Pas hetimeve disa mujore Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion ka ngritur padi për rastin Diamed i cili ka të bëjë me shitjen e Qendrës për dializë. Në këtë rast e akuzuar është menaxherja e ndërmarrjes “Metropolitan” Vera Ivanova e cila akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit të saj zyrtar si dhe pastrimit të parave gjatë shitjes së kompanisë. E akuzuara Ivanova si person përgjegjës – drejtuese e “Metropoliten” Shkup, duke shfrytëzuar autorizimet, dyshohet se në vitin 2013 me qëllim që të përfitojë në shfrytëzim prone, ka përdorur mundësinë si shoqëri tregtare të marrë pjesë në procedurën e organizuara nga MSH për marrjen e licencës për zbatimin e shërbimeve shëndetësore të dializës. Qëllimi i të akuzuarës, sipas dyshimeve të prokurorisë, nuk ishte të kryejë veprimtari shëndetësore si dializa por të krijojë monopol në tregun e shitjes të këtij lloji të shërbimit shëndetësor.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Eleganca e Vjollca Haxhiut lë pa fjalë, çfarë i ka bërë trupit kështu
- 4.6 milionë euro provizion për hekurudhën e pafunduar, VMRO-DPMNE kërkon hetim
- Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, tensionet rriten pavarësisht sinjaleve për dialog me SHBA-në
- Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit, DAP publikon listën me 5.240 borxhlinj
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- ‘Nxehet’ Santiana Maloku, ekspozon asetet bombastike në postimin e fundit
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit



