I buzëqeshur dhe i rregulluar pothuajse çdo ditë me biçikletë në rrugët e qytetit, nga puna në shtëpi, por edhe jashtë obligieve të punës në rolin e babait dhe bashkëshortit e cila i’a ka dhënë jeta.
“Ata që më njohin prej më herët, e dinë që jam adhurues i biçiklizmit dhe se biçikletën e përdorë në çdo mundësi që më jepet. Ajo që duhet njerëzit të kuptojnë është se biçikleta nuk është vetëm mjet rekreativ apo transportues, por është mënyrë e jetës”, thotë zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu.
“Përskaj faktit që biçiklizmi nxitë jetë më të shëndetshme, ajo që dua të arrijë përmes ngasjes së biçikletës është të kontriboj mbi ambientin jetësor dhe mbi njerëzit me të cilët e ndajë këtë qytet të bukur. Ajo që më bënë veçanërisht të lumtur është fakti që pozita e ime e deritanishme më jep shansë që direkisht të kontriboj që të ndryshoj disa shprehi në shoqërinë tonë dhe këtë shansë nuk do të doja ta humbas derisa jam këtu”, shton ai.

Pikërisht këtë periudhë Qyteti i Shkupit po realizon një fushatë për promovim të biçiklizmit dhe ngritjen e vetëdijes për përdorim urban të biçikletave. Në disa lokacione në Shkup tanimë janë vendosur bilborde të cilat nxitin qytetarët të kuptojnë biçikletën si mjet më të shëndetshëm, më të shpejtë dhe më të mençur në ambientin e qytetit.

Qyteti i Shkupit në vazhdimësi punon në përmirësimin e infrastrukturës së çiklizmit në Shkup, ndërsa çdo vit ndërtohen nga 15 kilometra pista të reja apo rikonstruohen pista për biçikleta. Si rezultat i përkushtimit, këtë vit është tejkaluar gjatësia prej gjithsej 100 kilometra pista për biçikleta në Shkup.
Vëmendje të veçantë i përkushtohet dhe lirimit të hapësirave të këmbësorëve dhe pistave të biçikletave, përmes vendosjes së shtyllave mbrojtëse. Më tej, në një aksion të madh tërësisht janë larguar bilbordet të vendosura në mënyrë jo të duhur në vendet ku kalojnë pistat e biçikletave, me çka stimulohet përdorimi i biçikletave.

Në këtë kontekst siç shton Salihu, në temën e biçiklizmit çfarë bënë qyteti i Shkupit, gjithçka përshtatet në filozofinë dhe mënyrën e jetës së tij.
“Biçikleta gjithmonë do të jetë mjeti më i dashur transportues dhe besoj derisa jam pjesë e kësaj administrate”, ka deklaruar Salihu.




