së qeverisë për të kontrabanduar amnisti për të gjithë ata të cilët kanë ndërtuar në kundërshtim me ligjin dhe për të cilët organet e drejtësisë kanë iniciuar procedura kundërvajtëse. Në një shtet i cili aspiron anëtarësimin në BE nuk mund të ndodhë që dy liderë të partive maqedonase, përmes konsensusit politik, të ndërhyjnë në organet e drejtësisë dhe të pamundësojnë që shkelësit e ligjit të marrin dënimin e merituar, kjo për pazare të tyre politike.
Më tutje, ky propozim ligj në mënyrën siç po tentohet të miratohet, përpos që nuk vlen për të gjitha rajonet në Maqedoninë e Veriut, i diskriminon qytetarët, duke i favorizuar ata të cilët kanë ndërtuar ilegalisht dhe duke i diskriminuar ata të cilët kanë ndërtuar në përputhje me ligjin. Madje, aq më keq, i motivon ndërtimet ilegale dhe shkeljen e ligjit në të ardhmen.
Kjo është arsyeja që ta pyesim publikisht kryeministrin Zaev: Cili është pazari politik me VMRO-në për të kaluar një ligj të tillë skandaloz? Si mendon ai dhe shpura e tij të instalojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës kur me konsensus politik e shkelin drejtësinë dhe ndërhyjnë në organet e gjyqësisë?!
Sidoqoftë, AlternAtivA e gjykon si të dëmshëm këtë veprim dhe konstaton se ky vend ngadalë, por sigurt, po largohet gjithnjë e më larg nga Europa, njëherazi duke i përzënë çdo ditë e më shumë qytetarët e tij drejt perëndimit.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ SPAK pritet të dërgojë kërkesën e dytë Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut
- Efi Dhedhes “çmend” rrjetin, shfaqet e mbështjellë me çarçaf dhe pa rroba
- “Ka probleme me zemrën, nevojitet ndërhyrje”/ Gruaja e Nicolas Maduro kërkon lirimin për arsye shëndetësore
- “KAYO nën administrimin e Ardi Veliut, kamikazit të kryeministrit”/ Përgjimet për trafik armësh, ish-zv.ministri i Brendshëm: Ron Yeffet, sekser i Edi Ramës
- Plumbat në Çair përfunduan me vdekje: Policia kap gjurmët e dy autorëve
- Mustafa Dauti, Zv Drejtori i Doganave ne RMV zbulon dy lëvizje të mëdha për pikën kufitare Bellanoc-Stançiç!
- Lela Seferi “tërbon” rrjetin me pozat në bikini
- “Armët do të prodhohen në Afrikë dhe paketohen në Shqipëri”/ Akuzat e Ahmetajt, ministrja Ismaili “merr në mbrojtje” KAYO-n: Është krenaria jonë!



