Me sponzorizimin e United Bank of Albania, Rosela Gjylbegu lanson një këngë të re për Bajram

Me sponzorizimin e United Bank of Albania, Rosela Gjylbegu lanson një këngë të re për Bajram

Festa e Bajramit në Shqipëri këtë vit është solemne pasi që është publikuar një këngë e bukur me titull “Duart hapur”. Kjo është kënga e parë  kushtuar Festës së Bajramit në Shqipëri.

“Jemi bashkë

Sot më pranë

Me u dashtë

E me falë

Ash`t ditë e gëzueme plot mirësi

Ash`t dita jonë plot me dashni.”

Zëri i ëmbël i Rosela Gjylbegut ngadalë po përmbush hapësirën. Zërat e klarinetës dhe violinës janë rreze të cilat po e ngjallin natyrën. Kënga vjen në jetë midis butësisë, buzëqeshjes së një fëmije, diellit që ndriçon ditën, dashurisë që mbush qenien …

Ky është përshkrimi i shkurtër i befasisë së këndshme të cilën United Bank of Albania e ka përgatitur për festën e madhe të Bajramit. Si asnjëherë më parë, kjo ditë e rëndësishme shënohet me një projekt të shkëlqyeshëm artistik.

Himni i paqes, ashtu si e quajti vet Gjylbegu, përmban porositë kryesore të Ramazanit dhe Bajramit: dashurinë, solidaritetin, faljen.

Këngëtarja e njohur shpreh kënaqësinë që është heroina kryesore e kësaj iniciative.

“Pafundësisht jam e lumtur që jam pjesë e këtij projekti shpirtëror me një porosi të këtillë të rëndësishme. Pas një viti të vështirë, të gjithë neve na duhen fjalët e sinqerta që të besojmë se do të vijnë ditë më të mira. Ka qenë një bashkëpunim i mirë me energji pozitive dhe porosi të cilat janë të vlefshme. I falënderohem UBA dhe drejtorit Amel Kovacevic në idenë që mundësoi realizimin e këtij projekti, i falënderohem Enis Mullait për muzikën, me tekstin e shkruar nga Eriona Rushiti si dhe regjinë e Edlira Bahollit”, u shpreh këngëtarja.

United Bank Of Albania është banka e cila vepron në bazë të parimeve islame në Shqipëri ku aksionari kryesor i saj është Islamic Development Bank.