Në raportimin për regjistrimin kanë dominuar reagimet politiko-partiake me 60,5 për qind të publikimeve, ndërsa propozimet kushtuar aktiviteteve konkrete regjistruese janë përfaqësuar me vetëm 22,2 për qind. Këta numra e konfirmojnë politizimin e shprehur në media e cila progresoi nga java në javë, për kulminimin e vet ta arrijë në ditët pas takimit të liderëve (29 mars – 2 prill), kur pritej Kuvendi t’i votojë ndryshimet e ligjit dhe ta anulojë regjistrimin për në shtator të këtij viti.
Këtë e theksojnë rezultatet e monitorimit të zbatuar nga OJQ Infoqendra, në periudhë prej 15 marsit deri më 2 prill (në ditët e punës, e hënë – e premte), për raportimin e mediave për Regjistrimin 2021, në të cilin janë përfshirë nëntë media: katër portale informative (Plusinfo, Frontlajn, Kurir dhe 360 Shkallë) dhe lajmet qendrore të pesë televizioneve nacionale, duke e përfshirë edhe servisin publik radiodifuziv – RTVM1, Tellma, Sitell, Alfa dhe Alsat-M (lajmet në gjuhën maqedonase).



