Author: Hamdi Kumanova

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 48 pacientë, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 668 persona të dyshua dhe konfirmuar me koronavirus po kurohen në repartet infektive në Shkup.Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur 30 pranime. Në Kovid Qendrën në Spitalin 8 shtatori kishte 7 pranime, ndërsa 6 pacientë të tjerë u pranuan në Klinikën Infektive. Në Kozle është pranuar 1 person derisa në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, janë pranuar 4 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 24 pacientë të shëruar. Numri i pacientëve…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka demantuar informacionet se funksionarët shtetëror janë vaksinuar kundër coronavirusit. Në një postim në llogarinë zyrtare të zëdhënësit të Qeverisë, thuhet se informacionet se ndonjë ministër është vaksinuar, janë të rrejshme. “I demantojmë ashpër, nuk ekziston asnjë ministër i vaksinuar. I bëjmë thirrje deputetit dhe portaleve që e shpërndajnë këtë dezinformatë të rëndë të largohen nga manipulimet e popullsisë në këto momente të rënda të gjendjes shëndetësore në shtet”, thuhet në postim, si përgjigje ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, i cili e ka shpërndarë një lajm se ministrat janë vaksinuar. Milloshoski duke iu…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në ueb faqen census.stat.gov.mk janë regjistruar 11.101 mërgimtarë të tjerë. Me këtë shifër, numri i mërgimtarëve të vetëregjistruar ka arritur në gjithsej 171.620 të vetëregjistruar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Në listën e detajuar të mërgimtarëve të regjistruar, e përditësuar në ora 08:00 të ditës së sotme, Zvicra vazhdon të jetë shteti ku regjistrohen më së shumti mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut. Prej 1 marsi deri sot, nga ky vend janë regjistruar 56.146 mërgimtarë. E dyta është Gjermania, me 39.167 të regjistruar, ndërkaq e treta Italia me 24.702 të vetëregjistruar. Regjistrimi i diasporës ka…

Lexo më Shumë

Këtë mëngjes në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit është rrokullisur një makinë për pastrim. Sipas informacioneve, makina ka rënë në gropën e cila është shkaktuar nga prishja e pllakave në qendër. Është thirrur ekip i MPB-së për të kryer hetim, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Kjo nuk është hera e parë që të rrokulliset një makinë në këtë shesh. Në vitin 2017 një kamion po ashtu pësoi një aksident në shesh.

Lexo më Shumë

Gjatë nja aksident trafiku që ka ndodhur dje pasdite në rrugën Manastir- V.K. Mexhitlija jetën e ka humbur 34 vjeçari nga Manastiri. Nga SPB-Manastir njoftojnë se aksidenti është regjistruar në udhëkryqin mes fshatit Bistrica dhe Optiçari, kur automobili “Reno Megan”, me targa të manastirit, drejtuar nga tanimë i ndjeri A.B. për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Në vendngjarje vozitësi ka marr plagë të rënda ndërsa rrugës për në Qendrën Klinike të Manastirit edhe ka nderuar jetë. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Hetim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Manastir.

Lexo më Shumë

Këshilli nacional i regjistrimit të turqve në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ndaj Entit Shtetëror të Statistikave, pasi që edhe pse komunitetit turk i takojnë 8 vende të rezervuara në Rajonin e Strugës dhe Vevcanit për regjistrues edhe instruktor, aty janë pranuar vetëm 8, transmeton Almakos. “ Enti Shtetëror i Statistikave në shpalljen e publikuar më 23 shkurt 2021 për instruktorë dhe regjistrues rajonal për rajonin e Komunës së Strugës dhe Vevçanit ka vendosur që të ndahen 8 vende për komunitetin turk. Edhe përkundër aplikimeve të mjaftueshme nga komunitetit turk për vendet e parashikuara në rajonin regjistrues të Strugēs, në…

Lexo më Shumë

Eshtë anuluar takimi mes pëfaqësuesve të partive shqiptare që ishte caktuar të mbahej sot në nivel të sekretarëve të përgjithshëm. Në këtë takim ishin ftuar pëfaqësuesit e BDI-së, ASH-së, AAA-së, Lëvizja BESA dhe PDSH-së. Por, pëfaqësuesit e partive opozitare shqiptare ASH dhe AAA, thanë se nuk do të marrin pjesë dhe nismën për këtë takim që erdhi nga BDI-ja, e cilësuan si të vonuar, shkruan gazeta LAJM. “Për arsye që ne si subjekt politik si dhe si koalicion veçse kemi formuar shtabe për senzibilizimin e qytetareve mbi procesin e regjistrimit, konsiderojme qe një takim i këtillë është i vonshëm dhe…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga policia, dje në orën 18:35 në SPB Shkup është denoncuar se në banesë në rrugën “Skupi” është gjetur i vdekur M.V.D (66) nga SHBA, me vendbanim në rrugën “Skupi”. Ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenje dhune. Po ashtu është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Faik Miftari  Javën që shkoi përfundova së lexuari librin me titull”Shkollat dhe arsimi në Kosovë 1830-1912”, të autorit, bashkëpunëtorit shkencor në degën e historisë pran Institutit Albanologjik të Prishtinës, dr. Sadik Mehmeti, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Autori i librit Sadik Mehmetit është i njohur jo vetëm në opinionin publik kosovar, por edhe mbarë shqiptar, si një hulumtues dhe studiues i zellshëm i cili mbi dy dekada merret me hulumtime dhe studime shkencore. Ka punuar afër 20 vjet në Arkivin e Kosovës(1999-2018), e prej vitit 2018 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinë si bashkëpunëtor shkencor në degën e historisë.…

Lexo më Shumë

Qe një javë banorët e rajonit të Prespës dhe policia janë në kërkim të 27-vjeçarit Islam Lumani nga fshati Krani i cili u zhduk më 21 mars dhe që atëherë atje nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me të. Përveç familjes së Lumanit, kryetari Zhivko Gosharevski gjithashtu bëri thirrje për ndihmë, duke kërkuar që të gjithë ata që e panë dhe e njohën të paraqiten në polici. “Shërbimet policore nga stacioni policor – Resnjë, njësi speciale të policisë, ekipe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, zjarrfikës, shërbime roje dhe popullata lokale po marrin pjesë aktivisht në kërkimin e Islam…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.763 testime dhe janë regjistruar 708 raste të reja. Prej rasteve të reja 341 janë në Shkup, 59 Prilep, Kumanovë 41,Veles 37, Gostivar, Manastir dhe Ohër 26, Kavadar 23, Tetovë 18, Shtip 17, Koçani 16, Negotinë dhge Dibër 11, Gjevgjeli 10, Strumicë 9, Strugë 7, Sveti Nikole, Resnjë dhe Vinicë 5, Makedonska Kamenicë 4, Kërçovë, Bogdanci, Demir Kapi dhe Dojran 2, Radovish, Dellçevë, Berovë dhe Vallandovë 1. Gjatë 24 orëve po ashtu kanë humbur jetën edhe 33 pacientë ku prej tyre 8 janë nga Shkupi, nga…

Lexo më Shumë

Udhëheqësja e Odës ekonomike të Maqedonisë, Danela Arsovska në “Facebook” kritikoi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ajo shkruan se për këto 30 vite të pavarësisë së Maqedonisë nuk mund të gjindet ministër më i paaftë. “Njerëzit vdesin, luftojnë me jetën, kërkojnë shpëtim ku të mrrinë, shkojnë nëpër shtete të tjera për vaksinim dhe duke rrezikuar të infektohen, ekonomia për shkak të paaftësisë së tij për një vit është drejt falimentimit, ndërsa ai fotografohet pa turp me vaksinat e arritura që është dashur të vijnë para një viti”, shrkuan Arsovska. Ajo mandje thotë se ministri Filipçe ke mbledhur ambasadorët për të…

Lexo më Shumë