Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në “Facebook” tha se Agjencia për Informacione dhe Komunikime pranë NATO-s, sot te disa kompani dhe ekspertë tanë prezantoi mundësitë për pjesëmarrje në tenderë për mbështetje profesionale në NATO. Sheqerinska sqaron se kjo pjesëmarrje në tenderë do të jetë në pjesën e sistemit të komunikimeve dhe infromativ, cyber mbrojtje, platforma gjithsej rreth 150 servise. “E hapën derën drejt NATO-s, ndërsa tani hapin derën e tregut të NATO-s”, shkroi Sheqeronska. Ministrja Sheqerinska inkurajon kompanitë e Maqedonisë që të paraqiten në konkurset dhe tenderët e NATO-s.
Author: Hamdi Kumanova
Është anuluar takimi i Komisionit për Sëmundje Infektive që duheshe të mbahet sot. Në atë takim pritej të diskutohet nëse do të merren masa të reja për mbrojtje nga koronavirusi. Përndryshe po rrjedhin përgatitjet për imunizim me vaksinat e “AstraZeneca”, të cilët kanë arritur nëpërmjet Kovax sistemit. Në mesin e prillit duhet të arrijnë edhe 76.000 doza të “AstraZeneca” nëpërmjet Kovax sistemit. /SHENJA
Një Mercedes i bardhë në udhëkryqin “Leninova” afër Qeverisë është futur në një kafene, ka shkruar gazetaja Jordanka Ivanovska. Dëshmitarët okularë kanë thënë se vetura është e ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, transmeton joci.mk Më vonë Zhernovski ka deklaruar se në vetura ka qenë djali i tij me një shok, kurse sipas tij, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 21 e 45 minuta. “Është ngutur të arrijë në shtëpi para orës policore”, ka deklaruar Zhernovski, transmeton gazeta Lajm. Djali i Zhernovskit është transferuar në spital dhe ka qenë me fat që janë hapur “airbagët” mbrojtës.
Një polic është sulmuar fizikisht në Shkup. Rasti ka ndodhur pardje në rrugën “Vodnjanska”, kur 47 vjeçari me iniciale N.J. ka sulmuar policin, i cili ka qenë duke kryer detyrën, pas thirrjes nga ish bashkëshortja e 47 vjeçarit. Ajo e ka njoftuar policinë se ish bashkëshorti i saj ka tentuar me dhunë të futet në shtëpinë e saj. Pas dokumentimit të rastit, policia do të parashtrojë padi adekuate.
Kryetari dhe deputeti i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në “Facebook” ka reaguar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator. “Pas raundit të parë të fituar, trysnia publike duhet të vazhdojë që të ndryshohet edhe metodologjia e regjistrimit me sjelljen e një ligji të ri me konsensus politik”, shkruan Apasiev. Ndryshe, partia e “E majta” para disa ditëve nisi fushatën “Nuk e hap derën” dhe ishte kundër regjistrimit të popullsisë në kohe pandemie. Më herët vet Apasiev deklaroi se asnjë shtet në botë nuk regjistron mërgimtarët dhe se regjistrimi ishte për heqjen e maqedonasve si popull konstituiv.
BDI, që shtiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe njëherë e nënçmoi elektoratin e vetë dhe të gjithë shqiptarët. Zoran Zaev vetë e konfirmoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka kumtuar Ahmetit vetëm përmes telefonit dhe se nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti atë vetëm kuantitet dhe jo kualitet. Në këtë mënyrë, nga një parti që hyri në qeveri duke mashtruar me “kryeministrin shqiptar”, BDI sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit. Sidoqoftë, ia bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit,…
Bëhet fjalë vetëm për shtyrje të regjistrimit të qytetarëve rezident, jo edhe për ata të DIASPORËS. Përkundrazi, kjo formë mundëson periudhë shumë më të gjatë kohore për vazhdimin e regjistrimit të diasporës, nga muaji mars deri ne muajin shtator të këtij viti. Ndërsa sa i përket regjistrimit të qytetareve rezident, në muajin shtator pretendohet të ketë imunizim më të madh të popullsisë dhe pasoja më të vogla për shëndetin publik, por njëkohësisht edhe pjesëmarrje të opozitës në proces dhe zhbllokim te kuvendit.
Me shtyrjen e regjistrimit për në muajin shtator, do të shtyhen edhe zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas asaj që bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev, fushata zgjedhore do të fillojë pasi të përfundojë regjistrimi i popullsisë. Kjo sipas tij, do të ndodh gjatë muajit tetor. “Fushata zgjedhore do të fillojë pas shtatorit”, tha Zaevi. Ndërkaq, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor për këto zgjedhje. Lista të hapura për këshilltarët dhe zgjedhje e kryetarëve të komunave në rrethin e parë të votimit.
Kryeministri Zoran Zaev duke folur për vendimet që i kanë marrë me Hristijan Mickoski, tregoi se këto vendime i ka marrë me konsesus të partive të koalicionit, dhe të opozitës me të cilën do të takohet të mërkurën. I ka bërë thirrje edhe partisë “E majta” të Dimitar Apasievit të marrë pjesë në takim. “Donim të tregojmë se kjo nuk është marrëveshje vetëm mes dy partive politike, por kjo është një zgjidhje konsensusi. Unë do të takohem me partnerët e koalicionit ASH-AAA-ja, dhe ja i bëj thirrje edhe “Të majtës” të marrë pjesë në atë takim”, tha Zaevi, transmeton TV21.
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi, se gjatë takimit me Hristijan Mickoskin ka realizuar konsultime edhe me partnerët e koalicionit dhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski. Për opozitën shqiptare, tha nesër do të realizojë takim për Ligjin për shtetësi dhe për këtë vendim. “Gjatë takimit bëra pauzë dhe me këtë u konsultova me presidentin e shtetit, partnerët e koalicionit dhe nesër do të kem takim me opozitën shqiptare”, tha Zaevi, transmeton TV21. Zaevi tregoi për vendimet që u morën në takim, siç është ndryshimi i modelit zgjedhor dhe zhbllokimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, tha se në takim janë pajtuar lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Tema e dytë sa i përket punë në Kuvend, Micksoki tha se VMRO do të punojë në kuadër të Kuvendit së bashku me shumicën në të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me agjendën reformuese për BE dhe ekonominë dhe luftën kundër pandemisë. “Jemi pajtuar se duhet debllokuar kuvend, të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me proceset reformuese integrimen në BE. Ligjet lidhur me ndihmën ekonomisë dhe kjo ndihmë të arrij atije ku është e nevojshme”,…
Maqedonia e Veriut është vend i çudirave, prandaj pak njerëz do të habiten kur të lexojnë edhe “margaritarin” e fundit. Një ish kryetar komune, i cili do të blejë dyqan në një ndërtesë të sapondërtuar në vlerë prej 500 mijë eurove. Mirëpo pronësinë mbi dyqanin ai do ta fitojë pa dhënë asnjë cent të vetëm. Bëhet fjalë për ish kryetarin e komunës Aerodrom, Ivica Konevski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili veçmë ka bë parakontratën për të blerë një dyqan prej 324 metrave katrorë, në ndërtesë ekskluzive në komunën që e ka udhëhequr në dy mandate. Blerja bëhet pa dhënë…

