Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar propozimin e komisionit për sëmundje ngjitëse që masat restrikitve për kufizim të lëvizjes dhe mbylljes së objekte gastronomike, të vazhdojnë deri më 27 prill. Nga këto kufizime janë përjashtuar organizimi i seminareve, kurseve, trajnimeve, konferncave dhe ngjarje tjera me organzimim të Ministrisë së Arsimit dhe shkencës, njoftoi zëdhënsi i qeverisë Dushko Arsovski. Ndër të tjera, Arsovski shtoi se, ka marrë dritë jeshile marrëveshja kolektive për arsim dhe shkencë, ndërsa është paraparë që për vitin e ri shkollor të kenë rritje të rrogës, për mësimdhënësit dhe punjonjësit tjerë arismor.
Dusho Arsovski, zëdhënës i qeverisë
“Qeveria ka miratuar informatën për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për arsimi dhe shkencë, dhe e ka autorizuar ministren që ta nënshkruaj këtë kontratë. Me këtë për herë të parë pas 30 vitësh rregullohet sistemi i rrogave, caktohet bruto rroga bazike me koeficient në vendin e punës në arsimin e lartë, ndërsa në mënyrë shtesë është parashikuar rritje e rrogës së arsimtarëve dhe puntorëve tjerë arsimor në shtator të vitit 2021 dhe shtator të vitit 2022”.
Ndërkaq, në lidhje me raportin e fundit të “Reporterëve pa kufij”, zëdhënësi i egzekutivit tha se qeveria nga viti 2017 ka mundësuar përmisim të situatës në punën e medias, dhe shtoi se qeveria i ka marrë shumë seriozisht kërcënimet ndaj gazetarëve nga ana e punjonjësve zyrtarë, dhe në këto raste ka patur shkarkime apo edhe masa ndëshkuese.




