Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme ka ndërprerë një aheng në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup, pasi është konstatuar se janë shkelur masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, transmeton Alsat. “Më 27.03.2021 në orën 22.00, pas një raportimi të mëparshëm, policia ka kryer kontroll në një shtëpi private në rrugën “Manifesti i Majit” në Shkup, në pronësi të I.LGj. (25) dhe M.Gj. (20). Është konkluduar se nuk janë rrespektuar masat kundër përhapjes së Covid-19, dmth është organizuar aheng. Përveç motrës së tyre S.Gj. (19), në shtëpi janë gjetur gjashtë të rritur dhe tre të mitur”,…

Lexo më Shumë

Abdurahim Idrizi, karateist i KK “Makpetrol” nga Shkupi, e ka fituar vendin e parë në kategorinë kumite -60 kg në kampionatin shtetëror për senior 2021, i cili u mbajtë sot në Shkup. Megjithatë, as ky sukses si ka mjaftuar që ai të përfaqësojë Maqedoninë në kampionatin europian, pasi federata ka vendosur që në vend të tij të udhëtojë Emil Pavlov! Për babain e karateistit Abdurahim Idrizi, Alajdinin kjo është një padrejtësi e madhe. Në një postim në facebook, ai ka shkruar se Federata e ka thyer rregulloren e vet. Ja postimi i plotë: “Sot (27.03.2021) në Shkup u zhvillua kampionati…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit nga disa komuna të Sarajit, Studeniçanit, Haraçinës, Gazi Babës dhe Karposhit nesër do të mbeten pa energji elektrike. Prej QRMK – Shkup informon se nga ora 07:55 deri në ora 10:55, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Bërnjarci, shfrytëzuesit në anën e majtë të të rrugës së Haraçinës, objektet përreth ZIK Kravrastvo, ARS Komerc – rruga për në Haraçinë, guroren e Haraçinës dhe pikën e karburantit Davos në hyrja në fshatin Haraçinë. Nga ora 08:45 deri në ora 12:00, shfrytëzuesit nga fshati Gllumovë, i vendosur në afërsi të shkollës, do të jenë pa energji elektrike. Në…

Lexo më Shumë

Ditën e mërkurë fillon vaksinimi i popullatës, ndërsa prioritet do të kenë 20 mijë personat që janë paraqitur për vaksinim dhe që kanë mbi 75 vjet. Ata do të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca, ndërsa imunizimi masiv do të bëhet në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”. Imunizimi në qytetet tjera do të bëhet te pikat për vaksinim. Vaksinat që arritën nga Korea në Maqedoni po mbahen në temperatura nga dy deri tetë gradë. Ndryshe, 70 mijë dozat tjera që vijnë përmes mekanizmit Kovas pritet të arrijnë në prill.

Lexo më Shumë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut mirëpret dërgesën e 24,000 dozave të vaksinës Astra Zeneca COVID19 në Maqedoninë e Veriut. Kjo është e para në serinë e dërgesave të vaksinave përmes mekanizmit COVAX për të cilat Maqedonia e Veriut si vend vetëfinancues, ka paguar plotësisht. Bashkimi Europian është një nga kontribuesit më të mëdhenj në këtë iniciativë globale dhe ne jemi të lumtur ta shohim atë në veprim duke shpërndarë vaksina efektive dhe të sigurta. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, duke vepruar së bashku si ‘Ekipi Europa’ kanë kontribuar mbi 2.2 miliardë euro në mekanizmin…

Lexo më Shumë

Imami i mirënjohur nga Shqipëria, Elvis Naçi, në platformën Shqiptarët për Shqiptarët  i ka bërë apel diasporës shqiptare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrim masiv në regjistrimin e popullsisë, transmeton TS. “APEL I RENDESISHEM PER DIASPOREN E SHQIPTAREVE TE MAQEDONISE! Vellezer dhe motra, regjistrohuni, regjistrohuni, regjistrohuni sa me shume! Ky eshte linku i regjistrimit: https://census.stat.gov.mk/” ka shkruar Naçi përmes Facebook.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 160.519 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Ky numër nuk është edhe aq i madh duke krahasuar të shtunën e kaluar kur kishte mbi 11 mijë mërgitmarë të regjistruar. Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj. Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa do të zhvillohet deri më 21 prill 2021. Prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas arritjes së vaksinave sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit tha se priten doza shtesë të kësaj vaksine në prill. Ai theksoi se ky sistem është dashur të funksionojnë shumë më herët. “Për fat të keq është një sistem që pritën të funksionojë shumë më herët, por ndodhi që prodhuesit të mos i kënaqin nevojat e gjithë vendeve. Ky sistem ishte krijuar për disribuimin e barabartë”, tha Filipçe. Ai shtoi se në muajin prill pritet të arrijnë deri në 100 mijë vaksina, përkatësisht 76 mijë doza të tjera. “Imunizimi do të zbatohet në pika.…

Lexo më Shumë

Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për shkak të intensitetit të lart të qarkullimit të qytetarëve po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin. Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot, ashtu sikur një ditë më parë, po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19. Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në rrjetin social facebook ka komentuar takimin mes qytetarëve pa shtetësi dhe grupit parlamentar ASH-AAA. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në rrjetin social facebook ka komentuar takimin mes qytetarëve pa shtetësi dhe grupit parlamentar ASH-AAA. Postimi i plotë i Ziadin Selës në rrjetin social Facebook. Sot, një grup qytetarësh, të lindur e rritur në Maqedoninë e Veriut , të cilëve padrejtësisht u mohohet shtetësia, erdhën për të takuar deputetët tanë dhe për të inkurajuar grupin tonë parlamentar për të vazhduar luftën për ligjin për shtetësinë në emër të tyre.…

Lexo më Shumë

Në dy ditët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 62 humbje jete për shkak të COVID-19. Vendi fqinj është një prej më të goditurve në rajon nga pandemia pasi deri tani numëron mbi 3 600 viktima. Të premten pati 33 pacientë të vdekur dhe 1 422 raste të reja, duke bërë që në total të jenë mbi 17 mijë raste aktive me coronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përhapja e shpejtë e COVID-19 në javët e fundit vjen për shkak të pranisë së mutacionit britanik. Edhe pse nuk ka të dhëna të qarta për situatën për shkak të mungesës së…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 66 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 329 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 39 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 16 pranime të pacientëve, 9 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 2 pacientë dhe dy në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjatë 24 orëve të fundit janë…

Lexo më Shumë