Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva për “BNT” thotë se është e papranueshme që në shekullin e 21 dikush të mos pranojë të drejtën e vetëvendosjes. Zakharieva tha se Bullgaria e qëndrueshme në politikë dhe kërkoi drejtësi për bullgarët në Maqedoni. “Ne jemi shumë të qëndrueshëm në politikë. Disa njerëz atje u befasuan që thamë “jo” kornizës negociuese. Qëndrimi i Bullgarisë është i njëjtë me atë të vitit 2019. Konsiderojmë se ka mungesë të përmbushjes së detyrave nga pala maqedonase te Marrëveshja për fqinjësi të mirë”, tha Zakharieva. Ajo tha se në Maqedoni ka 100…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se çështja e shtetësisë është çështje e përbashkët edhe e pushtetit, por edhe e opozitës. Ai falënderoi opozitën për nismën për zgjidhjen e kësaj çështje, por u shpreh kundër dëshmitarëve. Ai edhe njëherë ripërsëriti qëndrimin e tij se përmes dëshmitarëve njerëzit mund të kurorëzohen dhe martohen por jo të marrin dhe shtetësi, sipas tij nevojiten dëshmi materiale, si ndonjë dëftesë e kështu me radhë. Megjithatë i pyetur nga Alsat se vallë do të gjej gjuhë të përbashkët me opozitën për këtë çështje, ai me përgjigje: “Dëshiroj që të gjejmë zgjidhje të përbashkët, ja përmes jush,…
Të enjten skadon afati për aplikim për bursa të plota për sezonin e ri të trajnimeve në Shkollën për dizajn dhe art “Xholev dhe artet” dhe Institutin për dizajn dhe teknologji, të dedikuara për gjimnazistët me mesatare të ulët. Kjo është hera e tretë që nëpërmjet projektit “Arsimi është më shumë se një mesatare nga 5.0″ mbështeten gjimnazistët të cilët vitin e kaluar shkollor e kanë mbaruar me mesatare nën 3,9. Përmjes këtij projekti do të ndahen pesë bursa të plota për sezonin e ri për trajnim të atyre nxënësve që janë të talentuar dhe kanë dëshirë dhe motivim…
Siç bëjnë të ditur nga MPB, qytetarët prej tani mund në mënyrë anonime të denoncojnë zhvatjen në numrin e telefonit 0800 00 201. Ministria e Punëve të Brendshme vendosi që të fillojë aksionon operativ “Denonco zhvatjen” me qëllim që të luftojë fenomenit e dhënies së parave me interes të lartë e njohur si zhvatje. Qytetarët e Maqedonisë në numrin e telefonit mund të japin informacione lidhur me këtë vepër penale. Ndryshe, zhvatës është personi që përpiqet nga të tjerët të marrë më shumë se sa i takon dhe duke përdorur interes të lartë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, bashkë me atë të Zagrebit, të cilët menaxhohen nga kompania TAV, janë zgjedhur aeroportet më të mira në Evropë në kategoritë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA). TAV njofton se aeroportet e Shkupit dhe Zagrebit të drejtuar nga TAV janë renditur ndër aeroportet më të mira në Evropë për sa i përket kënaqësisë së udhëtarëve. Të dy aeroportet janë vlerësuar në kategorinë e “2-5 milionë pasagjerë” në çmimet Cilësia e Shërbimit të Aeroportit (Airport Service Quality ASQ) nga Këshilli i Aeroporteve Botërore (ACI World). Ndërkohë Shkupi gjithashtu u rendit në mesin e 33 aeroportëve që kanë…
Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët do të mbledh kryesinë qendrore në Tetovë. Do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend por edhe procesin e regjistrimit. Pas mbledhjes, para mediave do të deklarohet edhe lideri i partisë, Ziadin Sela./TV21
Nga gjithsej 8 personat që u kapën nga policia për shkak të protesës për “Monstrën”, dy prej tyre po qëndrojnë prapa grilave sepse për ta prokuroria kërkoi paraburgim 30-ditor, nën arsyetimin se për ta egziston rreziku që të arratisen. Prokuroria Themelore Publike ngriti procedurë kundër dy personave, 19 dhe 22-vjeçarë, për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë dhe kryeje të veprës penale”. Në të njëjtën protestë, Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se ishin lënduar edhe 11 zyrtarë policor, të cilët u dërguan menjëherë me ambulancat që paraprakisht ishin parkuar para qendrës tregtare “Mavrovësja”. Në protestën e së premtes,…
Sot, në Ambasadën së Mbretërisë së Holandës pata takim me Ambasadorin holandez në Shkup, z. Dirk Jan Kop. Ambasadorin Kop e informova në lidhje me iniciativën e koalicionit Aleancë për Shqiptarët dhe Alternativa për të kërkuar mision evropian për rishqyrtim të rasteve të montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut. Ambasadorit i dorëzova kërkesë zyrtare drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës z. Stef Blok, për të mobilizuar urgjentisht një iniciativë gjithëpërfshirëse evropiane për shtetin e së drejtës, përfshirë riaktivizimin e Grupit Priebe, një misioni këshillues për shtetin e së drejtës…
Pas paralajmërimeve se nuk do të heq dorë nga interpelanca ndaj zv.kryeministrit Artan Grubi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti sot nuk deshi të sqarojë se kur do të iniciojë një gjë të tillë. Pavarësisht se kreu i BDI-së Ahmeti ditë më parë tha se nuk kanë pasur probleme mes funksionarëve të partisë së tij, partneri i koalicionit, kryeministri Zaev tha se është njoftuar se nuk do të ketë probleme më me kuorumin në Kuvend.“E përshëndes vendimin e partnerit tonë më të madh në Koalicion, BDI-së. Në rrugën me debat, në kryesisë të punës i kanë…
Maqedonia e Veriut ka filluar procesin e vaksinimit kundër coronavirusit, me vaksinat “Pfizer” të cilat para disa ditësh i mori si donacion nga Serbia. Autoritetet në vend, siç janë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, që nga viti i kaluar kanë pasur deklarata të ndryshme rreth arritjes së vaksinave dhe fillimin e vaksinimit. Ndërsa ajo që shihet është se ka vonesa të shumta, përkundër asaj që kanë deklaruar fillimisht. Më poshtë ju rikujtojmë deklaratat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me arritjen e vaksinave dhe fillimin e procesit të vaksinimit: 30 dhjetor – “Sot pasdite…
Në takimin e sotëm me Këshillin e Stabilizim Asociimit në Bruksel ku ndër të tjera është diskutuar edhe integrimi në BE. Ndërkohë për konferencën e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë nuk ka ende një datë. Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se është diskutuar si çështje por disa shtete janë të mendimit se ka nevojë të avancohet më shumë deri në realizimin e saj. “Nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi diskutuar disa çështje. Kemi shprehur dëshirën që ajo…
Mund t’jua konfirmoj absolutisht se në këtë moment, mund t’ia garantojmë sigurinë edhe Sasho Mijallkovit edhe të gjithë të dënuarve dhe personave në paraburgim, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Marjan Spasovski, transmeton Portalb.mk. “Është përgatitur plan i sigurisë konkretisht për të paraburgosurin Sasho Mijallkov, për lëvizjen e tij, konkretisht për shëtitjen dhe janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe procedurat standarde operative, që të mos vijë deri në asnjë incident”, deklaroi Spasovski, i cili sot së bashku me ministrinë e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, kanë kryer…

