VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me konstatimin që ligji për legalizimin e ndërtimeve të jashtëligjshme është miratuar në pajtim me pushtetin. Sipas kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski, opozita ka mbështetur ligjin për të cilin kishte diskutuar edhe në takimin e fundit me Zaevin vetëm për shkak se më herët ishte akuzuar për bllokimin e punës së Kuvendit. Në Kuvend ka disa deputetë do të thosha “të estradës” të cilët ngritën zërin në këtë stil se opozita dhe pushteti e miratuan bashkë ligjin. Unë habitem se pse këto deputetë “të estradës” nuk dorëzuan mijëra amendamente për ta bllokuar këtë ligj nëse nuk pajtohen.…
Author: Hamdi Kumanova
Në ditën e fundit në postin e zëvendësdrejtorit të Doganave, në të cilin ishte për tre vite, Irfan Buçi pohon se ka pasur mosmarrëveshje me përbërjen aktuale të qeverisë, por pa saktësuar se me kë konkretisht. Buçi i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti për arsye familjare thotë se ka bërë dyfishimin e të punësuarve shqiptarë për të arritur përfaqësimin adekuat në dogana. Bashkëpunimet me institucionet kanë qenë në nivel jo bash të duhur, sidomos me këtë përbërje të qeverisë.” . Nga qeveria kur u vendos që të transferohen të gjithë të punësuarit — unë ndërrova sistematizimin në Doganë…
Kryetari LSDM-së Zoran Zaev, të dielën personalisht do të propozojë emrin e zëvendësit të tij të ardhshëm në radhët subjektit që drejton. Këtë herë zëvendëskryetare e LSDM-së nuk do të jetë Radmilla Shekerinska e cila kohë më parë njoftoi se do t’u lejë mundësi kuadrove të reja. Kush është i preferuari i Zaevit për të qenë numri dy i partisë nuk dihet akoma. Propozimi i tij do të votohet nga delegatët në Kongresin e të dielës, të 26-in me radhë të partisë, që do të jetë dixhital. Nga LSDM-ja janë shprehur “pro” kuadrove të reja. Është mirë të ketë kuadro…
Është djegur një kamion këtë mëngjes në afërsi të Negotinës, konfirmoi për MIA-n, Ile Iliev, komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Negotinës. Zjarrfikësit me dy kamionë zjarrfikës ndërhynë në vendin e ngjarjes sa më shpejt që ishte e mundur. Raportohet se nuk ka viktima e as të lënduar dhe se është shkaktuar vetëm dëm material.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.658 testime për coronavirus, ndërsa 30 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-14, Kumanovë – 4, Tetovë – 2, Koçan – 2, Manastir – 1, Veles – 1, Ohër – 1, Strumicë – 1, Kërçovë – 1, Radovish – 1, Vinicë – 1 dhe Probishtip – 1. Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 16 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 359 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.524,…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ka deklaruar se modeli hibrid i mësimit ka dhënë rezultatet. Sipas saj, u arrit vazhdimësi në mësim po edhe ruajtja e shëndetit të nxënësve. Carovska ka theksuar se për momentin fokusi i Ministrisë së Arsimit është vaksinimi i kuadrit mësimor. “Përpjekja ime edhe e Qeverisë është që shkollat përsëri të jenë të mbushura me nxënës, do të kishim dashur që kjo të ndodhë që nesër. Por, me rëndësi është gjendja epidemiologjike të vlerësohet dhe të respektohet mendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive. Në momentin që do të ketë qëndrim zyrtar do të njoftohet…
Sasho Mijalkov ka ofruar garanci milionëshe për të dalë nga paraburgimi në Shutkë. Jozyrtarisht, ish-drejtori i DSK-së ka ofruar mbi shtatë milion euro. Garancia rritet në përpjesëtim me çdo mendim negativ të dhënë nga prokurorët në lidhje me zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak. Prokuroria tani duhet të paraqesë mendim shtesë nëse pajtohet me propozimin e Mijalkovit. Alsat dy ditë më parë njoftoi se Prokuroria e Lartë ka dhënë mendim negativ për ankesën e Mijalkovit para Gjykatës së Apelit. Ai tashmë ka marrë 12 vjet burg për rastin “Target – Fortesa ” dhe 8 vjet për rastin “Thesari”. Tani është…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me kryenegociatorin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE, Zef Mazi. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Xhaferi i potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me dialog intensiv politik dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet dhe u zotua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të shumta me interes të ndërsjellë. “Foli edhe për situatën e brendshme në vend, si edhe përkushtimin në tejkalimin e kontesteve dekadëshe me Greqinë dhe Bullgarinë që kontribuoi që Republika e…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot (e premte) kanë marrë njoftim nga shërbimet kufitare greke, se prej orës 13:00 lejohet hyrja e shtetasve të RMV-së në Greqi. Nga MPB thonë se sipas protokollit për hyrje, shtetasit e RMV-së mund të hyjnë në Greqi me test negativ PCR (jo më të vjetër se 72 orë), certifikatë për pranimin e dy dozave të vaksinës kundër COVID-19 (14 ditë pas dozës së dytë). “Për fëmijët nën 5-vjeç nuk është është e nevojshme PCR testi. Gjithashtu mbetet detyrimi për paraqitje elektronike në faqen www.travel.gov.gr (një ditë para udhëtimit) për sigurimin e dokumentit…
Ora policore prej mbrëmë fillon në mesnatë dhe përfundon në ora 04:00 të mëngjesit, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave kufizuese. Lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të infektimeve dhe hospitalizimeve për shkak të coronavirusit në periudhën e fundit dhe uljes së presionit në kapacitetet spitalore. Masat e reja, që Qeveria e RMV-së i miratoi të martën, do të vlejnë deri më 18 maj. Nga e marta objektet hotelerike punojnë deri në ora 23:30, ndërsa me punë kanë filluar edhe klubet e fitnesit, qendrat sportive, sallat për ushtrime, por me respektim të protokolleve…
Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrat për çështje evropiane dhe ekonomike, Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, realizuan takim me ish-kryeministrin e Greqisë dhe lider aktual i partisë politike Siriza, Aleksis Tsipras në Athinë. Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev dhe Tsipras u shprehën të kënaqur që Marrëveshja e Prespës është fuqishëm e njohur dhe e mbështetur nga të gjitha palët në rajon, Evropë dhe më gjerë dhe që në të shihet si shembull për zgjidhjen e kontesteve mes tjera shteteve. “Sot përfitimet nga Marrëveshja njihen edhe nga aktorët politik të cilët për arsye të ndryshme para tre viteve kishin dyshime dhe mosbesime”,…
Dy shoferë dhe dy bashkudhëtarë janë lënduar në një aksident komunikacioni që dje në orën 19:57 ka ndodhur në udhëkryqin në rrugët “Metodia Andonov Çento” dhe “Maxhari” në lagjen Hasanbeg ndërmjet dy veturave dhe një automjeti të mallrave. Siç informoi MPB, në aksidentin e komunikacionit kishin marrë pjesë një veturë “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.R. (26) nga Shkupi, automjet i mallrave “Volksfagen”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.S. (27) nga Shkupi dhe një automjeti “Seat Ibiza”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (24) nga Shkupi, i cili fillimisht kishte ikur nga vendi…

