Në repartet infektive po mjekohen 1.068 pacientë me virus

Në repartet infektive po mjekohen 1.068 pacientë me virus

Gjithsej 1.068 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus po mjekohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete tjera. Ka rreth 745 shtretër të lirë në kovid-qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 446 persona të dyshimtë dhe të infektuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në përkrahje me oksigjen.

Në kovid-qendrat në spitalet në qytete tjera, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur se po mjekohen gjithsej 622 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus.

Gjatë ditës së kaluar, në Shkup në Klinikën interne dhe kirurgjike u pranuan pesë persona.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” u pranuan 11 pacientë dhe gjashtë u pranuan në Klinikën infektive. Në Kozle nuk ka pacientë të rinj të pranuar, ndërsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve u pranuan dy. Në Institutin për mjekësi fizikale poashtu nuk ka të pranuar.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 38 pacientë të shëruar.

Për momentin në kovid-qendrat në Klinikat interne dhe kirurgjike po mjekohen 156 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 125 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 128 pacientë, derisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët ka 14 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka 1 fëmi pozitiv në Kovid-19 dhe 2 nëna, ndërsa në KGJO ka 3 paciente pozitive. Në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ka 17 të infektuar.

Numri i pacientëve të pranuar gjatë ditës së kaluar po zvogëlohet dhe deri në ora 8 kishte 290 vende të lira, ndërsa gjatë ditës pas çregjistrimit të pacientëve të shëruar pritet që të lirohen vende tjera. Të gjitha repartet infektive kanë aparate me oksigjen mjaftueshëm dhe mund të kujdesën për pacientë që kanë nevojë për përkrahje me oksigjen.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 79 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 62 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë ka 25 pacientë, në Veles po mjekohen 73, në Kumanovë 77 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-10. Në kovid-qendrat në Ohër janë të hospitalizuar 70 pacientë, në Prilep 51, në kovid-qendrat në Gostivar 17, ndërsa në Strugë 18. Në spitalin në Strumicë të hospitalizuar janë 63 pacientë, në Koçan 27, në Kërçovë 21, Kavadar 32, ndërsa në Gjevgjeli 7 persona pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Gjatë ditës bëhen edhe çregjistrimet e pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë. Ndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore deri te të cilat ka qasje të oksigjenit. Ministria ka kontrollë në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë”, qëndron në kumtesë.