Me 23.04.2021 në ora 11.40, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kërçovë e kanë arrestuar M.B.(72) nga Kërcova, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një revole e markës së panjohur dhe 14 plumba të kalibrit 7.62 mm.
Ai është dërguar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi penale në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal.



