Author: Hamdi Kumanova

Diaspora vazhdon të regjistrohet masovikisht. Njëkohësisht diaspora shqiptare vazhdon edhe me kërkesat që të mundësohet proces i plotë i regjistrimit në gjuhën dhe alfabetin shqip, sepse disa grafa janë në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik. Vullnet Dervishi, mërgimtar strugan në Çikago të SHBA-ve, thotë se kjo veçanërisht paraqet problem për rininë shqiptare në diasporë, që nuk e njeh gjuhën maqedonase. “Në disa fusha kërkohet leximi i alfabetit cirilik si dhe njohja e gjuhës maqedone për ta plotësuar atë saktësisht, diçka që gjenerata e lindur në diaspore nuk e zotëron. Pse është bërë kjo dhe pse është lejuar nga partitë…

Lexo më Shumë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në muajin janar të vitit 2021 ishte 28.272 denarë, që është për 2,7 për qind më e lartë se e njëjta në muajin e vitit të kaluar, ose rritje prej 732 denarë për një vit, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev. “Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare në sektorët: Shëndetësi dhe aktivitetet e mbrojtjes sociale (12,4 për qind), Art, argëtim dhe rekreacioni (8,4 për qind) dhe Informacion dhe komunikim (8,3 për qind). Sipas statistikave, paga mesatare e paguar neto për…

Lexo më Shumë

Mjekja Aspazija Sofijanova e cila është drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve njofton se spitali për momentin është shëndruar në kovid qendër, sepse lloji i ri i virusit britanik përhapet edhe te fëmijët. “Lloji i ri i virusit i sulmon edhe fëmijët dhe për momentin Klinika për Sëmundje Infektive është shëndruar në qendër kovidi. Pacienti më i ri pozitivë është një foshnje një muaj e gjysmë dhe është hospitalizuar së bashku me nënën e tij e cila gjithashtu është pozitive me virus. Për momentin në klinikë ka 21 fëmijë pozitivë me Covid-19. Fëmijët që janë të shtruar në spital…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov paska kërkuar nga deputetët tanë që t’i kthejnë pagat sepse sipas tij nuk e paskan kryer punën për të cilën paguhen. E para, i kujtojmë deputetit se Koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa po bën saktësisht punën për të cilën ka marrë besimin e sovranit. Një nga angazhimet kryesore të Programit tonë “Shtet për të gjithë” ishte amendamentimi i Ligjit për shtetësinë për të mundësuar njohjen me automatizëm e së drejtës për shtetësi për qytetarët që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, që kanë jetuar së paku 5 vjet në mënyrë të ligjshme aty ose që janë…

Lexo më Shumë

Llogaritja e kohës verore do të fillojë të dielën më 28 mars, kur akrepat e oës nga ora 2.00 e mëngjesit do të zhvendosen një orë para, apo në ora 3:00. Llogaritja e kohës verore do të përfundojë më 31 tetor në orën 3:00, me zhvendosjen eakrepave një orë prapa. Paralamenti evropian dy vjet më parë, mbështeti propozimin për heqjen e ndërrimit të detyrueshëm të orës në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo do të hyjë në fuqi këtë vit, kur secili anëtar do të mund të zgjedhë nëse do të qëndrojë gjatë me llogaritjen dimërore të kohës apo verore. Kjo…

Lexo më Shumë

Këngëtari Genc Prevlukaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare të RMV-së për regjistrim masiv, transmeton TS. Ja postimi i plotë i këngëtarit: Të dashur shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që jetoni jashtë vendit Regjistrimi i popullsisë është procesi më i rëndësishëm politik për bashkësinë tonë etnike që jeton në shtetin e tretë më të madh në Ballkan sa i përket shqiptarëve autoktonë. Pjesmarrja masive në regjistrim, jo vetëm që mbron interesat politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore tuaja përbrenda Maqedonisë së Veriut, por fuqizon rrënjësisht pozitën e shqiptarëve si komb brenda gjithë rajonit, në…

Lexo më Shumë

Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike dje mbajti seancë online për të diskutuar zhvillimet aktuale politike, krizën shëndetësore, regjistrimin dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Këshilli Qendror vendosi për pjesëmarrjen e pavarur të Lidhjes Demokratike në zgjedhjet lokale ose në një koalicion me partitë e lidhura politike, për të cilën është autorizuar kryetari i kësaj partie për të zhvilluar negociata të përshtatshme. Në të njëjtën kohë, Këshilli Qendror i LD-së i bën thirrje Qeverisë të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për një garë elektorale dhe demokratike, duke përfshirë sigurimin në kohë të kamerave të gjurmëve të gishtave dhe softuerit gjatë votimit,…

Lexo më Shumë

Spitali në Ohër e redukton programin e operacioneve. Do të operohen vetëm rastet urgjente. Kontrollet përmes platformës “Termini im” në disa departamente siç janë ato interne, janë ndërprerë. Stafi do të merret me të infektuarit nga koronavirusi , numri i të cilëve është në rritje. 94 pacientë aktualisht janë të shtruar në Spital. “Vetëm sëmundjet malinje dhe emergjencat do të operohen, me atë që një pjesë e departamentit të neurologjisë duke të zhvendoset në urologji, dhe do të bëjmë rotacion me stafin mjekësor nga njësia kirurgjikale drejt spitalit modular, gjeriatria dhe reparti intern, ku janë pacientët pozitivë, për t’i dhënë…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 728 testime të dyshuara për COVID dhe prej tyre 1 056 kanë rezultuar pozitivë, ose 28 për qind e testimeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 25 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 528 që nga fillimi i pandemisë. Gjatës ditës së sotme janë shëruar 727 persona duke e çuar numrin e personave të shëruar në 102 201. Momentalisht personat aktivë me virusin janë 15 153. Në mesin e viktimave në 24 orët e fundit është edhe një 29 vjeçar,…

Lexo më Shumë

VMRO-ja opozitare ka hedhur dyshime se përfaqësuesit e lartë shtetëror janë vaksinuar kundër koronavirusit. Siç sqaruan nga grupi parlamentar i kësaj partie, në bazë të këtij dyshimi, do të dërgojnë kërkesë tek Komisioni parlamentar i shëndetësisë, që Ministria e Shëndetësisë, t’i publikojë emrat saktësisht se kush është vaksinuar . Sipas deputetit nga radhët e VMRO-së, Mille Llefkov, procesi i imunizimit është ndërprerë në mungesë të vaksinave. Ai tha se stomatologët janë në dijeni se do të ketë ndërprerje të përkohshme të procesit. Mille Llefkov, deputet nga VMRO-DPMNE “Nuk ndalojnë lajmet në opinion se janë vaksinuar funksionar të lartë dhe përfaqësues…

Lexo më Shumë

Në kuadër të Ministrisë së Financave do të themelohet Akademia e financave publike. Kjo u bë e ditur në ngjarjen e sotme me rastin e promovimit të tuining projektit “Përforcimi i funksioneve të planifikimit buxhetor, realizimit dhe kontrollit të brendshëm” financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa me mbështetje të ministrive të Financave të Mbretërisë së Holandës, Bullgarisë, Kroacisë dhe Letuanisë. Projekti, siç informoi ministri i Financave Fatmir Besimi ka për qëllim të përforcojë menaxhimin e financave publike dhe orientohet drejt rritjes së transparencës buxhetore, përforcimit të sistemit të kontrollit financiar të brendshëm në sektorin publik, përmirësimin e efikasitetit të sistemit lidhur me…

Lexo më Shumë