Mbrojtja e biznesmenit Orce Kamçev dorëzoi padi penale dhe ankesa për punë të pandërgjegjshme kundër gjyqtarit të procedurës paraprake dhe Këshillit Penal, të cilët para pesë ditëve vendosën të zgjasin masën e paraburgimit. Në letrën dërguar mediave, avokatët thonë se paraburgimi është caktuar në bazë të dëshmisë gojore të një informatori dhe atyre nuk iu është prezantuar shënimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Në vendimin e Gjykatës Penale thuhet se është theksuar se Kamçev në shkurt është takuar me një oficer bullgar të inteligjencës dhe supozohet të ketë pasur mbështetje për arratisje. Në letër thuhet se ky interpretim i gjykatës është i turpshëm dhe fyes për Kamçevin i cili kapitalin e tij e ka fituar në Maqedoni dhe kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja. Kamçev ka ngritur padi penale edhe kundër prokurores në rastin “Perandoria”, Lile Stefanova. Kamçev u arrestuangaa mesi i muajit mars si i dyshuar në rastin “Parcelat në Vodno”.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Ligji i ri godet zejtarët në RMV: Mbi 3 mijë mbeten pa sigurim shëndetësor
- Edita Doli: Shkëlqimi i një nuseje në fustan të kuq
- Sot mbahet “Marshi për Liri” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
- Berisha kthehet sot nga SHBA, PD fton demokratët: Të dalim në Rinas dhe t’i bëjmë pritje madhështore
- Tragjedi afër Aeroportit të Shkupit: Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë në një aksident nga përplasja direkte
- Andonovski: Me aplikacionin “m.Uslugi”, letërnjoftimi dhe patentë shoferi do të jenë të disponueshme drejtpërdrejt në telefonin celular
- E sulmoi bashkëshorten dhe ia dëmtoi telefonin, arrestohet 68-vjeçari në Gostivar
- LSDM: 5,5 milionë euro, këtë vit jackpot-i i lotos i ra Mickoskit



