Ka filluar me punë Komisioni shtatë anëtarësh i cili pritet të shqyrtojë përmbajtjen e librit të Gjeografisë për vitin e dytë. Ministrja e Arsimit Carovska tha se prioritet i dikasterit që ajo drejton është shqyrtimi i përmbajtjeve kontestuese nëpër libra. “Çdo libër për të cilin ka pasur reagime se në vete ka përmbajtje diskriminuese do të tërhiqet. Në vazhdimësi po tërhiqen libra të cilët gjatë viteve të shkuara, kanë pasur përmbajtje fyese, për grupe të ndryshme të qytetarëve të vendit tone. Për momentin punojmë në zgjidhje sistemore dhe vendosjen e filtrave që më vonë mos të ndodhë që…
Author: Hamdi Kumanova
Bullgaria dhe Kosova ndajnë qëllime dhe interesa të përbashkëta, tha në një intervistë për Agjencinë Bullgare Telegrafike (BTA), Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mori një fitore të madhe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë me gati 48% të votave nga të dhënat paraprake. Në këtë intervistë, Kurti ritheksoi atë që tashmë është fjalia kryesore e deklaratave të tij pas zgjedhjeve, se dialogu me Serbinë s’është prioritet për të. “Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë prioritetin numër katër – pas vendeve të punës, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19”, tha…
Prej nesër (25.02.2021) e enjte fillon pagesa e pensioneve për muajin shkurt. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se pensionet do të paguhen para kohe dhe me faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve nga koronavirusi. Marrja e pensioneve përmes filialeve për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, varësisht nga vlera e pensionit: Për pensione në vlerë deri në 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më 25.02.2021 Për pensione në vlerë prej 11.001-14.000 denarë pagesa do të kryhet më 26.02.2021 Për pensione në vlerë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do…
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, sot kanë realizuar takim me Ambasadorin e Italisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Andrea Silvestri. Gjatë takimit në fjalë, u bisedua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, gjyqësinë selektive dhe shtetin e kapur nga qeveria aktuale. Gjithashtu, përveç problemeve akute shtetërore, u bisedua edhe mbi rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-atlantike, si synim primar i shtetit drejt zhvillimit dhe perspektivës europiane. Ambasadori italian, z. Silvestri, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv dhe inkurajues të AlternAtivA-s në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit drejt…
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencën e sotme për shtyp komentoi iniciativën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për interpelancë të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Kostadinov pohon se shumica parlamentare është stabile, dhe se çfarëdo iniciative do të dështojë. “Ne nuk mund ta shkurtojmë të drejtën procedurale të asnjë deputeti ose të grupeve parlamentare në suaza të Kuvendit. Ne jemi këtu për t`u përgjigjur rreth situatës në shumicën parlamentare, që është absolutisht stabile”, pohoi Kostadinov.
Kryetari i partisë “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela, e ka quajtur skandaloze heshtjen e BDI-së për rastin “Monstra”, pas vendimit të Gjykatës Penale e cila dënoi me burg të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq ndërsa të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim, shkruan gazeta LAJM. Sela, tha se BDI-ja e cila thirret në legjitimitetin e shqiptarëve, nuk guxon të fshihet kur shqiptarët dënohen padrejtësisht, siç ndodhi në rastin e montuar nga politika “Monstra”. “Shqiptarët fatkeqësisht prej 18 vitesh janë të pambrojtur. Skandaloze është heshtja e…
Dje në orën 16 e 45 minuta, 18 vjeçari B.S.nga Gostivari, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 16.00 në ,,Lagjen Ciglana“ në Gostivar ai dhe vëllai i tij kanë qenë të sulmuar fizikisht nga fqinji J.T. (34). Çështja është pastruar plotësisht dhe ndaj personit J.T. është përgatiturparashtresë adekuate.
Arbnor Sadiku Në Kosovë, këto ditë u shënua 13 vjetori i pavarësisë me parlament të shpërndarë dhe me president e kryeministër në detyrë. Urimet vijnë nga liderë e politikanë si nga BE edhe SHBA. Rezultati zgjedhor i zgjedhjeve të mbajtura me 14 shkurt 2021 në Kosovë, nxori dy udhëheqësit e rinj politikë të Kosovës që në zgjedhjet e fundit dolën të parët, Albin Kurti që pretendon postin e kryeministrit dhe Vjosa Osmani, që synon presidencën, i presin vështirësi të mëdha që në ditët e para të themelimit të institucioneve të reja. Që nga rikuperimi i dëmeve të pandemisë Covid19,…
-Modeli ynë është hibrid që nga fillimi i vitit shkollor, dhe mund të them se është stabil, në lidhje me gjendjen e vazdhueshmërisë së procesit arsimor. Për momentin ky model duhet të praktikohet, kështu u përgjigj fillimisht ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska e pyetur nëse pritet që nxënësit të kthehen në shkolla pas rënies së rasteve me Covid-19. “Deri sa nuk ka ndryshim tjetër të situatës, vazhdojmë me të njëjtin model. Nëse ka ndryshime dhe marrim leje nga Komisioni për Sëmundje Infektive, atëherë mund të diskutojmë për këtë çështje”, tha ministrja Carovska.
Eco Guerilla ka reaguar me anë të një komunikate për rrjetin e posandërtuar në Leshnicë. Nga Eco Guerilla thonë se shumë qytetarë kane humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës. Komunikata e plotë e Eco Guerilla: Defektet e shpeshta në rrjetin e posandërtuar në Leshnicë lënë dyshime serioze për cilësinë e ndërtimit, ku shumë qytetarë kanë humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës. Duhet një komision hetimor nga eskpertë të pavarur të bëjë inspektimin si është ndërtuar ky rrjet dhe nëse i përmbush standardet dhe…
Gastronomet, muzikantët, pronarët e lokaleve, kameramanët dhe të tjerë sot në ora 15 do të protestojnë kundër masave të Kovid-19 të cilat pamundësojnë punën e tyre. Ata kërkojnë që qeveria t’i lejojë menjëherë të punojnë, respektivisht të organizojnë dasma dhe festa të ngjashme nën protokolle të rrepta. Ata ankohen se nuk kanë të ardhura për një vit të tërë, por thonë se rregullisht i paguajnë punonjësit e tyre. Para një jave pati poashtu protestë nga ana e tyre, por Qeveria u deklarua se nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre. Të pranishën në protestë ishin punëdhënësit, muzikantët, fotografët, punonjësit…
Numri i njerëzve që blenë sigurim shëndetësor vitin e kaluar u rrit me 5 herë në krahasim me 2019 dhe qytetarët investuan 4.45 milion euro në politika, që është 45% më shumë se në 2019, sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes. “Një total prej 114.559 qytetarë vitin e kaluar vendosën të blejnë polisat e sigurimeve shëndetësore dhe kjo është për 93.161 persona të siguruar më shumë se vitin e kaluar kur 21.398 persona kishin policë të sigurimit shëndetësor. Qytetarët investuan 4.45 milion euro në policat e tyre të sigurimit shëndetësor vitin e kaluar, që është për 44.8 përqind më shumë se policat…

