Të dielën, pasi Ligji të hyjë në fuqi nga 1 janari 2022, qendrat tregtare do të punojnë me të gjitha dyqanet, restorantet dhe vendet turistike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pranoi kërkesat e biznesmenëve që këta sektorë të qëndrojnë të hapur të dielën. Detajet do të dakordohen përmes akteve nënligjore. I kemi paraqitur propozimet tona për ndryshime në Ligjin e Tregtisë dhe ato janë të pranueshme nga odat ekonomike dhe qendrat tregtare si dhe destinacionet turistike do të punojnë të dielën. Parimisht jemi dakorduar që me realizim të fillohet vitin e ardhshëm.” Partneri më i madh i koalicionit në…
Author: Hamdi Kumanova
Nesër (30 mars) me fillim në ora 14:00 në Kabinetin e presidentit të shtetit do të mbahet mbledhja e 12 e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë mbledhje përskaj anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidenti do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në seancën e nesërme do të diskutohet për gjendjen aktuale me pandeminë të shkaktuar nga Kovid-19si dhe për masat de aktivitetet e institucioneve kompetente. Ndryshe, nesër edhe Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë mbledhje, në të cilën do të analizohet të dhënat e fundit për gjendjen…
Vetëm me vazhdimin e investimeve në arsim mund të sjellim arsim cilësor. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në arsimin e lartë, ku nga njëra anë studentët kanë mundësi praktikën e tyre ta kryejnë në kushte të përshtatshme dhe moderne, ndërsa nga ana tjetër, kushtet për punë të profesorëve janë me të vërtet të përshtatshme me nevojat e tyre, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup, ku u realizua investim i konsiderueshëm në pajisje me mjete nga buxheti i MASH-it. “Për herë të parë, pas shumë vitesh, Ministria e Arsimit…
Ambasada bullgare në Shkup i ka dërguar notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, për shkak të së cilës, sipas MPJ-së bullgare, vendimi i autoriteteve doganore në pikën kufitare Deve Bair për të mos lejuar hyrjen e 920 librave për Qendrën kulturore informative bullgare në vend. Nga MPB-ja theksojnë se në pyetjen për rastin konkret kishte komunikatë zyrtare Drejtoria doganore si institucion kompetent dhe konsiderojnë se me këtë në mënyrë adekuate u është përgjigjur të gjitha pyetjeve. “Siç kemi njoftuar disa herë, Ministria e Punëve të Jashtme do të përmbahet nga komentimi i paraqitjeve publike në…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi se sot ka dhuruar plazmë gjaku për pacientët e sëmurë nga virusi Kovid-19. “Dhurimi I plazmës së gjakut në këto moment është me rëndësi tejet të madhe në mënyrë që ta mposhtim bashkarisht Kovid-19. I inkurajoj të gjithë ata që janë shëruar nga Kovid-19 të dhurojnë plazmë konvalescente, ta rrisim mundësinë për epilog të suksesshëm për secilin që po lufton kundër koronavirusit”, shkroi ministri Spasovski në Fejsbuk dhe bëri thirrje të dhurohet plazmë gjaku për arsye se e njejta shpëton jetë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot ka informuar se nesër do të ketë mbledhje Komisioni për Sëmundje Infektive. “Takimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është caktuar për nesër për shkak se zakonisht numri i rezultateve nga vikendi nuk është real. Gjatë ditës së nesërme do të shqyrtojmë të dhënat e reja”, ka thënë Filipçe, përcjell SHENJA.
Procesi i regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit vazhdoi me tempo të lartë edhe gatë fundjavës. Nga ESHS njoftojnë se në 24 orët e fundit janë vetë-regjistruar 11.101 persona. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne, ishte 171.620. “Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.101 persona, kurse numrat janë interesantë. A e keni ditur se në Xhibuti ka tre shtetas maqedonas që janë regjistruar? Në Tuvalu janë 4, në Avlbard dhe Jan Majen 4, në Ishujt Mariane Veriore 11. Me të vërtetë jemi gjithkund dhe këtë duhet ta…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp u shpreh i bindur se gjatë kësaj jave do të gjendet zgjidhje për pakon e pestë ekonomike në Kuvend. Ai deklaroi, se si ministri janë të gatshëm, që në kuadër të procedurës në komisionin kuvendor të intervenojnë në zgjatjen e afateve për aplikim të kompanive për sigurim të subvencioneve për paga. “Jam i sigurt se këtë javë do të gjejmë zgjidhje gjatë kësaj jave. Ne si Ministri jemi të gatshëm të intervenojmë në zgjidhjen ligjore, duke i shtuar edhe afatet për aplikim në kuadër të komisioneve përkatëse në Kuvend”, tha…
Ministri Shëndetësisë; Venko Filipçe, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se nga e mërkura do të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë, ndërsa sot edhe nesër do të vijojë shpërndarja e vaksinave në të gjitha rrethet. Ai tha se qendra e sportit “Boris Trajkovski” do të kthehet në qendër më të madhe të vaksinimit në Shkup, me mbi 30 pozicione vaksinimi. Ndërkohë, sipas Filipçes, po trajtohet edhe me kompaninë Pfizer, Bashkimin Evropian dhe Ambasadën kineze në vend, për të bërë të mundur sjelljen e më shumë vaksinave njëkohësisht. Sot edhe nesër do vijojë shpërndarja e vaksinave ndërsa të…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,11 % në raport me vendimin e datës 22.03.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS -98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të…
Kryeministri Zoran Zaev para takimit me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski ka deklaruar se pret që të gjejnë zgjidhje që regjistrimi të zhvillohet pa pengesë, me përkujdesje të plotë për shëndetin e regjistruesve dhe të qytetarëve dhe të njëjtin ta përkrah edhe VMRO-DPMNE. “Shkojë për të biseduar, të dëgjojë qëndrime dhe të nxisë të japim maksimum për interesat e qytetarëve”, ka thënë për MIA, kryeministri Zaev, transmeton SHENJA.
Një banorë i Tetovës është arrestuar nga policia pasi është konstatuar se ka shkelur orën policore, pas çka në mënyrë agresive është sjellë në mënyrë agresive ndaj policisë. Policia personin në fjalë ka takuar diku rreth orës 23:00 në rrugën “111” në Tetovë. – Advertisment – “Zyrtarët policorë kanë arrestuar 42 vjeçarin nga Tetova, i cili përveçse ka shkelur orën policore, ka pasur edhe sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë. Ai u ndalua në Stacionin policorë të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të pasoj edhe padi adekuate”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

