Me 20.02.2021 në ora 22.45 në Tetovë nga zyrtarët policor nga SPB Tetovë janë arrestuar O.V.(42) nga fshati Pirok, Tetovë dhe B.L.(40) nga Tetova pasi që tek to është gjetur material pluhur dhe thikë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale. /Almakos/
Author: Hamdi Kumanova
Me 20.01.2021 në ora 20.30 në vendkalimin kufitar në Bellanoc nga zyrtarët policor është arrestuar A.SH.(41) nga Shkupi për të cilin është lëshuar një fletarrest, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/
Mbrëmë rreth orës 19:00 Alsat mëson se një persona ka gjuajtur me armë zjarri (pistoletë) në një kafene në lagjen e Butelit, gjegjësisht bëhet fjalë për incident në kafenenë “Sulltan” në Butel të Shkupit. Sipas informatave që posedon Alsat, plumbat kanë pasur për shënjestër një këshilltar komune dhe një person tjetër, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin në të njëjtën tryezë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për larje hesapesh. Personi në tryezë, siç mëson Alsat ka qenë i afërt me Sedat Peker, shtetasin turk që u përzu nga Maqedonia 1 muaj më parë.
Kryeministri Zoran Zaev ka folur për rastin e Spitalit të Ohrit. Ka kujtuar se Ministria e Shëndetësisë ka dënuar aktin, ndërkaq ai ka deklaruar se do të ndërmerren masa, kjo me qëllim që situatat e tilla të mos përsëriten. “Shkelja është në atë se është jashtë planit të vaksinimit. Besoj se do të ndërmerren hapa konkret. Pse? Që mos të përsëriten rastet e tilla dhe të shkohet në bazë të protokollit i cili është publik. Dhe ai parasheh që së pari të vaksionohen punonjësit mjekësor nga qendrat Covid dhe më pas të sëmurët kronikë”, tha Zaev, transmeton TV21.…
Me nismë të Qendrës presidenciale për arsimim politik, sot u mbajt konferencë me temën “Gjendje e jashtëzakonshme: leksione të mësuara dhe sfida të ardhshme”, në të cilën u diskutua për nevojën për përpilim të Ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, shkruan Meta.mk. Në fjalimin gjatë hapjes së konferencës, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski u fokusua në gjendjen e vitit të kaluar, kur në kushte me Kuvend të shpërndarë dhe paralizë në Qeveri, institucionet ballafaqoheshin me sfidë për të cilën, siç tha ai, përgjigje nuk kishin as edhe shtete shumë më të zhvilluara. Që të mos përsëriten situata të ngjashme, shteti duhet…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dënon ashpër keqpërdorimin dhe shkeljen e Planit nacional për vaksinim. Asnjë person i cili nuk gjendet në grupin i cili për momentin ka prioritet për vaksinim, a ato janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në Qendrat Kovid dhe pe pacientë të prekur nga koronavirusi nuk guxon të vaksinohet. Listat për vaksinim u dorëzuan nga ana e drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe të njëjtit menjëherë do të rishikohen, dhe ata të cilët kanë bërë keqpërdorime, do të sanksionohen.
Pakoja e pestë e masave me vlerë 160 milionë euro siguron ndihmë për qytetarët dhe ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe zhvilluese të Maqedonisë Pakoja e pestë e masave ekonomike gjithëpërfshirëse dhe në kohë, e krijuar nga institucionet e udhëhequra nga LSDM, për t’i ndihmuar qytetarët dhe kompanitë e prekura nga pandemia e koronavirusit, por edhe për të ndërtuar një ekonomi të brendshme të qëndrueshme dhe zhvilluese, fillon me zbatimin. Pakoja, e miratuar përmes një qasje gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët e interesuar, me vlerë 160 milionë euro përmban 29 masa, të destinuara për ndihmë të drejtpërdrejtë për kompanitë…
Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mbi 25 mijë qytetarë i thanë JO regjistrimit të falsifikuar të Zaevit”. “Me mbi 300 pika në shtet, qytetarët masivisht dolën dhe pa frikë e dhanë qëndrimin e tyre. Qytetarët i çuan mesazh Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se pas mesazhit të qytetarëve, kryeministri Zaev duhet të bëj tërheqjen e ligjit. Sipas tyre, Zaevi me marrëveshjen e tij të koalicionit duhet të gjejë mënyrë tjetër për ta kompensuar marrëveshjen. “Regjistrimi nuk duhet të jetë operacion politik, por statistikor. Zaevi ka mundësi ta pranojë dorën e shtruar të OBRM-PDUKM-së dhe të organizojë regjistrim…
Në vend deri dje kundër Kovid-19 janë vaksinuar 764 punonjës shëndetësorë. Imunizimi i punonjësve shëndetësorë me vaksinën e prodhuesit “Fajzer” po zhvillohet në spitalin modular në Klinikën për sëmundje infektive, ku janë vendosur gjashtë pika vaksinimi dhe punohet në dy turne nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20 nga e hëna deri të shtunën. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje deklaroi se pritet deri në fund të muajit të arrijnë edhe vaksinat tjera. “Tashmë funksionon mirë sistemi i terminëve, afër 95 mijë qytetarë janë paraqitur përmes faqes vakcinacija.mk ose përmes mjekëve amë. Prej tyre 44 mijë janë qytetarë…
Edhe pse vazhdimisht promovohet se Kodra e Diellit ka arritur të jetë një ndër qendrat turistike më të mira nga funksionarët e BDI-së duke u fotografuar, nuk ka javë që mos të ndodh diçka. Sot siç mësohet gjashtë ulësja nuk punon, dhe tursitët kërkojë llogari nga drejtori Adem Avziu dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të sqarojnë pse nuk punon, përcjell TS. “6 Ulsja pse spunon. Adem Avziu Kreshnik Bekteshi a harxhon shumë? Prandaj duhet Teleferiku TETOVË KODRA E DIELLIT, për me pasë arsyeshmëri ekonomike , për 1 ore transporton 1500 vizitorë, a total qendra ka 1000 vizitorë!!! Matematika sju…
Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, thotë se sipas rregulloreve evropiane, përpunimi/procesimi i informacionit në lidhje me përkatësinë etnike ose fetare është i ndaluar. Sa i përket shfaqjes së një informacioni të tillë në letërnjoftime, kjo ende rregullohet nga secili vend veç e veç. Kryeministri Zoran Zaev njofton se vendi do të ndjekë vendimet evropiane. DEKLARATË Kjo çështje është pjesë e rregullores, për mbrojtjen e përgjithshme të të dhënave personale. Kështu, kur përpunohet ai informacion në lidhje me përkatësinë etnike, përkatësia fetare, dhe elementë të tjerë janë të ndaluara. Për momentin në Bashkimin Evropian, letërnjoftimet, janë një çështje që rregullohen individualisht…
Propozim-ligji për vendosjen e etnisë në letërnjoftime, ka nxitur polemika të shumta në opinion nëse një zgjidhje e tillë shihet si avancim për statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut apo si shkas për tensione të reja, përfshirë edhe mundësinë e paraqitjes së diskriminimit. Propozim-ligji i Lëvizjes Besa, i mbështetur nga Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev dhe partitë tjera shqiptare, kundërshtohet nga VMRO-DPMNE-ja, e cila kërkon përfshirjen edhe të etnisë maqedonase dhe nga partia tjetër opozitare “E Majta”, e cila e vlerëson këtë ligj si nxitës të tensioneve ndëretnike, ndërsa për pengimin e tij ka dorëzuar mbi 1,200 amendamente.…

