Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 13 shkelje të orës policore. Ndërsa janë dhënë edhe 513 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe Ministri për Financa Fatmir Besimi zhvilluan takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe shefin e misionit të Bankës Botërore në Shkup. MSHIA ka rol kryesor në zhvillimin e aplikacionit për grant për projektin NODE (North Macedonia Digital Economy) për përmirësim të infrastrukturës së internetit në të gjithë territorin e vendit, konekcionet kryespre – magjistralet optike si dhe qasje në rrjet në secilin vendbanim dhe përmirësim të aftësive digjitale të ç’do qytetari. “Me këtë, në vitet në vijim do krijojmë kushtet për internet më të shpejtë në të gjitha amviseritë, shkolla, institucione,…
Pas publikimeve në rrjete sociale dhe media, Prokuroria Publike Strumicë dje, ka hapur rast me “të dëgjuar” për ngjarjet në qendrën e Strumicës, ku më shumë persona ishin pjesëmarrës në rrahje. Siç njoftojnë nga Prokuroria, janë dhënë udhëzime dhe urdhra deri te institucionet për të dorëzuar të dhëna dhe vërtetim të identitetit të personave të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje. Shtojnë se vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete në drejtim të zbardhjes së rastit./TV21
Situata në lidhje me pandeminë Covid-19 në çerdhe është e qëndrueshme dhe ato mbeten të hapura, por situata monitorohet vazhdimisht dhe masat e reja mund të miratohen në përputhje me situatën epidemiologjike, tha sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Ajo shtoi se çdo javë bëhet rishikimi i punonjësve pozitivë dhe fëmijëve për të cilët kujdesen në çerdhe. “Sot ne po bëjmë një rishikim dhe sipas raportit të sotëm kemi 55 punonjës pozitivë për coronavirus për shtatë ditët e fundit dhe përveç këtyre edhe 19 fëmijë pozitivë. Situata është nën kontroll dhe ne vazhdimisht po e monitorojmë”, tha…
Prej sot janë fikur makineritë e kompanisë “Europrogress” që ka koncesion për gërryeje të rërës në Lumin Pçinjë në Konjare të Mesme. Pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj zone, Qeveria në seancën e fundit miratoi vendimin që koncensioneri të ndërpresë punën në terren, deri në publikimin e raportit përfundimtarë të Inspektoratit të Ambientit Jetësorë. “Më pas Qeveria përsëri do të diskutojë dhe do të marr vendim tjetër. Për afat kohorë nuk mund të themi për momentin se sa do të zgjasë, për shkak se atje bëhet inspektimi I nevojshëm nga ana e institucioneve përkatëse”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës…
Vetëm të martën, policët nga Maqedonia e Veriut kthyen në vendin tonë 300 persona të cilët ilegalisht e kaluan vijën kufitare, shkruan portal informues i Selanikut “Testudej” dhe komenton se sërish po rriten valët e refugjatëve dhe emigrantëve në kufirin me Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë afër Idomenit. Në tekstin e marrë edhe nga medium të tjera online, portali shkruan se është taktikë e zakonshme e “push back”, përkatësisht kthimit prapa të emigrantëve nga ana e Maqedonisë. Paralelisht, gazetari shton se Idomeni disa ditë është pa automjete patrulluese policore, sepse tre automjetet që ishin në dispozicion, tani janë të përfshira…
Kriminaliteti ka shënuar rënie kurse numri i shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike nga janari i vitit 2021 ka rënë për 32% krahasuar me vitin e kaluar në qytetin e Strugës përkatësisht rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Kështu ka thënë zëvendësministri i punëve të brendshme, Nazim Bushi gjatë vizitës së sotme në Strugë. “Këtë sot e biseduam me udhëheqësin e sektorit të punëve të brendshme në Strugë ku bashkë konstatuam se siguria në qytetin buzë liqenit është e qëndrueshme dhe se krimi sistematikisht është në rënie”, është shprehur Bushi. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Strugë, krerët e…
Prioriteti kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punëtorëve, por edhe i kompensimit adekuat për mundin e dhënë. Pikërisht për këtë nga viti 2017 paga minimale është rritur për gjashtë mijë denarë dhe do të vazhdojë të rritet në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Janë të papranueshme Kërkesat e Presidentit të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL), Blagoja Ralpovski, Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të veprojnë kundër Ligjit për pagë mininamale. Ne i konsiderojmë akuzat e KSL-së si joserioze…
Një 33-vjeçar nga Haraçina, ka vdekur gjatë ditës së djeshme nga Covid-19. Siç mëson TV21, 33-vjeçari nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkaq në Klinikën Infektive ka qenë i shtrirë që nga 15 marsi. Në Klinikën Infektive, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe një 72-vjeçar nga Gjevgjelia, i cili në spital ishte shtrirë më 17 mars. Se sa arrin numri i viktima në tërë territorin e shtetit gjatë 24 orëve të fundit, mbetet të shihet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë./TV21
Bedri Ajdari Gjykata për protestuesit e 26 Shkurt 2021 “Drejtesi për rastin Monstra”, solli një vendim politik, jo gjyqësor, duke i dënuar me nga një vit burg protestuesit për pjesmarrje në turmë dhe duke ua caktu masën e paraburgimit 60 ditor deri në plotfuqizimin e Vendimit gjyqsor. Per protestuesit para Parlamentit kishte denim me kusht sepse ata jane “nashi”!, dhe ka kush u del zot…. Gjykata e “Besa i Dojde Zhivot”, per tjeret nuk kemi as cka flasim, gjithcka tha Artani.!
Gazetari maqedonas Dragan Pavlloviq-Llatas në një video koment të tij ka thënë se regjistrimi i DIASPORËS SHQIPTARE rrezikon tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas Llatasit nëse regjistrohet DIASPORA SHQIPTARE dhe me këtë rritet përqindja e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, atëherë të gjithë maqedonasit do të duhet të mësojnë gjuhën shqipe. “Federalizimi dhe dygjuhësia është çështja më e rrezikshme për Maqedoninë. Çdo njëri nga ju mund të ulet dhe të paramendon se si mund të duket në vendin e tij, në lagjen e tij DYGJUHËSIA, si do të duket në sportele, si do të duket nëpër shkolla, si do…
Koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shendetësisë për keqmenaxhimin e situatës me pendeminë dhe për vonesën e furnizimit me vaksina. “Është vala e tretë e tretë e pandemisë Covid-19, në të cilën hyri Maqedonia e Veriut nga fakti që kemi rritje enorme të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Arsyet janë keqmenaxhimi i pandemisë nga ana e Qeverisë e sidomos nga Ministria e Shëndetësisë, mutacionet e virusit SarsCov2 dhe sjellja joadekuate e një pjesë e qytetarëve. Sot u bënë plotë një vit nga vdekja e pacientit të parë si pasojë e Covid…

