Author: Hamdi Kumanova

Si pjesë e aktiviteteve të intensifikuara të kontrollit të Stacionit Policor të Tetovës për Sigurinë në Trafikun Rrugor, dje janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 5 shoferë që drejtonin automjete pa kaluar provimin për patentë shoferi, 2 shoferë fillestarë të cilët nuk kanë vepruar në përputhje me kufizimet ligjore, 4 automjete me regjistrim të skaduar mbi 30 ditë, dhe 6 vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme, gjegjësishtë automjete të parkuara gabimisht të cilat janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës informon Tetovasot . Këto dhe shkeljet tjera të ditës së djeshme janë rrumbullakosur me parashtresa adekuate.

Lexo më Shumë

Me rastin e 20 vjetorit të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sot u organizuan aktivitete përkujtimore me qëllim nderimin dhe përkujtimin e të rënëve të parë të luftës së UÇK-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë 20 vjetor të fillimit të luftës së UÇK-së në Maqedoni të Veriut, ish luftëtarë dhe veprimtarë të shumtë vendosën kurora me lule në shenjë respekti pranë SHQIPONJËS dy krenare, përmendores së UÇK-së në Çair. Në mesin e këtyre veprimtarëve që sot përkujtuan 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së ishte edhe zëvendësministri aktual i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi.…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup, prokurorët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov sot thonë fjalët përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimet masive në DSK. Prokurorja Ristoska prezantoi se si janë nxjerrë materialet e prezantuara nga Ministria e Brendshme. Ndër të tjera, në fjalët e saj përmbyllëse, ajo theksoi torturimin e dëshmitarëve gjatë marrjes në pyetje në Ministrinë e Brendshme. “Do të ishte mirë nëse ky do të ishte skenar film, por fatkeqësisht ky është një realitet, tha Ristoska, duke shpjeguar se si ndodhi përgjimi përmes tre sistemeve në Ministrinë e Brendshme. Rasti drejtohet nga gjyqtarja Xheneta Begtoviç,…

Lexo më Shumë

Një grua e moshës 80-të vjeçare e humbi jetën në zjarrin që ndodh në Zhillcë të Tetovës. Zjarri ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit. “Në orën 07:10 në SPB Tetovë është paraqitur zjarr i cili ka ndodhur në një objekt ndihmës pranë shtëpisë në fshatin Zhillcë të Tetovës, në të cilën ka qenë dhe ka vdekur 80-të vjeçarja R.Gj. nga ky fshat. Zjarrin e ka lajmëruar djali i saj 44-të vjeçar , pas së cilës tërësisht është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë. Komandanti I NJTZ-së së Tetovës Uka Aliti informon se…

Lexo më Shumë

Dje në orët e pasdites në një kompani në Bogovinë të Tetovës gjatë shkarkimit të një sasie rreth 4 ton granit, ka ndëruar jetë një punëtor 35 vjecar nga Bogovina ndërsa janë lënduar edhe dy punëtorë tjerë, mëson portali Shqipmedia jozyrtarisht. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe bashkë me prokurorin kanë bërë hetimet e kësaj tragjedie. Zyrtarisht pritet sot policia të del me komunikatë.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (15.02.2021/16.02.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 50 persona (TE-32 GV-18), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 74 persona (TE) dhe 15 persona (GV) janë përgaditë vendime të reja për izolim. Janë kryer kontrolle tek 335 persona (TE- 233 dhe GV-102) me vendime të tilla dhe nuk është konstatua asnjë mosrespektim i vendimeve.

Lexo më Shumë

Mbrëmë (16-shkurt) rreth orës 01:25, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 26- vjeçarin K.V. nga Tetovë, i cili më parë kishte sulmuar fizikisht babanë e tij L.V. (47). Gjatë sulmit, sipas raportit, ai gjithashtu kishte përdorur një mjet të mprehtë. I denoncuari K.V. është ndalua në Stacionin Policor të Tetovës dhe rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe do të përgatitet parashtresë adekuate. Dje rreth orës 16:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 34-vjeçaren L.A. nga Gjurgjevishti i Gostivarit, e cila më parë kishte…

Lexo më Shumë

Flakron Bexheti: Ali Ahmeti në materjalet përgjuese e quante WVC Vetvendosjen kurse sot e uron atë Në Click Plus zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti duke folur për zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatin e zgjedhjeve. Bexheti ka thënë se është hipokrizi e pa parë të dëgjosh urimin e Ali Ahmetit drejtuar Albin Kurtit për fitoren e madhe të Vetëvendosjes,kur të gjithë ne e kemi dëgjuar një bisedë mes Ali Ahmetit dhe Artan Grubit ku Ahmeti e quan vetvendosjen VWC. Nuk ja vlen të komentohet urimi i Ahmetit drejtuar Kurtit. Ka deklaruar Flakron Bexheti në emisionin ,,Click Plus”…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 17-vjeçar dhe një 20-vjeçar, nga Shkupi pasi u kapën me drogë. “Më 15:02.2021, nëpunës policor nga SPB Shkup, në bazë të urdhrit gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpitë e P.P.(20) dhe D.P.(17), të dy nga Shkupit. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e P.P. është gjetur marihuanë, tre plumba dhe mjete të tjera. Ndërsa, gjatë bastisjes në shtëpinë e D.P. është gjetur marihuanë, tabletë ekstaze dhe peshore digjitale me mbetje nga marihuana”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Njoftojnë gjithashtu, se të dy janë privuar nga liria dhe janë…

Lexo më Shumë

Apostol Simovski, drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, korrigjoi veten dhe konfirmoi se në regjistrim do mund të jepen të dhëna mbi përkatësinë etnike dhe gjuhën amtare për të afërmit jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deklarata e Simovskit për “360 Gradë” pasoi pasi ai u demantua më parë nga zv. drejtori i ESHS, Ilmi Selami. “Po, kemi pasur disa mosmarrëveshje, ndoshta deklarata të gabuara, mbi të gjitha, nga ana ime. Më vjen keq dhe kërkoj falje për mashtrimin e publikut. Ligji shkruan shumë mirë, neni 8 e përcakton atë, nuk specifikon se kush, kështu që ne duhet të respektojmë ligjin…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (14.02.2021/15.02.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 9 persona (TE-8 GV-1), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 26 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 390 personave (TE- 287 dhe GV-103) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar mosrespektim i vendimeve. Dje (14-shkurt) rreth orës 14:15, në rrugën e ,,Ilindenit“ në…

Lexo më Shumë

Në dekadën e kaluar, gjithsej 14.076 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia maqedonase me qëllim që të pajisen me pasaportë të një vendi tjetër. Numri për çdo vit rrjedh nga 1000 deri në 1700 persona. Numri më i madh i qytetarëve, ose më saktësisht 1621 që kanë marrë vendim të pajisen me shtetësi tjetër – është në vitin 2018, derisa numri më i vogël është vërejtur në vitin 2011. Sociologu Ali Pajaziti thotë se numri është shqetësues, dhe kjo për shkak se njerëzit janë lodhur duke pritur të përfundon tranzicioni në vendin tonë. Sipas tij, skandalet korruptive, padrejtësia sociale dhe…

Lexo më Shumë