Author: Hamdi Kumanova

Një makin e tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, po digjet në autostradën Shkup-Veles, raporton gazetari i TV21 nga terreni. Tani për tani nuk raportohet nëse ka të lënduar. Shkaqet janë ende të panjohura, ndërkaq deri sa ishte në terren ekipi i TV21 në vend ngjarje nuk ka pasur as polici dhe as zjarrfikës.

Lexo më Shumë

Ndalimi i protestës së djeshme nga ana e policisë fillimisht është antikushtetues por edhe antiligjor. Në bazë të ligjit për mbajtjen e tubimeve publike ku bëjnë pjesë protestat konkretisht në nenin 6 të ligjit thuhet qartë se kur mund të ndalosh protestën. Protesta e djeshme ishte krejtësisht paqësore dhe për drejtësi dhe jo e kundërta. Gjithashtu mjetet apo përdorimi i armëve të policëve ishte në kundërshtim me ligjin e policisë konkretisht neni 80/91, ku në nenin 91 shkruhet qartë se çka kanë të drejtë të përdorin policët ndaj protestuesve. Kurse dje policia e Oliverit dhe e Nazif Bushit mbante kallashnikovë…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 669 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 32 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 42 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 22 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 27 pacientë po trajtohen në Veles dhe 61 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 55 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 68 në Prilep, 4…

Lexo më Shumë

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, shprehu besimin e tij se në ditët e ardhshme ai do të jetë në gjendje të thotë saktësisht kur do të mbërrijnë dy sasitë e vaksinave kundër Covid – 19 dhe ato kineze dhe ruse. “Nuk do të doja të spekuloja tani, dua të jem preciz kur do ta dimë saktësisht se kur do të arrijnë. Këtu periudha u zgjat pak. Unë me të vërtetë pres që të gjitha këto bisedime të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka pyetje të reja nga kompanitë çdo ditë, kjo vlen për të gjitha kompanitë.…

Lexo më Shumë

Është lëshuar në përdorim spitali modular në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit. Në këtë objekt, fillimisht do të shtrohen të gjithë pacientët me Covid 19 nga rajoni i Gostivarit dhe rrethinës. I pranishëm në vënien në funksion të këtij spitali të improvizuar, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se ky objekt është një ndër ato objekte që ishin paralajmëruar të rregulloheshin në disa qytete për shkak të pandemisë nga Covid 19. “Këtë model që e implementojmë është i njejtë sikurse në të gjitha qytetet tjera ku shteti ka kapacitete spitalore, konkretisht në Gostivar ka 35 krevate. Tërësisht është…

Lexo më Shumë

“Kontrolli i mendimeve të qytetarëve çon në kontrollin e veprime të tyre”, shkruante Zhak-Zhak Rusoi në Kontratën Shoqërore. Sipas tij, gjithçka duhet të lëvizë mes konceptit “qytetari-fëmijë” dhe “shteti-baba”. Këtë koncept rusionian ka kërkuar të vërë në funksion z.Rama gjatë viteve në pushtet, sidomos kur e paraqet vetveten si “shteti i vetëm i shqiptarëve”, duke dashur të fiksojë idenë se ai është gjithçka që shqiptarët kanë dhe gjithçka që shqiptarët janë. Në fakt, të njëjtën gjë kanë bërë edhe më parë fashistët, nazistët dhe marksistët, të cilët prodhuan diktaturat gjakatare në mjaft vende, duke ndërtuar trekëndëshin vrastar të mendimit: “Gjithçka…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veirore Bujar Osmani, tregon se nga e hëna fillon regjistrimi, për herë të parë regjistrohet edhe diaspora. Së bashku me Drejtorin e ESHS-së Simovski prezantuan përgatitjet për nisjen e operacionit më të rëndësishëm statistikor në vend regjistrimi 2021. Sipas tij roli i MPJ-së në 50 ditët në vazhdim do të jetë që nëpërmes të gjithë kanaleve të komunikimit t’i shpërndajë informacionet për regjistrim 2021, deri te secili shtetas i yni i cili jeton dhe punon jashtë vendit. Ky do të jetë prioriteti më i lartë i rrjetit tonë demokratik. “Diaspora është pjesë e…

Lexo më Shumë

Asociacioni i shoqatave dhe ansambleve folkorike shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut Reagim publik kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shpalljen e rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës se RMV. Asociacioni i Shoqatave dhe Ansambleve Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut Reagon ashpër kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në RMV me rastin e shpalljes së rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës së RMV për arsye se: 1. Numri i shoqatave dhe ansambleve shqiptare në RMV është i përgjysmuar dukshëm krahasuar me numrin e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi thotë se i dënon sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën gjatë ditës së djeshme në protestat për rastin “Monstra”. Nga Qeveria shtojnë se në shoqëritë demokratike secili ka të drejtë për shprehjen e pakënaqësisë, por incidentet e dhunës janë të papranueshme. “Çdo sulm ndaj përfaqësuesve mediatik, fizik ose gojor, do të dënohet dhe gjobohet rreptësisht dhe se të gjitha institucionet, si prokuroritë dhe gjykatat duhet të veprojnë maksimalisht në mënyrë të shpejtë ndaj çdo sulmi ose kërcënimi kundër punonjësve mediatik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në protestat për rastin “Monstra”,…

Lexo më Shumë

Me 26.02.2021 në ora 22.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në një lokal në rrugën “6” në fshatin Stajkovc, në pronësi të S.P. dhe A.P.(52), lokali ka punuar jashtë lejes për punë ku ka pasur edhe mysafir, transmeton Almakos. Zyrtarët policor bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll ku në lokal janë gjetur dhe arrestuar 18 persona në Stacionin Policor Gazi Bazë, për procedurë të mëtutjeshme, për shkak të mos respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit nga Kovid 19. Pas dokumentimit të rastit kundër personave do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/

Lexo më Shumë