Kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe kryetarja e Këshillit, Atina Murgashanska, janë eliminuar nga kandidimi për anëtarë të rinj të Këshillit Qendror të LSDM-së, njoftojnë mediumet lokale në gjuhën maqedonase.
Burime brenda partiake në LSDM kanë thënë se të dielën në konferencën komunale gjatë votimit të kandidatëve të rinj janë “eliminuar” edhe njerëz tjerë të afërt me Dimitrievskin dhe Murgashanskën.
Sipas atyre burimeve, kanë kaluar Oliver Spasovski (ministër aktual i punëve të brendshme, deputetët Martin Kostovski dhe Lidija Tasevska si dhe kandidatë tjerë të afërt me Spasovskin dhe Kostovskin, transmeton gazeta Lajm.
Gjatë konferencës ka pasur debat të nxehtë mes delegatëve, kurse anëtarët e afërt me Maksim Dimitrievskin dhe Murgashanskën, kanë akuzuar se është shkelur statuti dhe rregullorja partiake.
Ata kanë akuzuar kryetarin aktual të degës, Martin Kostovski, se “e ka privatizuar” degën partiake të LSDM-së në Kumanovë.
Data 12.09.2026
Aktuale
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- ‘Nxehet’ Santiana Maloku, ekspozon asetet bombastike në postimin e fundit
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit
- Rama: “Paketa e maleve” jo për resorte, por turizëm malor cilësor në Shqipëri
- Rahovec, dy persona plaçkisin një grua nën kërcënimin e armës
- Mot pjesërisht me vranësira dhe shira të herëpashershëm
- Shpërthen në depoja e armëve në Bullgari, kompania ishte më herët objekt i sabotimeve të dyshuara ruse



