Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.953 teste të kryera janë regjistruar 87 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 26 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 197 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.891 raste, prej të cilëve 146.499 janë shëruar, kurse 5.249 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 3.143 raste aktive me virusin korona.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë informon se interesi për vaksinim është në rritje dhe se deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 376.793 qytetarë. “Në pikat e vaksinimit në vend që nga dje, janë vaksinuar gjithsej 186,146 qytetarë. Dje dozën e parë të vaksinës kanë marrë 10.179 qytetarë, ndërsa dje u aplikuan gjithsej 12.352 doza të vaksinës. Gjithsej 219.977 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 33.831 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 43% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 33% e…
Qeveria miratoi informacionin mbi nevojën për prokurimin e automjeteve motorike nga Zyra për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe e udhëzoi atë të fillojë një procedurë shumë-vjeçare të prokurimit publik për 45 automjete motorike, përmes operacionit qiradhënës (qira biznesi) me kohëzgjatje prej 36 muajsh, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë. “Ky vendim është marrë bazuar në karakteristikat e të gjitha mënyrave të mundshme të konsideruara për prokurimin e automjeteve motorike, detyrimet që rrjedhin prej tyre, si dhe nga aspekti i zbatimit eksperimental të qirasë operative deri më tani, dhe në përputhje me të gjitha informacionet. Qeveria ka pranuar…
Në territorin e Qytetit të Shkupit mbrëmë, janë shqiptuar gjithsej 157 masa, mes të cilëve 46 sanksione për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë për ngasje pa patent shoferi dhe katër për automjete të paregjistruara, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Janë shqiptuar edhe 10 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes, 21 shkelje të kryera nga motoristët dhe 41 sanksione për parkim të paligjshëm. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në…
Frustrimet rreth bllokimit të bisedimeve për anëtarësimin dhe dërgesën e vaksinave i japin shans Kinës dhe Rusisë, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për magazinën “Politiko”, duke e paralajmëruar BE-në se do të godiste reputacionin e Ballkanit dhe do të humbasë më shumë hapësirë para forcave rivale nëse nuk fillon negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Presidenti Stevo Pendarovski do të duhet të nënshkruajë Ligjin për Legalizimin e Ndërtesave të Paligjshme nëse deputetët miratojnë të njëjtin ligj për herë të dytë pa ndonjë ndryshim. “Unë nuk e di nëse ata do të kalojnë përsëri ligjin. Është plotësisht në kompetencë të subjekteve politike që janë në Kuvend. Së pari, nëse ata që janë në qeveri synojnë ta bëjnë këtë, për ta kthyer atë në procedurë, ka njoftime nga Kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, ata do ta bëjnë atë. Ka njoftime nga subjekte të tjera politike që ata mund të bllokojnë me filibustering, por kjo është…
Një i dënuar në burgun e Idrizovës, që ndodhet 13 kilometra nga Shkupi, rrëfen për Radion Evropa e Lirë për gjendjen e rëndë, që sipas tij, mbretëron në këtë burg, që është më i madhi në Maqedoninë e Veriut. I.A (për shkaqe sigurie nuk deshi të identifikohet, por identiteti i tij është i njohur për redaksinë) rreth 40 vjeç, që po vuan dënimin me 13 vjet burg, thotë se sjellja e punonjësve të burgut është çnjerëzore, ndërsa kushtet ku ata vuajnë dënimin janë katastrofale. Burgu i Idrizovës në Shkup. “Gardianët sillen sikur të jenë rrugaçë, sjellja e tyre është katastrofale.…
Mullisët në Maqedoninë e Veriut ankohen se autoritetet kosovare kanë ndaluar eksportin e miellit nga Maqedonia në Kosovë. Sipas tyre, kthimi mbrapsht i kamionëve për më tepër se 25 ditë, është arsyetuar më atë se mielli nuk i plotëson standardet e kërkuara dhe nivelin e duhur të hekurit dhe acidit folik. Deri tani janë kthyer 11 kamionë me 300 ton miell. Kryetari i Grupacionit të mullisëve dhe industrisë së bukës pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Goran Malishiq, thotë se për këtë problem – menjëherë kanë qenë të njoftuar Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Sipas tij,analizat në…
Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, zë Ali Ahmeti realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rachel Galloëay. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, pandemisë, zgjedhjeve lokale si dhe regjistrimit të popullsisë. Ahmeti dhe ambasadorja britanike në Shkup kanë shtjelluar edhe çështjen e hapur me Bullgarinë si një pengesë e integrimit të vendit. Marrëveshja për fqinjësi të mirë është baza për tejkalim të kontestit të paarsyeshëm dhe të imponuar. Ahmeti dhe Galloëay kanë shkëmbyer mendime edhe rreth ngjarjeve aktuale politike në vend, dialogun pushtet-opozitë por kanë biseduar edhe…
VMRO-DPMNE ka bllokuar miratimin e Ligjit për ndërtimin e Qendrës klinike, për çka LSDM e ka akuzuar opozitën maqedonase se vazhdojnë me pengesa, bllokada të zgjidhjeve të rëndësishme ligjore. Zëdhënësi i LSDM, Kostadin Kostadinov, tha sot se partia e drejtuar nga Hristijan Mickoski punon me çdo kusht në dëm të qytetarëve dhe të shtetit. Kostadin Kostadinov “VMRO-DPMNE këtu në Kuvend nuk heq dorë nga bllokimi i ligjit me të cilin shteti më në fund do të marrë një qendër të re moderne klinike pas gati 80 vjetësh. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër përmirësimit të sistemit shëndetësor, kundër punëtorëve shëndetësorë, kundër…
Të hënën në orët e hershme të mëngjesit, tre persona nga Shkupi kanë gjetur një trup pa shenja jete në komunën Gazi babë të Shkupit. Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur në ujërat e një seperacioni. “Më 17.05.2021 në ora 7 e 20 minuta, S.D. (21) e ka njoftuar policinë se në ra 5 e 30 minuta, deri sa kanë qenë bashkë me A.N. dhe F.N. kanë vërejtur një trup pa jetë në ujërat e seperacionit. Mjeku i emergjencës është konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës”, njoftoi MPB, raporton gazeta Lajm. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është…
Biznesmenë, politikanë, yje të estradës dhe personalitet nga sfera tjera të jetës shoqërore që prej tani janë duke u bë për kandidatë të pavarur për kryetar të qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale, që janë caktuar për 4 nëntor. Siç shkruan në numrin e fundit javorja Fokus, në garën zgjedhore për kryetar të Shkupit planifikon të kyçet edhe Sofija Kunovska, ish deputete e LSDM-së dhe këshilltare në Qytetin e Shkupit. Kandidimi potencial i saj lidhet edhe me listë këshilltarësh, në të cilën do të gjendeshin edhe anëtarë të LSDM-së që janë të pakënaqur nga udhëheqësia aktuale. E pyetur…

