Nëse situata me Koronavirusin përkeqësohet dhe Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se regjistrimi i popullsisë do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen, regjistrimi do të shtyhet. Kështu tha drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski. Ai takoi krerët e bashkësive fetare në vend nga të cilët kërkoi ta promovojnë regjistrimin e popullsisë në diasporë. “Komisioni për sëmundje ngjitëse e ndjek situatën në bazë ditore. Nëse, mos dashtë Zoti, vjijmë në situatë të atillë që realizimi i regjistrimit do të bëhet i papërshtatshëm dhe këtë do ta rekomandojë Komisioni, ne absolutisht do ta respektojmë. Nuk do të lejojmë që dikush të…
Author: Hamdi Kumanova
Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i bëri thirrje opozitës që të mos i bllokojë ligjet në Kuvend, që nënkuptojnë mbështetje për kompanitë dhe qytetarët. Ai kërkoi nga deputetët të miratojnë Ligjin për Huamarrjen në Bankën Botërore për realizimin e projekteve për efikasitet energjetik, i cili është bllokuar nga opozita në Parlament për disa muaj. “Dua t’i bëj thirrje të gjithë deputetëve që të miratojnë huanë nga Banka Botërore e cila i ëshë dërguar Kuvendit, që do të mundësojë zbatimin e projekteve nga institucionet shëndetësore, që janë shumë të rëndësishme, nga komunat, por në të njëjtën kohë ka edhe ndihmesë…
Igor Spasovs është rrugës për në Shkup. Zyrtarët bullgar përveç se kanë miratuar ekstradimin, menjëherë kanë nisur për në Shkup ish pjesëtarin e njësitit special që të vuaj dënimin me burg prej 14 viteve, për vrasjen e Martin Neshkovskit në vitin 2011. Ai pritet të arrij në burgun e Idrizovës sot pasdite. Igor Spasov u arratisë në vitin 2019, pasi u dërgua për shërim në spital. Ai u arrestua në Sofje në fillim të muajit shkurt, pas një denoncimi kundër tij për dhunë./Alsat-M
“Ne do të koalicinojmë me njerëz, jo me njerëz që u bëjnë keq, por njerëz që do t’u bëjnë mirë njerëzve të cilët për 30 vjet kanë paguar tatim shtetit se edhe pse kanë jetuar këtu, janë ndjerë të huaj. Le të bëhen njerëz, se me njerëz jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”. Kështu ka deklaruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela në pyetjen se a do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në pasi LSDM-ja sipas tij e ka bllokuar ligjin për shtetësinë. “Edhe nëse ka koalicion, ai është i prishur”, shtoi më tej Sela, transmeton TV21. Ka treguar se ky ligj është parakusht…
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi deklaroi sot se sa i përket ligjit për shtetësi, tha se LSDM-ja nuk është e interesuar për miratimin e këtij ligji dhe çështja e tre dëshmitarëve është vetëm alibi. Ndërkohë që sipas pas këtyre amendamenteve dhe mos mbështetjes së ligjit qëndron “frika” e rritjes së numrit të shqiptarëve. “Poqë se LSDM-ja dhe VMRO-ja do të ishin të sinqertë do të propozonin nga një amendament dhe te Neni për tre dëshmitarët do të propozonin një zgjidhje tjetër dhe ne do ta pranonim. Kaq është kjo punë. LSDM-ja nuk e ka pranuar tërësisht, VMRO-ja propozon qindra-mijëra amendamente,…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në rrugën rajonale Tetovë-Vollkovij, në fshatin Stençetë Tetovës, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 19-vjeçarin M.I. dhe F.B. nga Çegrani i Gostivarit dhe një 17-vjeçar nga Forina e Gostivarit . Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën e tyre “Volkswagen Golf” me targa Gostivarit, të cilën e drejtonte personi F.B. është gjetë marihuanë. Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar. Kështu që kundër personave të përfshirë do të përgaditen parashtresa adekuate.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alterantativa do të bllokojnë çdo ligj që do të hyjë në Kuvend. Këtë nga pres qendra e Kuvendit e kanë deklaruar liderët e të dy partive, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, transmeton TV21. “Nga ky moment ne paralajmërojmë se do të bllokojmë çdo propozim ligj që do të hyjnë në Kuvend”, tha Sela. “Ne do të bllokojmë çdo ligj sepse mendojmë se asnjë lgij tjetër që është me rëndësi se ky ligj”, tha Gashi. Kjo vjen ngaqë në Kuvend është bllokuar ligji për shtetësinë i cili kishte qenë i propozuar nga këto dy parti si…
BDI-ja realizon anketa dhe rezultatet e fundit që dalin nga ato tregojnë se anëtarët e partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare aktuale e BDI-së. Këtë në Tv21 e deklaroi Bujar Osmani derisa ka folur për temat politike si zëdhënës partie. “Nga anketa e fundit që është bërë nga partia, në mbledhjen e fundit të kryesisë u prezantua edhe raporti. Aty thuhej se 98% e të anketuarve, anëtarë të BDI-së janë deklaruar se janë të kënaqur nga ministrat aktual që janë në Qeveri”, tha Osmani. Mirëpo kësaj ankete që ka përmendur Osmani nuk i besojnë as vetë anëtarë të lartë…
Kryeministri Zoran Zaev sot nuk ka dashur të prejudikojë nëse do të vendosen sanksione të reja pas rritjes së numrit të rasteve me KOVID-19. Në deklaratë për mediat ai ka thënë se do të ndiqen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. “Me siguri ata do të punojnë edhe gjatë vikendit, ndërsa të hënën në ora 09.00 zakonisht kanë takim, Shtabi kordinativ i Qeverisë ku merr pjesë edhe ministri i shëndetësisë. Ne do të ndjekim rekomandimet e tyre”, ka deklaruar Zaev.
Me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sot u ndanë çmimet vjetore të SHGM-së, njofton Portalb.mk. Çmimi “Krste Petkov Misirkov” për vepër jetësore iu dha gazetarit Aleksandar Çomovski, gazetar i njohur për një kohë të gjatë, i cili aktualisht është pjesë e emisionit “Utrinski Brifing”. “Me punën e tij profesionale në pesë dekadat e kaluara, ai është një nga gazetarët dhe kryeredaktorët më të njohur në mediat maqedonase, duke promovuar vlera demokratike dhe duke respektuar standardet gazetareske, ai shënoi hapësirën mediatike në mënyrën e tij origjinale”, thuhet në njoftimin e ShGM-së. Çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese…
Partia qeveritare shqiptare BDI është e gatshme të negociojë dhe ta marrë opozitaren Alternativa në bashkëqeverisje, nëse kjo e fundit e pranon programin dhe planin strategjik qeveritar. Kështu deklaroi mbrëm në emisionin Click Plus nw TV21, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Por si duket Alternativa nuk ndahet nga partneri i koalicionit Aleanca për Shqiptarët. “AlternAtivA e ka programin e vet partiak dhe programin zgjedhor të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, kështu që ne u qëndrojmë besnik votuesve dhe marrëveshjeve tona”, thonë për TV21 nga Alternativa, pas deklaratës së mbrëmshme të Bujar Osmani në Click Plus, ku tha se BDI është…
Të dielën priten të arrijnë 3 mijë dozat e para të vaksinave përmes postës DHL. Kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. Ai gjithashtu tha se tani më kanë informacioni edhe nga mekanizmi Kovaks, ndërsa presin që dozat e para të arrijnë në fund të këtij muaji. Kreu i Qeverisë potencoi se kanë edhe oferta të reja me kompaninë Astra Zeneka, kurse sot do të bisedojë më përfaqësuesit britanik,nëse do të munden për 8-10 ditë të arrijnë edhe ato vaksina “Kanë arritur edhe informacionet nga Kovaks që do të arrin sasit e para, deri në fund të kuartalit të parë, kjo…

