Në Maqedoninë e Veriut, duke nisur nga zgjedhjet lokale në tetor, pritet të zbatohet votimi biometrik apo përmes shenjave të gishtave. Për këtë është miratuar rregullativa ligjore, por ende nuk janë siguruar pajisjet e nevojshme, për çka nevojiten disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski nuk e ka përjashtuar mundësinë që zgjedhjet të shtyhen për të paktën një muaj, nëse partitë nuk miratojnë ndryshimet e nevojshme. “Nëse grupi punues bie dakord deri në fund të marsit apo fillim të prillit, votimi përmes gjurmëve të gishtave mund të zbatohet. Nuk ka asnjë alternativë tjetër,…
Author: Hamdi Kumanova
Komandant Qufa për Artan Grubin: Mos i trazoni eshtrat e dëshmorëve Postimi i plotë: Në 40 vjetorin e protestave studentore,kta të moderuarit që thirren se partia qe perfaqsojn ka prejardhje nga UÇK,pa u përkulur te asnje varr dëshmori,veç sot paskan bërë homazhe të “Ujqit e luajt” O “burra” Përcaktohi kush jeni dhe çka përfaqsoni e mos i trazoni eshtrat e të rënëve ne këtë Mars të Lavdis….!
Gënjeshtrat të cilat i thonë kompetentët nuk kanë fund! Zaevi dhe Filipçe thonë se do të ketë rreth 20 mijë vaksina kundër koronës nga Fajzeri, Pendarovski thotë biseduam me Fajzerin dhe aspak nuk kanë pasur plan të punojnë me ne treg i vogël ka qenë Maqedonia! Kjo tashmë midis tyre padyshim është një çështje kush do të gënjejë më shumë. Por, fakti është njëri ka doza të parëndësishme të vaksinave dhe atë një pjesë janë donacion nga Serbia, ndërda tre mijë janë furnizuar nga Rusia. Për shkak të dëshirës për provizione të Filipçes dhe Zaevit edhe krahas avansit të paguar…
Tërmetet të cilat mbrëmë e goditën rajonin e Mavrovës shkaktuan turbullim të ujit, prandaj rekomandojmë të mos përdoret për pije, publikoi Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale “Mavrovë” në Fejsbuk. Kryetari i Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Medat Kurtoski në deklaratën për MIA-n informon se janë në kontakt të vazhdueshëm me MBP-në dhe QMK-në dhe me institucionet e tjera kompetente me qëllim të reagimit përkatës pas tërmeteve të mbrëmshme në rajon. Pas kontrolleve fillestare të pasojave nga tërmetet, theksoi Kurtoski është vërejtur turbullim të ujit në ujësjellësin e Mavrovës, derisa tani për tani nuk është vërejtur dëm tjetër material. Paraprakisht në faqen…
Radiotelevizioni Shqiptar i ka kushtuar një emision gjendjes në Maqedoninë e Veriut me theks rastet e montuara gjyqësore ku kanë pësuar shqiptarët, transmeton gazeta Lajm. Në këtë emision kanë qenë mysafir Bedri Hajdari, Adil Mustafa, Blerim Ahmedi dhe Jetullah Qerimi. Ata kanë paralajmëruar protesta të reja dhe bllokada të gjitha rrugëve nacionale gjatë muajit prill, kurse nga partitë shqiptare të lëshojnë Qeverinë, se përndryshe do t’i shpallin tradhtarë. Emisionin mund ta përcillni në videon më poshtë:
Vaksinat nga Rusia ia hapin derën ndikimit rus në vend. Kështu vlerësojnë njohësit e politikës ndërkombëtare, sipas të cilëve, pandemia e ka ndryshuar “luftën” mes fuqive të mëdha botërore. Ilija Djugmanov nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë vlerëson se përmes vaksinave, Rusia shënoi një triumf të ri, pasi ishte zmbrapsur nga anëtarësimi i vendit në NATO. Evropa, mekanizmi Covax, përmes së cilit presim të na vijnë vaksinat, sipas fjalorit futbollistik, e la golin hapur ndaj pozicionit të penaltisë për Rusinë, i cili patjetër duhej shfrytëzuar. Edhe pse vend anëtar i NATO-s, vaksina morëm nga Serbia e Rusia. Pasi hymë në NATO,…
Maqedonia e Veriut investon në projekte ndërkombëtare terminali i gazit natyror të lëngshëm Aleksandri dhe Termocentrali i Gazit Aleksandri. Ne nuk do të jemi më përdoruesi përfundimtar i gazit natyror vetëm nga një burim, por Maqedonia e Veriut do të jetë rrugë e rëndësishme tranziti për gazin natyror në të gjithë Evropën Juglindore përmes ndërlidhjeve të reja të gazit me fqinjët tanë, shkruan Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. Në seancën e 53-të dje, u miratua nevoja për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit për këto dy projekte. Bëhet fjalë për bashkëpunim midis “NER AD” Shkup dhe “Kopelozu…
Arben Fetai në Facebook: ‘Tigrat’ në Luboten kanë masakruar 10 civilë shqiptarë, torturuar mbi 100 dhe djegur 14 shtëpi. Gjykata e Hagës ka dënuar udhëheqësin e tyre me aktakuzë për krime lufte. Sot Grubi paska bërë homazhe para monumentit të anëtarëve të vrarë të kësaj organizate të dënuar për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare. Turpi kombëtar ka emër: DUI!
Kaluan dhjetë ditët e para të regjistrimit, proces në të cilin për herë të parë është përfshirë edhe diaspora jonë. Ministria e Punëve të Jashtme është veçanërisht e angazhuar në këtë proces ka hapur linja telefonike veçanërisht të pajisura me aplikacionet më moderne digjitale uatsap/ vajber për t’u mundësuar çdo qytetari kudo që jetojnë në planet mund të paraqiten për informacione . Informacionet janë të qasshme në ueb faqen e MPJ-së dhe në ueb faqet e ambasadave tona, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në video-fjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk. Ai theksoi se aplikacioni…
Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup, Dr. Milena Stevanoviç, beson se protokolli i përgatitur shëndetësor gjatë kryerjes së regjistrimit të 1 Prillit do të respektohet. Në një intervistë për MIA, ajo tha se protokolli është i detajuar dhe mbulon saktësisht se si do të numërohen qytetarët, si dhe ata në izolim, në mënyrë që të mos përhapet virusi gjatë këtij procesi. “Komisioni për Sëmundjet Infektive, i cili është me të vërtetë një ekip shumë profesional i ekspertëve me specialitete të ndryshme, ka përgatitur protokollin për kryerjen e regjistrimit, duke ndjekur të gjitha fazat e procesit të regjistrimit, nga…
Për Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, nuk ka asgjë të diskutueshme në faktin se Kryeministri Zoran Zaev bashkërendoi Prokurorinë Publike, Gjykatën Penale dhe Ministrinë e Brendshme në gjetjen e ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov ndërsa ai ishte në arrati. Më parë, qeveria njoftoi se Kryeministri Zoran Zaev kishte koordinuar operacionin për të gjetur ish-drejtorin e DSK-së, pas së cilës ai u shfaq në publik dhe më pas mori një dënim me burg të shkallës së parë me 12 vjet për rastin e përgjimit masiv “Shënjestra-Fortesa”. “Këtu bëhej fjalë për arratisjen e njeriut që disa ditë më vonë ishte dënuar…
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar tension mes palëve politike. Mumamed Zekiri, nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM) tregon për “Balkan Talks” arsyet e këtyre tensioneve. “Tensioni e bën opozita maqedonase pasi nga shqiptarët duan të bëjnë regjistrimin, i cili duhet parë si statistikor, jo politik. Ka filluar regjistrimi i diasporës dhe duhet të regjistrohen të gjithë online, ku deri tani mbi 40 mijë janë regjistruar nga diaspora dhe në prill fillon regjistrimi brenda vendit” , thotë nënkryetari i LSDM-së. Në vitin 2012 dështoi regjistrimi i popullsisë pasi sipas Zekiri ai proces kaloi nga…

