Pavarësisht faktit se këshilltarët shqiptarë nga ASH, Alternativa, BDI dhe një këshilltare shqiptare e LSDM-së, lëshuan në mënyrë demostrative sallën e Kuvendit Komunal në Kumanonë, LSDM-ja në bashkëpunim dhe me ndihmën e VMRO-DPMNE-së opozitare, ka kaluar pikën e rendit të ditës për ndryshimin e planit për punësim. Sipas këshilltarëve shqiptarë me ndryshimin e planit parashihet punësimi i gjashtë zjarrfikësve në njësitin e Kumanovës me kontratë gjashtë mujore në mesin e të cilëve është edhe Bojan Iliç, vëllau i Boban Iliç.
Author: Hamdi Kumanova
Profesori i UT-së, Arbër Çeliku, në intervistë për portalin bullgar obshtestvo.mk, ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut. Ai është përgjigjur edhe në pyetjen lidhur me skandalet në tekstet shkollore, duke kritikuar drejtpërdrejtë qasjen e Ahmetit, i cili shfajësoi ministrat e arsimit për gabimet në tekste. Si problem për Maqedoninë e Veriut, Çeliku e konsideron faktin që qeveritë e këtushme ende ndjekin me fanatizëm traditën e qeverisjes jugosllave. Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë. Obshtestvo: I nderuar prof. Çeliku, a mund të na tregoni më shumë për skandalin me librat mësimorë në Republikën…
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka deklaruar se ata mbështesin protestat për rastin e Almir Aliut. “Protestat e paralajmëruara kundër vendimit për burgosjen e babait dhe axhës së Almir Aliut, që do të mbahen ditën e hënë (22.02.2021) para Gjykatës Themelore të Kumanovës, përveç që janë e drejtë demokratike dhe revoltë qytetare ndaj vendimeve të padrejta dhe etnocentrike të kësaj gjykate, janë edhe dëshmi e fuqishme se ky shtet është i kapur dhe drejtësia vazhdon t’u shërbejë qarqeve albanofobe… Duke i dhënë mbështetje kësaj proteste, dëshiroj t’i inkurajoj kumanovarët dhe të gjithë qytetarët e tjerë që mos të nënshtrohen…
Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani, i priti sot në takim, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Avni Dehari dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj. Znj. Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet…
Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska ka deklaruar se propozim-ligji me të cilin e diela do të shpallet ditë jo punë për të gjithë është në fazë përfundimtare, ndërsa në bisedimet e fundit është definuar kur do të shfrytëzojnë ditë të lirë, punëtorët të cilët do të punojnë të dielën dhe kompensimi për ta. “Propozimi do të publikohet në Regjistrin të Vetëm Nacional të Dispozitave. Nga 34 veprimtari të cilët fillimisht mundeshin të punojë të dielave tani kemi 36 veprimtari dhe jemi në fund për të definuar propozimin”, ka deklaruar Shahpanska, përcjell SHENJA. Ajo nuk ka treguar konkretisht…
Nesër, 20 shkurt 2021 para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të protestojë anëtarë të Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë. Kjo protestë siç thuhet në njoftimin e Sindikatës, vjen pasi MASH u treguar e heshtur ndaj kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me Konceptin e ri në arsim, pagat e arsimtarëve të jenë në përputhje me Marrëveshjen kolektive dhe të paguhet më së voni deri në datën 10 të muajit dhe kërkojnë pagesë të regresit të pushimit vjetër (k-15)./TV21
Punëdhënësit, muzikantët, fotografët, punonjësit në studiot për dekorime, ëmbëltoret, luleshitësit, salonët e ondulimit dhe veprimtaritë e tjera në lidhje me organizimin e festimeve të dasmës bllokuan kryqëzimin në lagjen Autokomandë në Shkup. Ata kërkojnë që qeveria t’i lejojë menjëherë të punojnë, respektivisht të organizojnë dasma dhe festa të ngjashme nën protokolle të rrepta. Ata ankohen se nuk kanë të ardhura për një vit të tërë, por thonë se rregullisht i paguajnë punonjësit e tyre. Apelojmë për miratimin e një protokolli me dinamikë kohore i cili është i një rëndësie të jashtëzakonshme për çiftat e ri, por edhe për ne dhe…
Është ulur euforia midis ministrave për ta shpallur të dielën si ditë pushimi për të gjithë. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se do të përpiqet që ligji të mos vlejë për qendrat tregtare dhe dyqanet me pakicë, të cilat vlerëson se janë veprimtari strategjike për vendin. Njerëzit duhet të kenë mundësi të tjera për të dalë, por në të njëjtën kohë me familjet e tyre mund të blejnë diçka, përfshirë qendrat tregtare. Duke pasur parasysh trendin e ndërtimit të qendrave tregtare, investimet që bëhen në këtë aktivitet, fluksi i turistëve të huaj, sidomos nga vendet fqinje, mendoj që me…
Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese i bën thirrje kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska që menjëherë të ndalojnë ndryshimin e librit të Gjeografisë, në të cilin në disa pjesë ofendohen shqiptarët, njofton Portalb.mk. “Kryeministri Zoran Zaev me paralajmërimin për ndryshim të librave të gjeografisë po bën kokë më vete shkelje të historisë së këtij vendi, edhe pse i ka premtuar popullit maqedonas se asgjë nuk do të ndryshojë. A është kjo edhe një tentativë për fshirjen e veçantisë së kulturës maqedonase? Në këtë shtet ekziston Institut për Histori, kuadër shkencor, ekzistojnë me mijëra…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.549 teste, ndërsa janë regjistruar 415 raste të reja me COVID-19. Sipas qyteteve në Shkup – 170, Prilep – 62, Kavadarci – 32, Veles – 25, Negotinë – 20, Ohër – 12, Strumicë – 11, Gjevgjeli – 10, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip nga 8, Bogdanci – 7, Strugë – 6, Kriva Pallankë – 5, Kratovë, Demir Kapi, Koçan dhe Krushevë nga 4, Gostivar dhe Kërçovë nga 3, Manastiri, Dellçev dhe Vallandov nga 2, Vinicë, Dibra dhe Demir Hisar nga 1. Janë regjistruar 244 pacientë të shëruar nga coronavirusi.…
“Asnjë rrugë në Qytetin e Shkupit për momentin nuk është riemërtuar. Është një proces në të cilin janë të kyçur të gjithë dhe në bazë të reagimeve do të bëhen edhe emërtimet”. Këtë e deklaroi sot kryetar i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, pas reagimeve në opinion për propozimet e reja për riemërtimin e disa rrugëve në qytetin e Shkupit. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Shilegov tha se procesi për riemërtimin e rrugëve ka filluar që nga 2019 dhe është normale të paraqiten reagime të tilla, por për dallim nga herëve të tjera, tani të gjithë qytetarët janë…
Lideri i BDI së Ali Ahmeti thirri sot në selinë e partisë së tij kryetarët e degëve për të biseduar për dy tema që kanë të bëjnë me zhvillimet në vend informon Tetovasot. Çështja e parë sipas tij është regjistrimi i popullësisë sepse ju e shihni se është politizuar dhe ekzagjeruar. Ahmeti tha se jemi këtu për të marrë informacionet e duhura për të shpjeguar në terren ecurinë e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët që është një detyrim dhe obligim edhe nga Eurostat por edhe nga BE. “Nuk është ndërmarrje që të ndajë njerëzit në shumicë apo pakicë,t’i ndajë në maqedonas,…

