Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz, me ç’rast u bisedua për aksionet e fundit të MPB-së dhe ndihmën aktuale momentale të SHBA-së për përkrahje të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sip kumtoi MPB-ja, ministri Spasovski u falënderua për përkrahjen teknike të cilën e merr MPB-ja nga Ambasada e SHBA-së, e cila në masë të madhe kontribuon për rezultate të suksesshme të policisë. Ambasadorja Bërnz, megjithatë, e theksoi rëndësinë e aksioneve të mëparshme në luftë kundër krimit. “Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për ndihmën teknike të cilën Ambasada e…
Author: Hamdi Kumanova
Procedura për furnizimin e Softuerit nga ish sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ka qenë ligjore. Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë gjykata. Ky është qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev, pas shoqërimit në prokurori të Rashkovskit. Zaev tha se Qeveria ka dorëzuar në Prokurori të gjitha dokumentet, nga procedura për furnizimin publik dhe deri tek dëshmitë për testimin e funksionimit të softuerit. Gjithsesi se prezumimin e pafajësisë e respektoj për shkak se ashtu duhet të jetë gjithkund. E dyta jam i njoftuar me të gjithë rastin, nuk ka dilemë, por edhe nuk ka njerëz të paprekshëm në shtet, ashtu siç…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.616 teste, ndërsa janë regjistruar 908 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 367, Manastir – 71, Kumanovë – 64, Prilep – 49, Shtip – 40, Veles dhe Ohër nga 39, Tetovë – 38, Strumicë – 24, Gostivar – 21, Kërçovë – 19, Koçan – 18, Kavadar – 16 , Gjevgjeli – 14, Sveti Nikollë dhe Viniclë nga 11, Kriva Pallankë dhe Dibër nga 10, Negotinë – 9, Strugë – 8, Berovë, Probishtip, Vallandovë dhe Bogdanci nga 4, Resnja dhe Dellçevë nga 3, Radovish, Krushevë dhe Kratovë…
Kryeministri Zoran Zaev tha se ka para për miratimin pakos së pestë, madje ai edhe paralajmëroi pakon e gjashtë për të ndihmuar të gjithë ata që këto dy javë kanë qenë të mbyllur. Ai tha se ndihma do të vazhdojë gjatë tërë viti ngase kriza po shihet se nuk po përfundon. “Shpresojmë se numrat do t’i ulim me të gjitha masat, pohojë se financiarisht jemi të përgatitur. Për detaje në Kuvend do të pyesin kryetarin e kuvendit”, u shpreh Zaev, përcjell SHENJA. Ai tha se të hyrat në buxhet janë stabile ndërsa këtu është edhe krediti prej 700 milionë euro.
Edhe pse dje deklaroi se nuk do të ketë nevojë për blerjen e vaksinave nga Serbia, ministri i Shëndetësisë Filipçe sot se përfaqësues të Ministrisë të martën do të udhëtojnë për në Beograd ku ndër të tjera do bisedohet edhe për furnizimin me vaksinat Sputnik të cilat Serbia ka filluar t’i prodhojë. Do bisedojmë për më shumë tema të rëndësishme edhe jashtë çështjes së vaksinave. Megjithatë edhe për ndonjë plan strategjik për blerjen e vaksinave nga Instituti Torlak edhe pse në këtë moment nuk kemi nevojë. E shohim se si ecë puna me pandeminë ka paralajmërime të ndryshme, nuk mund…
Ish kryeministri Nikolla Gruevski do të bart përgjegjësi për gjithçka që ka bërë në shtet, ka deklaruar mbrëmë ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë një interviste në TV21. “Edhe arratisja dhe azili dhe gjithçka që ka filluar, ka fund dhe ai do të del para drejtësisë”, ka thënë Spasovski. Ai ka theksuar se në shtet çdoherë ka pasur të arratisur, prandaj vitin e kaluar ka filluar aksion operativ për gjetjen e personave në arrati dhe për katër muaj janë gjetur më shumë se 400 të arratisur ndaj të cilëve janë ngritur fletarreste ndërkombëtare ose vendore. “Asnjëherë nuk ka…
Për këto dy javë sa zgjat vaksinimi në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë vaksinuar 576 banorë nga gjashtë komuna në rajonin e Tetovës në kategorinë e qytetarëve mbi moshën 77 vjeç. Kryesisht ishin caktuar 80 termine në ditë, ndërsa mesatarisht rreth 60 deri në 70 persona e shfrytëzuan rastin për t’u vaksinuar. “Që nga 2 prilli kur filloi vaksinimi në pikën e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë deri më sot në orën 12, vaksinën e kanë marrë 576 persona në kategorinë mbi moshën 77 vjeç. Pas marrjes së vaksinave, nuk kishte asnjë problem tek personat”, informoi Drita Ziberi nga…
Në Kuvend ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa. Pas kësaj, kryeministri Zaev njoftoi se është arritur marrëveshje për Ligjin për shtetësi, megjithatë nuk kumtohen detajet. “Nuk do të hyja në detaje. Qëllimi është të vendoset në letër. Do të thotë në pyetje ditë, që të vendoset në letër”, tha Zaevi, transmeton TV21.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ku u dakorduan për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme, duke e pasur parasysh edhe situatën epidemiologjike në vendet respektive, me ç’rast do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë. Gjatë takimit, kryeministri Kurti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti. Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet,…
Qyteti i Shkupit sot humbi një hero, shok dhe koleg. Herët përfundoi jeta e zjarrfikësit të Shkupit Nuredin Mustafa i cili pa rezervë dhe duke sakrifikuar jetën e tij gjithmonë ka luftuar për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve. I respektuari Nuredin ishte edhe pjesë e ekipit zjarrfikës që Qyteti i Shkupit dërgoi në Durrës, Shqipëri menjëherë pas tërmetit katastrofal. U prehtë në paqe! Ngushëllime të thella dhe të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!
Agjencitë turistike kanë ulje të përfitimit prej 80 deri në 100 për qind, interesimi për udhëtim është në minimum, ndërsa realizimi i aranzhmaneve të bëra është i pasigurt për shkak të ndryshimit të përditshëm të vendimeve në shtete për shkak të pandemisë. I kanë dorëzuar tri kërkesa në Qeveri dhe paralajmërojnë se të martën do t’i bashkohen protestës së hotelierëve. “Interesimi për të udhëtuar është në minimum, thuajse nuk ekziston. Ulja e fitimit tek të gjitha agjencitë turistike është mbi 80 për qind, ndërsa tek pjesa e madhe edhe 100 për qind. Viti 2021 ishte vit në të cilin të…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion rreth 14 mijë vaksina anti-Covid. “Rreth 10 mijë nga vaksinat AstraZeneca, rreth 3 mijë apo më pak nga vaksinat Sputnik dhe 1 mijë nga vaksinat kineze”, tha Filipçe. Nuk mendon se do të krijohet hapësirë në procesin e vaksinimit, pasi vlerëson se ai do të plotësohet me vaksinat Pfizer të cilat i paralajmëroi se do të arrijnë ditën e hënë. “Gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë deri dje. Të hënë presim të arrijnë vaksinat e Pfizer, ajo u vërtetua gjatë ditës së djeshme dhe gjatë mëngjesit.…

