Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, zë Ali Ahmeti realizoi
takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë
së Veriut, znj. Rachel Galloëay.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend,
pandemisë, zgjedhjeve lokale si dhe regjistrimit të popullsisë.
Ahmeti dhe ambasadorja britanike në Shkup kanë shtjelluar edhe çështjen
e hapur me Bullgarinë si një pengesë e integrimit të vendit. Marrëveshja
për fqinjësi të mirë është baza për tejkalim të kontestit të paarsyeshëm
dhe të imponuar.
Ahmeti dhe Galloëay kanë shkëmbyer mendime edhe rreth ngjarjeve aktuale
politike në vend, dialogun pushtet-opozitë por kanë biseduar edhe për
përballjen me pandeminë.
“Marrëdhëniet në koalicion janë stabile dhe programi qeveritar po
zbatohet, ndërsa me opozitën kemi vendosur dialog dhe përpiqemi t’i
përfshijmë në process”, ka thënë Ahmeti në takim, transmeton gazeta Lajm.
Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë i
cili vazhdon deri në fund të muajit shtator, me ç’rast është siguruar
edhe përkrahja dhe pjesëmarrja e opozitës, ndërsa z. Ahmeti apeloi deri
tek qytetarët tanë në mërgatë që të vijojnë me regjistrimet online.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zgjedhjet lokale të
cilat pritet të mbahen diku në fund të këtij viti, ndërsa z. Ahmeti ka
nënvizuar përgatitjet që po bëhen për të përmbyllur projektet aktuale
dhe për të përgatitur ofertë konkurruese për secilën komunë.
Kryetari Ahmeti gjithashtu është zotuar se reformat që janë në të mirën
e qytetarëve dhe vetë shtetit do të vijojnë më koordinim të ngushtë me
Bashkimin Europian.
Ambasadorja Galloëay theksoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të
përkrah Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim realizimin e të
gjitha reformave të nevojshme dhe me këtë edhe integrimin në Bashkimin
Europian.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit
- Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve
- Qoku: BDI-ja po përpiqet ta mbajë Ali Ahmetin jashtë kritikave për aferën e Alta Bankës
- Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë nënshkruajnë peticionin për rikthimin e Jensen Huang në Nvidia
- Gërçeci mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin



