Sasho Mijalkov ka ofruar garanci milionëshe për të dalë nga paraburgimi në Shutkë. Jozyrtarisht, ish-drejtori i DSK-së ka ofruar mbi shtatë milion euro. Garancia rritet në përpjesëtim me çdo mendim negativ të dhënë nga prokurorët në lidhje me zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak. Prokuroria tani duhet të paraqesë mendim shtesë nëse pajtohet me propozimin e Mijalkovit. Alsat dy ditë më parë njoftoi se Prokuroria e Lartë ka dhënë mendim negativ për ankesën e Mijalkovit para Gjykatës së Apelit. Ai tashmë ka marrë 12 vjet burg për rastin “Target – Fortesa ” dhe 8 vjet për rastin “Thesari”. Tani është duke pritur vendimin për rastin “Tortura” me arrestimin e Lube Boshkovskit, ndërsa i dyshuar është edhe në rastin “Parcelat në Vodno”.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Po e krahason vetën me Ibrahim Tatlises, Butrint Imeri bënë ndryshim në pamje
- 25 vjet nga 11 Shtatori/ Tre shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Kullave Binjake, historitë e tyre
- Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë
- Trump nga Pentagoni: Irani nuk do të ketë kurrë, kurrë një armë bërthamore
- Shqipëria në flakë dhe në shtator/ 21 vatra zjarri në mbarë vendin. Zjarre në Dibër, Shkodër e Fier
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski



