MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.085, kurse ka rreth 757 shtretër të lirë.
Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 468 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 999 pacientë. Në Manastir – 77, Shtip – 59, Tetovë – 24, Veles – 72, Kumanovë – 79, Ohër – 70, Prilep – 55, Gostivar – 18, Strugë – 15, Strumicë – 59, Koçanë – 30, Kërçovë – 21, Kavadar – 32, Gjevgjeli – 6 pacientë. /KlanMacedonia



