Shkupjanët e “kallin” Antalinë në kohë karantine, intervenon policia turke

Shkupjanët e “kallin” Antalinë në kohë karantine, intervenon policia turke

Të dielën (2 maj), policia turke në Antali ka ndërpre një aheng të “facave të njohura maqedonase”, shumica pjesë e shou bizit dhe mediumeve, shkruan PlusInfo.
Mysafirët atje i ka dërguar një agjenci turistike nga Shkupi, e cila çdo vit organizon aranzhmane në Turqi, transmeton gazeta Lajm.
Ende nuk është vendosur nëse mysafirët do të dënohen, pasi Turqia deri më 17 maj ka vendosur karantinë të rreptë në mbarë vendin.
Për këtë arsye, ahengu i “facave” nga Shkupi është bë hit në rrjetet sociale me miliona shikime, kurse për të kanë raportuar edhe mediumet turke.