Author: Hamdi Kumanova

Deputeti Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, bëri të ditur se të mërkurën opozita shqiptare do të takohet me kryeministrin Zaev për të diskutuar për ligjin për shtetësinë dhe gjetjen e zgjidhjes, transmeton TV21. Takimi do të mbahet të mërkurën në ora 10:00. “Kam një lajm të mirë edhe për të gjithë ata që kanë problem me shtetësinë se presioni ynë arriti suksesin e vet dhe ditën e merkur në ora 10 do të takohen dy kryetarët me kryeministrin dhe përfaqësues të Qeverisë bashkë me koordinatorët e koalicionit tonë dhe atyre qeveritarë me qëllim që të gjejmë zgjidhjen për ligjin për…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se ai nuk do ta hapë derën kur do të vijnë regjistruesit për regjistrim. Sipas tij, të kota janë kërcënimet e Qeverisë për kallëzime penale për personat që nuk do të hapin derën regjistruesve. “Unë dhe mijëra qytetarë të tjerë nuk do ta hapim derën. Venko, Zaev dhe drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski le të forcojnë regjistrimin dhe do të shohin se si do të përfundojë. Shëndeti i njeriu nuk ka çmim. Nëse qytetarët ndjehen të pasigurt, nuk duhet të hapin derën. Janë të kota deklarimet se ata që nuk do të hapin derën…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 153.574 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Këto shifra janë deri në ditën e premte, ndërsa numri i mërgimtarëve të vetregjistruar pritet të rritet gjatë fundjavës kur janë në pushime. Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj. Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa do të zhvillohet deri më 21 prill 2021. Prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Lidhjes Demokratike nga koalicioni qeverisës, Pavle Trajanov kërkon shtyrjen e procesit të regjistrimit për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë Covid-19, transmeton Alsat. Trajanov kërkon që gjatë kësaj periudhe të gjithë regjistruesit të vaksinohen kundër virusit korona. “Regjistrimi duhet të shtyhet për të paktën deri në qershor ose për një kohë të pacaktuar. Të sigurohet konsensus politik për kohën e mbajtjes ndërsa gjatë kësaj kohe të vaksinohen regjistruesit. Prandaj, ne propozojmë që Qeveria të bëjë një analizë të situatës dhe të marrë një vendim për shtyrjen e regjistrimit dhe t’i propozojmë Kuvendit të miratojë një ligj për ta…

Lexo më Shumë

Sonte, natën midis të shtunës 27 mars dhe të dielës 28 mars, në orën dy të mëngjesit, akrepat e orës do t’i lëvizim 60 minuta përpara duke e çuar orën në 3:00 (pajisjet elektronike do të azhurnohen automatikisht). Ora verore do të zgjasë deri më 31 tetor, që do të jetë e diela e fundit e tetorit, kur ne do ta kthejmë orën prapa dhe do të kthehemi në orën e dimrit. Asgjë nuk ndryshon në vendin tonë, pavarësisht nga fakti se Parlamenti Evropian miratoi propozimin për heqjen e ndërrimit sezonal në kohën e verës duke filluar nga viti 2021.…

Lexo më Shumë

Ka plot një muaj që ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, e ka humbur rrugën në oborrin e saj. Kjo, pos tjerash, shihet edhe nga reagimet e shume shoqatave dhe individëve, të cilët merren me kulturë. Pas gjithë atyre skandaleve, që i paraqiti ministrja e Kulturës, opinioni i gjerë ende pret përgjigje për disa çështje. Të themi se është e vërtetë që znj. Stefoska ka trashëguar borxh prej 3 mil. eurosh (ndonëse duket se ka problem me numrat, sepse në çdo dalje para opinionit nxjerrë numra të tjerë), por kjo nuk e amniston nga këto pyetje: 1. Pse gjatë rebalancit lejuat…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski sonte në emisionin në televizionin Kanal 5 deklaroi se dallimi midis këtij piku të virusit me valët e mëparshme është në atë se tani është i pranishëm varianti britanik i virusit i cili përhapet për 50 deri 70 për qind më shpejt dhe ka numër më të madh të të shtruarve në spital. “Te ne me siguri i kemi edhe variantin çek dhe britanik, Ky variant britanik në 24 deri 48 orë zhvillohet pasqyrë klinike e cila në dukje është e lehtë, megjithatë pneumoni të dhe komplikim i rëndë krijohet për më…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski realizoi bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer, me ç’rast u fol për ngjarjet aktuale politike dhe shoqërore në vend, si dhe përmbushjen e prioriteteve strategjike. “Në bisedë u konfirmua miqësia strategjike me SHBA-në, dhe përkushtimin në përmbushjen e agjendës lidhur me Aleancën e NATO-s dhe përmbushjen e vlerave të nevojshme demokratike. Nga ana e kryetarit Mickoski u cek nevoja për respektim të parimeve për sundimin e së drejtës dhe shtetin juridik, si dhe domosdoshmërinë e reformave të cilat do të thonë luftë vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit”,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorët e kovid-qendrave në vend. Filipçe ka falënderuar punonjësit shëndetësorë duke theksuar se gjendja në spitale është tejet serioze, por që falë tyre qytetarët po marrin ndihmën e nevojshme. – Advertisment – “Sistemi shëndetësor këto ditë po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Situata në spitale është shumë e serioze, por me një riorganizim të mirë të reparteve, po hapen hapësira të reja për trajtim të pacientëve me Covid-19. Shërbimet spitalore po funksionojnë normalisht edhe për ata që kanë nevojë…

Lexo më Shumë

Florian Nesimi ka përmendur disa argumente për qasjen e Universitetit të Tetovës ndaj pagesave të studentëve, ku me këtë rast tregon se rreth 1400 student janë liruar nga pagesa e semestrave, transmeton Almakos. “ Një fakt të cilin ndoshta nuk e keni lexuar askund, por që besoj se duhet të dihet: Universiteti i Tetovës në 7 vitet e fundit ka liruar nga pagesa e semestrave rreth 1400 studentë. E në këtë grup hyjnë: – studentët e shkëlqyeshëm në ciklin e parë të studimeve; – studentët e shkëlqyeshëm në ciklin e dytë të studimeve; – studentët pa prindër; – studentët…

Lexo më Shumë

LSDM-ja me anë të një kumtese thotë se “bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale, ndërsa çdo individ me regjistrim do të kontribuojë në zhvillimin e shtetit”. “Regjistrimi në prill do të zbatohet me respektim të plotë të protokolleve shëndetësore dhe masave për mbrojtje nga coronavirusi. Shëndeti do të tërësisht i mbrojtur, si për regjistruesit ashtu edhe për qytetarët dhe procesi i regjistrimit do të jetë i sigurt nga aspekti shëndetësor. Pas 19 viteve pa regjistrim, mbajtja e këtij regjistrimi në pranverë është puna më e rëndësishme shtetërore dhe akt i lartë patriotik. Ky regjistrim duhet të jetë sukses…

Lexo më Shumë