Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka folur edhe rreth mënyrës se si do të trajtohen personat te cilët kanë kaluar virusin, gjatë procesit të vaksinimit. Filipçe ka theksuar se në bazë të rekomandimeve aktuale, këta persona do të pranojnë vetëm një dozë të vaksinës, e jo dy doza, si personat tjerë. “Ne do të përcjellin rekomandimet e reja dhe në bazë të tyre do të veprojmë. Momentalisht keto janë rekomandimet”, theksoi Filipçe, raporton gazeta Lajm. Filipçe poashtu njoftoi se nuk do të ketë zgjatje të orës policore dhe se edhe në ditët në vazhdim ora policore do të filloj në…
Author: Hamdi Kumanova
Djali ka rrahur nënën e tij duke përdorur gjatë sulmit fizik edhe dru. Pas kësaj torture, nëna e ka denoncuar të birin në polici. “Një grua 44-vjeçare nga Gostivari dje në ora 17.00, në SPB Tetovë ka raportuar se në shtëpinë e tyre familjare rreth orës 15.00 kishte qenë e sulmuar fizikisht nga djali i saj F.N. (22). Sipas raportit, ai gjithashtu gjatë sulmit ka përdorur një mjet prej druri”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Është sjellur vendim që të shkarkohet drejtori i Spitalit të Strugës, Muhamed Asani. Shkak për këtë, siç bërit të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë skandalet e njëpasnjëshme lehonat. “Kemi sjellë vendim që të shkarkohet drejtori i Spitalit të Strugës. Kjo do të ndodh gjatë ditës së sotme ose nesër”, tha Filipçe. Ky vendim është marrë siç tha ai, në bazë të informacioneve që i ka marrë nga familjarët e të dëmtuarve nga intervenimet gjinekologjike që Asani i ka kryer në ordinancën gjinekologjike private të tij, e cila ka qenë ilegale.
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) , Zharko Karaxhovski i pyetur rreth realizimit të procesit të Regjistrimit të paraparë prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, u shpreh se KSI-ja me kërkesë të Qeverisë ka përgatitur protokoll për regjistrimin, njashtu siç ka vepruar edhe me zgjedhjet, punën e Kuvendit, punën e Qeverisë e kështu me radhë. Ndërkohë nëse do të mbahet apo jo regjistrimi, u shpreh se është vendim politik. “Është kërkuar që të bëjmë protokoll se si duhet të mbahen zgjedhjen si do të funksionoj Kuvendi, Qeveria dhe ja tani regjistrimi, kemi përgatitur protokoll dhe e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për shkeljet e masës së kufizimit të lëvizje – orës policore. Nga ora 22:00 të ditës së djeshme dhe deri në ora 05:00 të ditës së sotme, janë konstatuar 11 shkelje të kësaj mase anti-Covid. Ora policore hyri në fuqi sërish, më 10 mars dhe paralajmërimet ishin se do të zgjasë deri më 22 mars.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se pas koordinimit që kanë pasur me Komisionin për Sëmundje Infektive, kanë vendosur që për momentin nuk duhet të ketë masa më të rrepta, gjegjësisht të mbetet ora policore prej orës 22:00 deri 05:00. Megjithatë, Filipçe tha se në fund të kësaj jave sërish do të ketë takim me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe do të vlerësohet situata me coronavirusin. “Është e qartë se jemi në valën e tretë në këto tre javët e fundit. Është…
Gjendja me korona virusin në Krushevë për momentin është alarmuese me mbi 170 të infektuar nga nisja e këtij viti, që i ka detyruar organet kompetente të mendojnë për restrikcione të reja në qytet, transmeton Almakos. Në takimin e djeshëm, shtabi komunal i krizës ka propozuar që ora policore në tri javët e ardhshme për Krushevën të nis nga ora 19. Gjithashtu do të bëhen dyfish më shumë teste për korona virus, me shpresën që sa më shpejt të bulohen kontaktet dhe gjendja të vihet nën kontroll./Almakos/
Një shkollë, në territorin e Shkupit është mbyllur si pasojë e rasteve pozitive të Covid-19 në radhët e kuadrit mësimdhënës dhe nxënësve. Bëhet fjalë për shkollën fillore, “Vllado Tasevski” në Karposh, ku të infektuar janë dhjetëra mësimdhënës dhe më shumë nxënës të klasës së tretë, të cilët mësimin e kanë realizuar me prani fizike. Shkolla tashmë do të realizojë mësimin nga distanca deri në dy javët e ardhshme. Kjo është shkolla e parë që po mbyllet në këtë vit shkollor, kurse kohë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovski vlerësoi, se në shkolla gjendja është stabile dhe se…
Deputeti maqedonas Vasil Sterjovskinga Republika e Shqipërisë mbajti fjalimin e parë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian këtë e vlerësoi si ngjarje historike për maqedonasit në Shqipëri. Ai tha me dinjitet ka përfaqësuar të gjithë qytetarët e rrethit të Korçës dhe se gjatë këtij mandati ka luftuar për përmirësimin e kushteve për jetë dhe punë për maqedonasit në Shqipëri. Ndryshe, Kuvendi shqiptar edhe pak do të shpërndahet për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa Sterjovski ndodhet në listën e kandidatëve në Partinë Socialiste në njësinë zgjedhore në Korçë./Telegrafi
Investimet e huaja direkte në Maqedoninë e Veriut më 2020 – vit kur u paraqit pandemia – kanë shënuar rënie për rreth 40 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, vitin e kaluar ka pasur investime të huaja në vlerë prej 239.8 milionë eurove, kundrejt 323.3 milionë eurove që ishin investuar më 2019. Banka Popullore thotë se sa i përket investimeve të huaja prin Britania e Madhe, me investime që kapin shifrën e 127 milionë euro. Në vendin e dytë është Gjermania me 56 milionë euro, pasuar nga Turqia me investime prej 49 milionë euro. Shtetet e…
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe komuna e Pllasnicës kanë nënshkruar protokoll për bashkëpunim për Projektin për qendër shëndetësore, e planifikuar të ndërtohet nga ana e TIKA-s në këtë komunë, raporton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit morën pjesë ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, kryetari i komunës së Pllasnicës Alija Jaoski, deputeti në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ismail Jaoski, koordinatori i Institutit “Ynus Emre” në Shkup, Serhat Kula dhe shumë banorë të komunës. Protokollin për bashkëpunim për Projektin për qendër shëndetësore në komunë…
Me saturim 80 dhe në gjendje të vështirë shëndetësore, 65-vjeçare Safet Shakir pret nëpër korridoret e spitaleve që të hospitalizohet. Familja e tij në pamundësi për të bërë diçka, është drejtuar tek mediumet për ndihmë. Ata për “A1on” thonë se me orë të tëra enden nëpër klinika, në covid-qendra, por i refuzojnë me arsyetimin se nuk ka vend. Në ndërkohë Shakir, pret në korridorin e Klinikës për Traumatologji, pasi mbrëmë është kthyer nga Klinika Infektive dhe Klinika për Neurologji, ku ka covid-qendra. “Babai im është diabetik, me sëmundje në zemër dhe saturim 80. Prej dje në mbrëmje tentojmë që të…

