Nëse e duan njëri-tjetrin, le të martohen. PLD nuk do të marrë pjesë në një dasmë të tillë, tha kreu i Partisë Liberal Demokrate, Goran Milevski në lidhje me propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për përfshirje të opozitës në Qeveri, transmeton Alsat. – Advertisment – “Nëse e duan njëri-tjetrin, le të martohen. PLD nuk do të marrë pjesë në një dasmë të tillë”, shkroi shkurtimisht Milevski në Facebook. Ndryshe, Milevski është edhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë aktuale, ndërsa në Kuvend partia e tij ka dy deputetë, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski.
Author: Hamdi Kumanova
Fejzi Aziri, i dënuar në rastin “Monstra” u shkruan letër partive shqiptare nga burgu i Shutkës në Shkup. Ndër të tjera, ai u kërkon pushtetarëve shqiptarë që të ngrisin zërin për të dëshmuar, siç shkruan ai, se ky rast është i montuar dhe ndikuar politikisht. Më poshtë letra e plotë! Letër e hapur lidershipit shqiptar në RMV, posaçërisht atyre që janë në pushtet që mos ta pranojnë “kopilin” e servuar nga pala maqedonë për rastin “Monstra”, të cilët u bashkuan për t’ia mveshur “jelekun terrorist” shqiptarëve, si vrasës të 5-fishtë tek Liqeni i Smilkovës, përmes organeve të (pa) drejtësisë. Nuk…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës një infermiere ka denoncuar në polici se është sulmuar nga doktori në ambulancën e Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Siç thuhet në njoftim, rasti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm. “Më 06.03.2021 në ora 07:00 në SPB Shkup, S.S.(29) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 05:45 në ambulancën e Gjinekologjisë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, derisa ka qenë në vendin e punës infermierja, pas një përleshje paraprak është sulmuar fizikisht nga T.M.(33) nga Ohri, i punësuar si doktor”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton…
Në repartet infektive në vend në 24 orët e fundit raportohet se mjekohen gjithsej 492 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 39 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë 15 pacientë, në Veles mjekohen 31 të sëmurë, në Kumanovë 74 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 56 pacientë, në Prilep 84, në kovid-qendrën në Gostivar 17, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar…
Ne shtojce e keni te bashkangjitur deklaraten pembyllese te puntorise se organizuar nga populli turk ne Maqedonine e Veriut me qellim te vleresimit te Regjistrimit te popullsise 2021. DEKLARATË PËRMBYLLËSE Në punëtorinë e organizuar nga populli turk në Maqedoninë e Veriut me qëllim të vlerësimit të Regjistrimit 2021, janë marrë këto vendime: Regjistrimi i popullsisë është tejmas i rëndësishëm për popullin turk në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet dhe të dhënat e dalura nga regjistrimi kanë domethënie jetike për turqit në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, regjistrimi i popullsisë, do të jetë paraqitja dhe treguesi më i rëndësishëm i egzistimit të popullit…
Pandemia e koronavirusit rrezikon të nxisë edhe këtë ndalesa apo kufizime për organizimin dasmave, mbrëmjeve festive e ahengjeve të ndryshme familjare në Maqedoninë e Veriut. Por, sektori i gastronomisë, përkatësisht drejtuesit e restoranteve dhe objekteve të hotelerisë, kërkojnë lehtësimin e masave për organizimin e manifestimeve, duke respektuar masat për mbrojtje nga pandemia. Marija Sinadinovska Arsovska nga Shoqata e Restoranteve, thotë se humbjet nga mbyllja e këtij sektori, gjatë vitit të kaluar, janë të mëdha, dhe në rast se ndalesat vazhdojnë dhe këtë vit, atëherë përfundimisht do të detyrohen t’ua vënë çelësin objekteve të tyre, ndërsa pa punë do të ngelen…
Të hënën do të dihet se çfarë do të vendoset lidhur me masat e reja eventuale restriktive. Kështu bëri me dije ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Duke komentuar kërkesën e Negotinës dhe Gjevgjelisë që të vendoset orë policore në këto komuna pas rritjes së rasteve me Covid-19, Filipçe tha se tani për tani kjo nuk është e nevojshme. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë “Analiza do të përfundoj në fillim të javës. Do t’i ndjekim shifrat këto ditë. Për momentin nuk ka nevojë për masa plotësuese restriktive, por aspak nuk e përjashtoj këtë mundësi. Në fillim të javës së ardhshme, do…
Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët para publikut ka shpalosur një sërë lëshimesh në procesin e regjistrimit të diasporës. Thonë, se janë njoftuar nga diaspora se çdo ditë paraqitet një ose më shumë anomali gjatë regjistrimit, ndërkaq alarmojnë, se gjithë kjo mund ta demotivojë diasporën të regjistrohet. “Mangësitë janë të shumta dhe Enti i Statistikës ende nuk ka dalë me sqarime se kur mund të presim zgjidhje të anomalive, ndërkohë që regjistrimi është duke vijuar. Shqetësues është fakti që kohëzgjatja e regjistrimit është një proces shumë i komplikuar dhe problemet e sistemit ndikojnë në demotivimin e qytetarëve tanë për tu regjistruar”,…
Tregtimi me kriptovaluta, respektivisht me para virtuale që mblidhen përmes internetit, për disa persona është mënyrë për të fituar para të shpejta. Vlera e valutës së parë digjitale e njohur si Bitkoin po rritet gjithnjë e më shumë. Arriti një shumë marramendëse prej 50 mijë dollarë për një valutë. Disa vende dhe kompani në botë madje kanë filluar të pranojnë pagesa me para të tilla virtuale. Ekzistojnë më shumë se një mijë lloje të tyre, por më të famshmet janë Bitkoini dhe Etheriumi. Në vendin tonë ligjërisht nuk lejohet as investimi, as tregtimi me ta. “Jemi duke monitoruar në mënyrë…
Në vend të 12, ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, do të ketë dënim për vetëm 9 vjet. “TV 24” shkruan se akti i “marrjes së një shpërblimi për ndikim të paligjshëm”, i cili i referohet shkatërrimit të pajisjeve të përgjimit, skadon më 28 mars. Gjegjësisht, gjashtë vjet më parë në këtë datë, u ndërmor veprimi i fundit në këtë rast, që do të thotë se që njëzet ditë është vjetërsuar rasti. Vendimi për përgjimin e paligjshëm u lexua publikisht, por në këtë periudhë është duke u shkruar dhe kjo vepër do të përfshihet në të, tha gjykatësi…
Produkte me cilësi të dyshimtë, dërgim të porosive pa fatura fiskale, dërgesat me vonesë- janë vetëm disa nga ankesat e qytetarëve nëpër rrjetet sociale që blejnë online. Nga shoqata e tregtisë elektronike për Alsat thonë se qytetarët duhet të kenë kujdes kur blejnë nga shitësit në Facebook. Shumica e tyre nuk janë të regjistruar si kompani dhe në këtë mënyrë, blerësi nuk merr konfirmim të porosisë. Tek ata që punojnë në mënyrë legale, pagesa bëhet online ose nëse pagesa bëhet në dorë, paraprakisht kërkojnë faturë fiskale, që përfshihet me Ligjn e tregtisë elektronike. “Gjëja e fundit që e kemi…
Ligji i ri i paralajmëruar prej kohësh për Lojërat e Fatit, assesi të publikohet në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregulloreve nga ana e Ministrisë së Financave. Për ministrinë përkatëse, miratimi i këtij ligji nuk është prioritet. Më 16 Shkurt, Ministria e Financave tërhoqi paralajmërimin nga regjistri elektronik, ku palët e interesuara patën mundësinë të paraqisnin komente dhe sugjerime mbi tekstin e Ligjit të ri. Çfarë vërejtjesh janë bërë tani për tani nuk dihet, sepse nga financat nuk u përgjigjën në pyetjet e Alsatit. Në bisedë telefonike, ata vetëm na thanë se Ligji është ende duke u hartuar dhe…

