Author: Hamdi Kumanova

Sh.B. “SHKUPI”: MINISTRIA E KULTURËS TË RESPEKTOJË KRITERET E VETA, MINISTRESHA NUK MUNDET INTERPRETIMET E SAJ T’I SHNDËROJË NË KRITERE! E falenderojmë Ministrinë e kulturës, që me Reagimin e saj në mënyrë indirekte, e pranon që në aspektin e “vlerësimeve letrare dhe të arriturave artistike, nuk ka asnjë vërejtje”, që praktikisht pranon që reagimi ynë ishte i drejtë. Prandaj, ne si shtëpi botuese kemi të drejtë morale dhe ligjore të vazhdojmeedhe më fuqishëmpërpjekjet tona që të pranohen 8 projektet botuese nga Edicioni ynëspecial LËTËRSI  ESHPËRBLYER BOTËRORE 2021 dhe pjesëmarrja në 4 panairet ndërkombëtare (Frankfurt, Stamboll, Tiranë dhe Sofje. “Arsyetimi”…

Lexo më Shumë

Hazbi Lika Sot, me rastin e 14 Marsit, 20 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001 në anën e Tetovës, Këshilli organizativ, Shoqata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve nga pamundësia për të shënuar këtë ditë si vitet e kaluara, për shkak të Pandemisë COVID-19, bënë homazhe tek vendrephja e dëshmorëve nën Kalanë në fshatin Sellcë.

Lexo më Shumë

Shumica e brishtë parlamentare dhe mungesa e opozitës në sallën e Kuvendit së fundmi ka penguar miratimin e 68 ligjeve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për dakordim me shumicën rreth propozim ligjit të tyre për shtetësi. Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit opozitar Skender Rexhepi-Zejdi thotë se opozita është e interesuar  që të zgjidhet bllokada e punës së Kuvendit por me një marrëveshje të përbashkët. Nuk është me rëndësi mënyra dhe nga kush zgjidhet bllokada, por se qenësore…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë mbyllur pesë subjekte juridike, tre në Shkup, prej të cilave një kënd lojërash ku është hasur një festim ditëlindjeje dhe dy objekte hotelerie ku është hasur një gjendje në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Në të njëjta janë hasur një numër i madh i mysafirëve të cilët nuk ishin të ulur nga katër persona në tavolinë, shërbim të pijeve në banak, duke luajtur dhe grupuar në kundërshtim me Vendimin, deklaroi për MIA-n Aleksandra Koteli nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Ajo shtoi se është mbyllur një objekt në Tetovë ku…

Lexo më Shumë

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 186 masa, mes të cilave për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes janë sanksionuar 68 shoferë, 14 sanksione janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi, tre për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë. Siç kumtoi MPB janë shqiptuar gjashtë masa për shfrytëzim të celularit, tre sanksione për drejtim nën ndikim të alkoolit, dy për kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe 43 për parkim të padrejtë të automjetit. MPB paralajmëron kontrolle të përforcuara të komunikacionit edhe në ditët në vijim dhe apelon deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e…

Lexo më Shumë

“Kështu duken shumica e rrugëve në Tetovë. Zaptimi i trotuareve nga shitësit ambulant por jo vetëm, sepse kjo ndodh edhe nga pronarët e dyqaneve të cilët, sikur nuk iu mjafton hapësira brenda, nxjerrin materialet që shesin edhe në trotuare është bërë trend. Si duket inspektorati edhe pse disa herë ka tentuar që t’i largojë, nuk ka pasur efekt. Banorët ankohen se shpesh shkaku i bllokimi të trotuareve nga makinat por edhe shitësit ambulant, detyrohen që të ecin për mes rrugës”. “Nuk është normale kjo pa s`kanë çka bëjnë edhe këta. Asgjë s’është normale në ketë shtet. Nuk kanë faj këto,…

Lexo më Shumë

Biznesmenët kanë ngritur duart dhe mendojnë se nuk do ta marrin ndihmën e pagave, për punonjësit nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Nëse politikanët me të vërtetë punojnë në interes të qytetarëve, ata duhet të ndalojnë së bëri politikë, dhe ta miratojnë ligjin e nevojshëm për ndihmë financiare për kompanitë, thanë për Alsat nga Lidhja e Odave Ekonomike. Situata në sektorin privat është kritike, likuiditeti po dobësohet dhe shumë kompani në vend po mbyllen çdo ditë. Kjo është arsyeja pse komuniteti i biznesit kërkoi nga deputetët të jenë të arsyeshëm, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat e tyre…

Lexo më Shumë

Edhe një premtim i ri për riorganizim të institucioneve shtetërore, teksa kjo reformë e administratës publike është pjesë e Agjendës “Evropa në shtëpi”. Këtë herë ekzekutivi parashikon që deri në fund të vitit, ta finalizojë ligjin e ri për organizim të administratës publike, i cili do të duhet të kalojë fazën e debatit publik, miratimit në Kuvend dhe harmonizimin e ligjeve të tjera që kryqëzohen me të. I pari i Ministrisë së ngarkuar me këtë detyrë, Jeton Shaqiri thotë se reforma do të jetësohet deri në 2024-tën. “Me dorëzimin e raporteve, që nuk besoj të kemi vonesë, deri në fund…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2789 testime të realizuara, 541 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup. Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 521 pacientë të shëruar, ndërsa 19 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.

Lexo më Shumë

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Shkup-HEC Kozjak humbi jetën një djalë 23 vjeçar nga Shkupi, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona prej të cilëve njëri i mitur. Disa bashkudhëtarë kanë marrë lëndime të lehta trupore. Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërmjet automjetit motorik vozitës “opel korsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M.(23) nga Shkupi, dhe automjetit motorik udhëtues “ford fokus” me targa të Shkupit i drejtuar nga R.K.(30) nga Shkupi dhe automjeti “foklsvagen golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.K.(43) nga Shkupi. “Në vendin e aksidentit ka vdekur…

Lexo më Shumë

Euro-deputeti, Andreas Shajder kritikon politikanët bullgarë, të cilët po e keqpërdorin kontestin dypalësh mes Shkupit e Sofjes gjatë fushatës parazgjedhore, duke thënë se po i shkelin të gjitha parimet evropiane. Shajder thekson se nevojën për zgjidhjen e kontestit dypalësh përmes dialogut dhe jo vetove. Është në kundërshtim me parimet, mënyrën normale se si punojmë në Evropë dhe poashtu nuk është mjaftë inteligjente. Do ta vendosja në një kuti që quhet “Kohë e zgjedhjeve”. Shohim politikanë që mendojnë se kjo do t’iu ndihmojë për zgjedhjet, por duhet poashtu ta kuptojnë se ka edhe moment pas-zgjedhor, kur duhet t’i kthehen normalitetit –…

Lexo më Shumë