Kosova ende pa përgjigje nëse do ta ekstradojë Afrim Imailoviqin. Edhe pse autoritetet e Maqedonisë dhanë garancione se Afrim Ismailoviq, i dënuar me burg të përjetshëm në procesin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovit, do të dënohet me prani, Kosova ende nuk është përgjigjur pozitivisht në kërkesën për ekstradimin e të dënuarit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Aleksandar Vidinovski për MIA-n deklaroi se ana kosovare ka kërkuar garancione se nëse Ismailoviq ekstradohet në vend, do të ketë gjykim të sërishëm.
“Ato garancione gjykata i dha, edhe përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe para dhjetë ditëve janë dërguar. Ende nuk ka përgjigje nga ana kosovare”, konfirmoi Vidinovski për MIA-n.
Ai theksoi se deri te autoritetet kosovare është dërguar informacion se gjithçka që u nevojitet si garancion, dëshmi, përkthim i gjykimit, do t’u dilet në ndihmë me qëllim që Ismailoviq të kthehet në vend.
“Ministri i Drejtësisë do të ndërmarë gjithçka që duhet dhe do të insistojë që personi Afrim Ismailoviq të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut”, shtoi Vidinovski për MIA-n.




